Tuesday , October 23 2018
Lajmi i fundit

Në Qendër për kulturë: SONTE MBAHET FESTIVALI I FËMIJËVE

Me fillim në ora 20, sonte në Sallën e madhe të Qendrës kulturore do të mbahet Festivali i 9 i këngës për fëmijë – Ulqin 2014. Në Festival edhe këtë vit do të marrin pjesë fëmijët nga vendet e regjionit. Ky manifestim tradicionalisht e organizon Qendra për kulturë nën patronatin e komunës së Ulqinit dhe Organizatës turistike. Read More »

Sonte në Shas: FILLON MANIFESTIMI PRANVERA NË ANË TË MALIT

Pranvera ne Ane te Malit 12

Organizata joqeveritare „Ora“ do të organizojë më 23-25 maj 2014 edicionin e 11-të të manifestimit „Pranvera në Anë të Malit“. Të ftuar të veçantë të edicionit të sivjetshëm janë Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve „Shota“, i cili do të prezantohet me programin e vet ditën qendrore të manifestimit, dhe aktori Mirush Kabashi, i cili natën e parë do të ... Read More »

Në Festivalin e Poezisë në Durrës: KOVAÇI FITOI ÇMIMIN E TRETË

Poeti Hajredin Kovaçi ka fituar Çmimin e Tretë në Festivalin e Poezisë “Pranvera Poetike Durrsake”, i cili u mbajt të shtunën në Durrës. Ai është shpërblyer për poezinë “Mos m’i ha germat”. Në orën e madhe poetike, e cila është zhvilluar në kuadër të Festivalit, poezitë e tyre i kanë lexuar mbi 50 poetë shqiptarë nga klube të shkrimtarëve nga ... Read More »

Art klub: MONOGRAFIA E RUDI GOGES

184866_195359047151835_6923212_n

Këto ditë nga shtypi doli monografia „Të menduarit është formë“ e piktorit akademik nga Ulqini Rudi Goga. Botuesi i këtij edicioni luksoz është Shoqata e artistëve dhe intelektualëve „Art club“ nga Ulqini. Goga ka lindur në vitin 1948, ka studiuar në Prishtinë dhe Dyseldorf. Deri tani kishte 61 ekspozita personale. Read More »

Edhe sonte: SERVANTES DHE DULCINEA NË SKENËN E QENDRËS KULTURORE

Jenuz Abazi

Sonte në Sallën e madhe të Qendrës për kulturë në Ulqin do të shfaqet drama “Servantes dhe Dulçinea”, në regjinë e Munib Abazit. Është planifikuar që këtë shfaqje, të tretën me radhë, ta shikojnë kryesisht nxënësit e shkollave të mesme të qytetit, ndërsa organizatorët kanë ndarë bileta hyrëse falas për fëmijët me nevoja të veçanta dhe prindërit e tyre. Të ... Read More »

Spektakel: SHFAQET PREMIERA E „SERVANTES DHE DULCINEA“

Servantes

Në Sallën e mbushur plotë të Qendrës për kulturë mbrëmë është mbajtur premiera e dramës “Servantes dhe Dulçinea”, në regjinë e Munib Abazit. Tematike e dramës, skena, kostumografia dhe ekipi i aktorëve (rolet kryesore: Servantes – Muho Uruçi, Dulçinea – Flutur Mustafa, Arnaut Mami – Atif Hasanaga, Mehmed-beg – Shefqet Luca, Beqir Tallalli – Jenuz Abazi) ishin arsyet e duartrokitjes ... Read More »

Projekti Marubi: EKSPOZITA E FOTOGRAFIVE NË GJENEVË

Marubi Gjeneve, Marubi Zeneva

Ekspozita “Marubi- pasqyrë e traditës tonë, pasqyrë e jona”, e cila është pjesë e projektit të bashkëpunimit ndërkufitar në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, gjegjësisht Ulqinit dhe Shkodrës, është hapur solemnisht të enjten e kaluar në Gjenevë. Duke hapur ekspozitën, ambasadori i Malit të Zi në Zvicërr Lubisha Peroviq, ka shprehur kënaqësinë që në këtë qytet mbahet ekspozita e ... Read More »

Javën e ardhshme: PRANVERA NË ANË TË MALIT

Pranvera ne Ane te Malit

Në fund të javës së ardhshme do të mbahet, për të 11 herë, manifestimi “Pranvera në Anë të Malit”. Siç mëson Portali Ul-info, ky manifestim treditor do të fillojë të premten, më 23 maj, në Kalanë e Shasit, kur do të hapet ekspozita e fotografive të vjetra nga kjo krahinë. Të shtunën është parashikuar Dita e sportit, derisa të dielën ... Read More »

Të shtunën dhe të dielën: NATA E MUZEVE

Muzej, Muzeumi

Manifestimi i sivjetmë “Nata e muzeve” do të bëhet nesër përgjatë Malit të Zi me moton “Përmbledhjet e muzeve lidhin”. Muzeu në Ulqin do të jetë i hapur deri në orët e vona të mbrëmjes dhe vizitorëve do ti prezantojë përmbledhjet e veta muzeore. –         Kulla e Balshajve, ora 19: Ekspozita e fotografive të Çeri Marubit –         Muzeu i qytetit, ... Read More »

Scroll To Top