Saturday , September 23 2017
Lajmi i fundit

Në Qendrën kulturore: EKSPOZITA KUNDËR PIRJES SË DUHANIT

Shoqata e Malit të Zi për luftë kundër kancerit në bashkëpunim me IP Shtëpia e shëndetit në Ulqin dhe NP Qendra kulturore Ulqin organizon me rastin e Ditës nacionale për kontroll të prodhimeve bujqësore ekspozitën me temën “Kënaqu me vizatime pa tym të duhanit” duke paralajmëruar në këtë mënyrë të gjithë në Ulqin dhe Mal të Zi, para së gjithash ... Read More »

Nikolaidis: MË PËLQEN TË JEM DHE SHKRIMTARË SHQIPTARË

“Mediet me rastin e fitimit të një çmimi kanë theksuar që jam shkrimtarë nga Ulqini dhe që familja ime, shumë kohë më parë, erdhi në Ulqin nga Shqipëria e sotme. Kjo më pëlqen: të jem dhe shkrimtarë shqiptarë. Shikojeni këtë: shkrimtar BoshnjakHercegovac-Malazez-Shqiptarë-Grek, me emër Rus dhe mbiemër grek, me gjyshin nga Shqipëria dhe gjyshen nga Romania. Unë jam Boro dhe ... Read More »

Në Podgoricë: LEKSIKON I GJUHËTARËVE TË SHQUAR SHQIPTARË

Të enjten, në ora 19, në Bibliotekën popullore “Radosav Ljumovic” në Podgoricë do të prezantohet libri “Leksikon i gjuhëtarëve të shquar shqiptarë” i autorëve Artan Haxhi dhe Tefë Topalli. Për këtë libër do të flasin Mimoza Priku, Tomor Osmani, Mark Camaj, Adnan Çirgiq dhe koautori Artan Haxhi. Moderatori i mbrëmjes është Ivana Vuliq. Read More »

Të enjten në Shkollën e muzikës: KONCERTI I DYSHES NIKÇEVIQ-BRAJOVIQ

Flautisti Boris Nikçeviq dhe kitaristja Bojana Brajoviq do të performojnë të enjten, në ora 19, në Sallën për koncerte të Shkollës së muzikës në Ulqin. Publiku do të ketë mundësi të dëgjoj veprat e Daulendit, Di Marinos, Laisnerit, Foreas, Pjacoles, Pulankes dhe Butrosos. Me këtë projekt, i cili është bashkë financuar në konkursin e Ministrisë së kulturës, këto artistë dëshirojnë ... Read More »

Të enjten në Qendrën për Kulturë: KONCERTI I SHKA “SHOTA” NGA PRISHTINA

Ansambli kombëtarë i këngës dhe valles “Shota” nga Prishtina të enjten në Qendrën kulturore të Ulqinit, me fillim në ora 19, do të mbaj koncert.Hyrja është e lirë. Organizatori i shfaqjes të këtij grupi të njohur kulturo-artistik në Ulqin është NP “Qendra kulturore”, ndërsa njëri nga sponsorët është Organizata turistike. Ansambli “Shota” është institucion kulturor kombëtar në Kosovë, i themeluar ... Read More »

Shkencëtarja amerikane së shpejti në Ulqin: ZEZAKËT ULQINAK OBJEKT I INTERESIT

Arkiv, Arhiva

Nga mesi i muajit të ardhshëm shkencëtarja amerikane Paula Royster do të qëndroj në Ulqin në mënyrë që të njoftohet me jetën e familjeve të Zezakëve të Ulqinit. Specialiteti i saj i ngushtë është, gjenealogjia e Zezakëve afro-amerikanë. Me këtë rast Royster do të mbajë dhe një ligjëratë në Qendrën kulturore. Qëndrimin në Ulqin të kësaj shkencëtareje e realizojnë Organizata ... Read More »

CID: KANUNI I LEKË DUKAGJINIT NË GJUHËN MALAZEZE DHE SHQIPE

Në botimin e CID-it malazez pak kohë më parë nga shtypi doli libri “Kanuni i Lekë Dukagjinit” në gjuhën malazeze dhe shqipe. Kjo vepër, të cilën e përgatiti Shtjefen Gjeçovi, e përktheu nga shqipja në gjuhën malazeze Agron M. Camaj. Kanuni, siç thekson në parathënien historiani Surija Pupovci, është ligji zakonor i pashkruar i krijuar në praktikën e gjatë të ... Read More »

Migjeni dhe Ulqini: BANOI TE VAJZA E AXHËS

Në pasaportën e datës 17 qershor 1932, emri i Migjenit shënohet Milosh Nikolic me l, pastaj në dekretin e emërimit si mësues një vit mbrapa, më 18 maj 1933, nënshkruar nga Ministri i Arsimit Mirash Ivanaj, emri shënohet Millosh Nikolla. Në letërnjoftimin që mban datën 11 tetor 1933, përsëri gjejmë Milosh Nikoliq. Në certifikatën e lindjes, e datës 26 janar ... Read More »

KADRIU: Shasi, qenka një thesar i civilizimit dhe frymëzimit

Përfundoi me sukses aktiviteti i parë i takimeve ,tashmë,tradicionale, DITA E POEZISË SHQIPE SHAS 2013, të organizuar nga Shoqata “Harmonia” edhe të përkrahur nga Fondi për Mbrojen dhe realizimin e të drejtave të pakicave. Kryepersonazhi i veprimtarisë së sivjetme ishte prozatori dhe poeti i njohur nga Kosova,Ibrahim Kadriu, autor i më shumë se 50 veprave të zhanreve të ndryshme të ... Read More »

Në Shas: DITA E POEZISË SHQIPE

Kalaja e Shasit, Stari grad Sas

Të shtunën, me 12 tetor,në ora 14.00, në Ulqin do të mbahet manifestimi tradicional letrar, DITA E POEZISË SHQIPE, SHAS-ULQIN 2013. Në këtë manifestim do të marrin pjesë poetë, shkrimtarë, publicistë dhe artistë nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi. I ftuari special është poeti dhe prozatori i mirënjohur kosovar, Ibrahim Kadriu. Projekti është përkrahur nga Fondi për mbrojtjen dhe ... Read More »

Scroll To Top