Thursday , January 28 2021
Lajmi i fundit

Kuriozitete

Feed Subscription

ÇAKALLI I ARTË NË ADË

Kjo lloj e kafshës jeton zakonisht në pyje dhe këneta që lidhen me lumenj. Kështu në Adë janë shënuar tre kope të çakajve ngjyrë ari (canis aureus), me rreth 40 anëtarë. Ka po ashtu në numër të madh në anë tjetër të Bunës, në zonën e Velipojës. Njerëzit, por jo edhe gjuetarët, shpesh i ndërrojnë për dhelpër. Dhe gjithmonë është ... Read More »

NOBELISTI GJERMAN NË ADË

“Pak pas vdekjes së Titos, në prill të vitit 1981, me propozim të mikut tonë dhe mysafirit të rregullt, ish ministrit të financave të RSFJ Janko Smolle, Aden e vizitoi dhe ish kancelari gjerman Vili Brant”, thotë drejtori shumëvjeçar i Ades Ali Peshku. Ai thekson që e gjithë vizita ishte praktikisht konspirative. “Kam lëvizur me mercedesin e tij nga trajekti ... Read More »

SHËRBIMI POSTAR NË ULQIN

Ulcinj,_Montenegro_-_Sept._2010

Shërbimi postar në këtë qytet është themeluar në vitin 1880. Legjislacioni postar është zhvilluar sipas normave të konventave ndërkombëtare postare, derisa rregulloret postare janë publikuar sipas nevojes. Kështu në vitin 1912 miratohet „Rregullorja për vozitjen e kamionçinës Tivar-Ulqin“. Transferta e postës në mes Tivarit e Ulqinit është kryer deri në vitin 1909 në këmbë, gjegjësisht me kalë, pastaj me kamionçinë, ... Read More »

ISHULLI I ZOGJVE PARATUK NË BUNË

Ishulli Paratuk ndodhet në Bunë, pran kufirit shtetërorë me Shqipërinë, 7 km në rrjedhën e sipërme nga grykëderdhja e këtij lum. Jeta në Paratul lulëzon duke iu falënderuar pozitës së tij, si dhe paarritshmërisë nga bregu, kështu që ky lokalitet është foleja më e rëndësishme e çafkave dhe karabullaku i detit në deltën e lumit Buna. Trungjet e thara ose ... Read More »

ANIJA E FUNDOSUR “KAROLA”, TEK KEPI GJERANAVE

“Karola” është anija më atraktive e fundosur në nëndetin e Ulqinit për të gjitha kategoritë e palombarëve(zhytësve). Ndodhet në akuatoriumin e kepit të Gjeranave, e larguar rreth dy milje nautike nga Ulqini dhe rreth pesë milje nautike nga gryka e lumit Buna, në thellësi prej njëzet metër. Kjo anije austro-hungareze është fundosur në natën e 22 korrikut të vitit 1916, ... Read More »

BRESHKA KOKËMADHE NË ADË

Delta e lumit Buna paraqet habitat ideal edhe për bretkosa: Rana ridibunda ( përdoren komercialisht dhe për ushqim) dhe Rana temporaria. Hulumtimet vërtetojnë që breshkat kokëmëdha të reja akoma mund të gjenden në Adë të Bunës. Në maj të vitit 2002 është parë breshka femër e rritur si futet në ujë, sigurisht pas lëshimit të vezëve. Dihet që lëshojnë vezë ... Read More »

RËRA E ULQINIT

Plazhi i madh, Velika plaza

Rëra në plazhet e Ulqinit është shumë e pastër. Nuk ka as përzierje më të vogël me dhe, llum apo materiale organike. Ka një bukuri të pazakontë dhe është e imët, me diametër 0.1 deri në 5mm. Sipas përbërjes kimike kjo rërë në përbërjen e vet ka rreth 30 minerale të cilët janë shumë aktiv nga ana biologjike. Përbën radioaktivitet ... Read More »

KISHA E SH. MARKUT – MESHA NË SHUMË GJUHË

svmarkostojbig

Në pjesën e pasme të Plazhit të madh të Ulqinit, në qendër të Shtojit, gjendet kisha e Sh. Markut. Afër objektit të vogël fetar, në 2006 u ndërtua kisha më e madhe, praktikisht katedrale, jashtëzakonisht e bukur, e cila është bërë vendtakimi qendror për pjesëtarët e konfesionit katolik në Ulqin. Karakteristikë e kësaj kishe është që gjatë verës mesha në ... Read More »

Rrënoja më e madhe e anijes në nëndetin e Ulqinit

Guri i Gjeranava, Krs od Djerana

Guri i Gjeranave shpesh quhet dhe vendi i amforave të fundosura ose “varreza e anijeve”. Anija më e njohur që është fundosur në atë lokalitet është vapor nga Triesti “Goritia”, e cila është rrënoja më e madhe që shtrihet në bregdetin e Malit të Zi. Kjo anije ishte e gjatë 104, ndërsa e gjerë 14 metër. Kishte kapacitet të madh ... Read More »

KAZANËT E ULLINJVE MË TË VLEFSHME SE HOTELET

Ulliri, Maslina, Ullishta, Maslinada

“Çdo ulli në Valdanos ka vlerë më të madhe se çdo hotel që mund të ndërtohet në këtë pjesë unike të natyrës”, thoshte ekologu i njohur gjerman Martin Shnajder. Ky dashurues në Ulqin dhe në bukurit e tija natyrore me këtë para së gjithash ka menduar për trungjet e këtij druri të bekuar poshtë kodrës së Mavrianit, nga të cilët ... Read More »

Scroll To Top