Wednesday , November 13 2019
Lajmi i fundit

Kuriozitete

Feed Subscription

SARA EMRI MË I SHPESHT

Sipas të dhënave të Ministrisë së punëve të brendshme dhe administratës publike, emri më i shpeshtë që vitin e kaluar është dhënë fëmijëve në Mal të Zi është Sara. Interesante është që këtë emër që ka prejardhje hebraike, e do të thotë sundimtare, sunduese, ia japin fëmijëve femër të gjithë grupet fetare në Mal të Zi. Sara ishte gruaja e ... Read More »

VALËT E DETIT DERI TEK SHËNKOLLI!

Ada e Bunes, Ada Bojana, Panorama

Ishulli Ada është krijuar me fundosjen e anijes në grykëderdhjen e Bunës në det në vitin 1858. Me kohë rreth saj janë grumbulluar sedimentet lumore të Bunës, kështu që mbas 24 viteve është shfaqur ishulli. Derisa nuk ka ekzistuar Ada, dhe më vonë deri në vitin 1899 (derisa ajo ishte akoma e vogël), valët nga punenti (era e fortë perëndimore) ... Read More »

RRUGËT E ULQINIT NË REGJION

Sipas qytetit tonë janë quajtur dy rrugë në lagjet e njohura në kryeqytetet e Serbisë dhe të Malit të Zi, si dhe në Kosovë. „Rruga e Ulqinit“(Ulcinjska ulica) në Beograd gjendet në vendbanimin Zvezdara, derisa (Ulcinjska) në Podgoricë gjendet në lagjen ekskluzive Gorica. Rruga e Ulqinit gjendet edhe në Prizren, derisa në Prishtinë quhet thjeshtë „Ulqini“. Në afërsi të saj ... Read More »

ROSA MARSATORJA

Marsatorja është lloj i vogël i rosës. Rosa marsatorja ka vetull të bardh karakteristike. Në fluturim duket si ngjyrë kaltër e zbehur. Ushqehet me zhytje në ujë. Në Kripore qëndrojnë rreth katër mijë çifte të marsatores, që është një për qind e popullatës e cila bënë folenë në Evropë. Read More »

GURI I GJERANAVE

Guri i Gjeranava, Krs od Djerana

Ishulli i vogël ose thjesht guri i Gjeranave gjendet 2,2 milja në juglindje nga kepi i Gjeranave dhe një milje nga bregu. Këtë lokalitet zhytësit e quajnë vendin e amforave të fundosura, detarët “varrezë e anijeve”, ndërsa peshkatarët habitat të guacave dhe të shumë llojeve të çmueshme të peshkut (dental, kocë, levrek, peshk guri …) Detarët e anijeve me vela ... Read More »

BEJTET NË ULQIN

Hotel-Dvori-Balsica-Ulcinj-Montenegro-8

Në Ulqin gjithmonë ishte zakon i bukur që me rastin e ngjarjeve të rëndësishme lokale apo familjare mendimi të shprehet me vargje. Gjatë shekullit 18 është zhvilluar krijimtaria e njohuri si letërsia e bejtexhive apo e teqeve, gjegjësisht letërsia në gjuhën shqipe, por në alfabetin arab. Kjo letërsi, pra, është krijuar si prodhim i kulturës islame dhe nevojës shpirtërore të ... Read More »

FLOTA E NAPOLEONIT NË VALDANOS

Valdanos, Panorama

Flota e anijeve të Napoleonit ka lundruar në qershor të vitit 1806 afër Ulqinit. Janë ndaluar në afërsi të Valdanosit duke vështruar atë gji të mrekullueshëm, ullinjt e tij shekullor dhe shkëmbinjtë të cilët ngriteshin lartë kah kodra e Mavrianit. Por, në moment kanë lëvizur çuditshëm gjilpërat në busollat e tyre, çka i shqetësoj shumë dhe me shpejtësi e lëshuan ... Read More »

TRE LLOJE TË BLIRIT NË BUNË

Vlerën e lartë natyrore dhe ekologjike të lumit Buna e tregojnë edhe tre lloje të blirit (Acipenser sp). Ky peshk migrues bënë pjesë në llojet e rrezikuara. Vetëm ky fakt është, siç pohojnë ekologët, arsye e mjaftueshme që ky korridor lumor të vihet nën kontroll rigoroz të Malit të Zi dhe Shqipërisë. Ekzemplarët e rritur të blirit mund të rriten ... Read More »

LUMI BUNA – MREKULLI E NATYRËS (5)

Ada e Bunes, Ada Bojana, Panorama

Lumi shtien në detin Mesdhe më së shumti ujë, mbas lumit Nil në Egjipt dhe Po në Itali. Shkarkimi mesatar vjetor i Bunës është 680 metër kub ujë në sekondë. Për këtë arsye shkencëtarët theksojnë që “Buna në deltën e vet hollon Adriatikun”, gjegjësisht që kripësia në këtë hapësirë është më i vogël se në pjesën tjetër të detit. Kapedanët ... Read More »

SHQIPONJA E MADHE E ROSAVE

Një nga tre llojet me rëndësi globale në deltën e lumit Buna është shqiponja e madhe e rosave (Aquila clanga). Kjo shqiponjë e fuqishme e ngjyrës së errët arrin gjatësinë deri në 71 cm, gjerësia e krahëve është 157 deri në 179 cm dhe masën trupore deri në 2,5 kg. Në Evropë shqiponja e madhe e rosave është një nga ... Read More »

Scroll To Top