Ullishtarët e Ulqinit deri pak kohë më parë e kanë vlerësuar bërsinë (atë çfarë mbetet mbas përpunimit të ullinjve) si mbeturinë të cilën duhet hedhur diku larg me traktor. Atëherë, pak e nga pak, kjo lëndë filloi të shfrytëzohet si pleh i dobishëm, si dhe për ndezjen e zjarrit. Me makinat e reja të cilat prodhohen në Itali bërsia ndahet ... Read More »
Kuriozitete
Feed SubscriptionPusi i moçëm në Krajë: OBJEKT TASH 1000 VITE NË FUNKSION
Në Ostros, në Krajë ekziston Pusi i vjetër i cili, sipas legjendës, është ndërtuar në vitin 1001. Ndërtimi i tij lidhet me periudhën e sundimit të mbretit Vlladimir dhe bashkëshortes së tij Kosara. Portal Analitika shkruan për legjendën e cila thotë që Shën Vlladimiri “fluturoi” me kalë, pastaj me thundra i binte tokës. Edhe pse kjo zonë është pa ujë, ... Read More »
Foto: FLAMURI SHQIPTAR NË HËNË
Para 44 viteve flamuri shqiptar u valëvit në Hanë! Meritat për këtë akt i takojnë komandantit të misionit >>Apolo 14<< kozmonautit Allan Shepard. Ky hero amerikan ishte me prejardhje shqiptare. Read More »
Gjeografi interesante: ULQINI NË HARTËN E BOTËS TË SHEKULLIT 15
Hartografi i njohur mesjetar, françeskani nga Venediku, frati Mauro, autor i manuskriptit me hartat në pergamenë dhe kornizën e drurit me emrin “IL MAPPA MONDO”. Në hartën e botuar në vitin 1459, e cila tregon gadishullin Ballkanik (tabela XXIX), gjendet edhe Ulqini (Dulcig(n)o). Harta e njohur e fratit Mauro me emrin “Harta e botës” ruhet në Bibliotekën kombëtare në Venedik. Read More »
Monumentet e Ulqinit: KRONI BEGUT NË ULLISHTË
Diku nga mesi i rrugës e cila shkon nëpër zemër të Ullishtës, prej Ulqinit kah Valdanosi, ndodhet kroni i Begut. Ky objekt monumental guror nga shekulli 18 është përmendorja më e vlefshme e kultit të ujit, i cili me kujdes është kultivuar gjatë tërë historisë së këtij qytet. Edhe pse është devastuar në mënyrë të konsiderueshme, ajo, në shoqërinë e ... Read More »
Dispozita mesjetare në Ulqin: TË RINJTË DUHET TË MBJELLIN 60 ULLINJ
Në Statutin e qytetit të Ulqinit nga viti 1330 qëndron dispozita që të nënshtruarit duhet të mbjellin dhe kultivojnë ullinjtë, si dhe që fidanët e kësaj bime të bekuar nuk guxon të eksportohen. Këtë dru të shenjtë askush nuk guxon ta presë, ndërsa mbjellja e tij ishte – vepër e pëlqyeshme për Perëndinë. Për këtë arsye gjatë mesjetës në Ulqin ... Read More »
Në kepin Mendra: FENERI MË I VJETËR NË MAL TË ZI
Pesë kilometër prej Ulqinit, në kepin Mendra, në hyrjen jugore në gjirin e mrekullueshëm të Valdanosit, prej vitit 1886 ekziston feneri. Ky është feneri më i vjetër në Mal të Zi dhe një nga të fundit në detin Adriatik në të cilën qëndron ekuipazhi njerëzor. Meqë tash 130 vite pret detarët të cilët hynë në Adriatik, ky fener është i ... Read More »
Legjendë, mit dhe realitet: KRONI I ZANAVE NË VALDANOS
Në rreth 200 metra nga uji, në fund të Ullishtës së Valdanosit në Ulqin, gjendet Kroni i Zanave. Rruga deri në këtë vend sot është praktikisht i pamundur sepse e tërë kjo zonë është mbuluar nga shkurret dhe kaçubat, gjë që akoma më shumë i jep Kronit të Zanave kuptim mitik. Edhe vet toponimi i Valdanosit ka prejardhjen nga “Vallja ... Read More »
Simbol i qytetit: ÇARSHIA E ULQINIT
Çarshia është pjesë tipike lindore e Ulqinit, e cila lidh Kalanë dhe Ranën me pjesën e re të qytetit. Ajo është stacion i patejkalueshëm i të gjithë turistëve të cilët qëndrojnë në rivierën e Ulqinit. Udhërrëfyesit e huaj kanë shkruar se shëtitja nëpër rrugën kryesore të Ulqinit bënë pjesë në përjetimet më interesante në tërë Orientin. Përshtypje të veçantë tek ... Read More »
Jan Svatek: ASKUND LARJA NË DET S’ËSHTË E KËNDSHME SI NË PLAZH TË VOGËL
Shkrimtari dhe gazetari i njohur çek, doktor i shkencave juridike dhe filozofike Jozef Jan Svatek ka shkruar në vitin 1913 që në tërë Adriatikun nuk ka larje kaq të këndshme në det si në Plazhin e vogël. “Uji është gjithmonë i kristaltë, i pandotur, nuk ka anije të shumta dhe goditje të fuqishme të valëve – të gjithë valët e ... Read More »