Monday , March 27 2017
Lajmi i fundit

Kuriozitete

Feed Subscription

Para 500 viteve: ULQINAKU BOTOI VEPRËN E CICERONIT

Luca

Luka Paneti Olchinensis (Panezio, Panaetius) Ulqinaku, botues i epokës së renesancës, ka botuar në vitin 1516 në Venedik librin “Tusculanae quaestiones”(Bisedat në Tuskulu), të kampionit të oratorisë romake, Ciceronit (Marcus Tullius). Bëhet fjalë për vepër jashtëzakonisht të vlefshme filozofike nga fusha e etikës praktike. Ky Ulqinak i mençur, humanist, jurist, filolog dhe botues, ka vepruar në gjysmën e parë të ... Read More »

Të moçmit dinin: GJETHI I LARIT ËSHTË ILAÇ

Lovor, Lari

Në Ulqin gjethi i larit prej kohësh përdorej në ushqimin e përditshëm. Ishte erëza e preferuar e ushqimit, ndërsa hulumtimet tregojnë se është plotë me vitamina dhe minerale. Vitaminë A dhe C ka më së shumti, ndërsa nga mineralet hekur, kalcium dhe magnez. Era e gjethit të larit largon insektet, ndihmon tretjen, nxit disponimin e mirë, zvogëlon rrezikun nga shfaqja ... Read More »

Në Bunë: ÇAFKA SQEPLUGË NË ISHULLIN PARATUK

Cafka Sqepluge, Caplja kasiikara

Çafka sqeplugë (Platalea leucorodia) është lloj shpendit i cili karakterizohet nga sqepi në formë luge, qafa dhe kaçiruba. Formon çerdhe vetëm në ishullin Paratuk, në lumin Buna, ku u regjistruan deri në 32 çifte, njoftohet nga Qendra për mbrojtjen dhe vështrimin e shpendëve. Për këtë lloj është e rëndësishme që të ruhet rrjeti i habitateve kënetore ku ajo pushon dhe ... Read More »

“Politika”, mars 1938: DY HARAPË TË ULQINIT NË DUBROVNIKË

Arkiv, Arhiva, Harapet e Ulqinit, Ulcinjski crnci

Harapët e Ulqinit gjithmonë ishin atraksion, i cili komunitetit tonë të vogël i ka dhënë sharmë të veçantë. “Politika” e Beogradit e datës 12 mars të vitit 1938 shkruan se dy harapë të vegjël nga Ulqini ndodhen në Dubrovnik ku shkollohen dhe nganjëherë punojnë duke ndihmuar kështu prindërit e tyre të varfër. Vëllai i tyre, Rizo Harapi i njohur, ishte ... Read More »

Thesar në kokrrat e ullinjve: BËRTHAMAT VLEJNË ARË

Bersi, Komina, Ulliri, Maslina

Ullishtarët e Ulqinit deri pak kohë më parë e kanë vlerësuar bërsinë (atë çfarë mbetet mbas përpunimit të ullinjve) si mbeturinë të cilën duhet hedhur diku larg me traktor. Atëherë, pak e nga pak, kjo lëndë filloi të shfrytëzohet si pleh i dobishëm, si dhe për ndezjen e zjarrit. Me makinat e reja të cilat prodhohen në Itali bërsia ndahet ... Read More »

Pusi i moçëm në Krajë: OBJEKT TASH 1000 VITE NË FUNKSION

Pusi ne Kraje, Bunar Krajina

Në Ostros, në Krajë ekziston Pusi i vjetër i cili, sipas legjendës, është ndërtuar në vitin 1001. Ndërtimi i tij lidhet me periudhën e sundimit të mbretit Vlladimir dhe bashkëshortes së tij Kosara. Portal Analitika shkruan për legjendën e cila thotë që Shën Vlladimiri “fluturoi” me kalë, pastaj me thundra i binte tokës. Edhe pse kjo zonë është pa ujë, ... Read More »

Gjeografi interesante: ULQINI NË HARTËN E BOTËS TË SHEKULLIT 15

Il mappa mondo

Hartografi i njohur mesjetar, françeskani nga Venediku, frati Mauro, autor i manuskriptit me hartat në pergamenë dhe kornizën e drurit me emrin “IL MAPPA MONDO”. Në hartën e botuar në vitin 1459, e cila tregon gadishullin Ballkanik (tabela XXIX), gjendet edhe Ulqini (Dulcig(n)o). Harta e njohur e fratit Mauro me emrin “Harta e botës” ruhet në Bibliotekën kombëtare në Venedik. Read More »

Monumentet e Ulqinit: KRONI BEGUT NË ULLISHTË

Kroni i Begut, Begova cesma

Diku nga mesi i rrugës e cila shkon nëpër zemër të Ullishtës, prej Ulqinit kah Valdanosi, ndodhet kroni i Begut. Ky objekt monumental guror nga shekulli 18 është përmendorja më e vlefshme e kultit të ujit, i cili me kujdes është kultivuar gjatë tërë historisë së këtij qytet. Edhe pse është devastuar në mënyrë të konsiderueshme, ajo, në shoqërinë e ... Read More »

Dispozita mesjetare në Ulqin: TË RINJTË DUHET TË MBJELLIN 60 ULLINJ

Vaji i ullirit, Maslinovo Ulje, Ulliri, Maslina

Në Statutin e qytetit të Ulqinit nga viti 1330 qëndron dispozita që të nënshtruarit duhet të mbjellin dhe kultivojnë ullinjtë, si dhe që fidanët e kësaj bime të bekuar nuk guxon të eksportohen. Këtë dru të shenjtë askush nuk guxon ta presë, ndërsa mbjellja e tij ishte – vepër e pëlqyeshme për Perëndinë. Për këtë arsye gjatë mesjetës në Ulqin ... Read More »

Scroll To Top