Wednesday , November 13 2019
Lajmi i fundit

Kuriozitete

Feed Subscription

NË KRIPORE NË VITIN 1939 KANË PUNUAR 800 PUNËTORË!?

Kriporja, Solana

Kadetët e anijes shkollore “Vila Velebita” kanë vizituar me 22 gusht të vitit 1939 Ulqinin gjatë udhëtimit studimor nëpër Adriatik. Përveç pjesëve tjera interesante të qytetit kanë vizituar dhe Kriporen, e cila ka filluar me punë pesë vite më herët. Siç e shënuan në ditarin e anijes, në Kripore në 8,5 milion metër katror të sipërfaqes ka mbi 100 basene ... Read More »

PUPIN DËSHIROI TË NDËRTOI SANATORIUM MJEKËSOR NË ULQIN

Shkencëtari me famë botërore Mihajllo Pupin (1858-1935) ka blerë në fillim të shekullit 20 tokë në Ulqin, me qëllim që të hap spital për sëmundje të eshtrave, për çka po ashtu dëshmon letra e tij e dërguar princ Nikolles. Pupini në vitin 1911 ka shkruar për mundësit mjekësore të Ulqinit, sidomos duke përmendur burimet e ujit shërues sulfurik në Plazhin ... Read More »

VAPORI I FUNDOSUR “BOJANA”

Një nga anijet e fundosura më interesantne në nëndetin e Ulqinit për zhytësit hulumtues dhe turizmin e zhytjes është vapori i fundosur “Bojana”. Ai shtrihet në fundin ranor, në thellësinë prej 50 metrash, nëntë kilometër nga Ulqini dhe gati po aq nga gryka e Bunës, dhe shërben si habitat i specieve të llojllojshme të detit. Gjatësia e anijes është 37, ... Read More »

MUAJI I ASHUREVE

Muaji i parë islamik, muharem, në Ulqin është i veçantë me ashure. Kjo është ëmbëlsirë kulti, nëse doni edhe ushqim, e cila gatuhet vetëm në këtë muaj. Me këtë rast përdoren sasi sa më e madhe e përbërësve tek (pemë, drithëra dhe fruta të thata), ndërsa pjata me ashure i ndahet kushërinjve dhe komshinjve. Përgatitjet për gatimin e ashures zgjasin ... Read More »

SAPUNI NGA VAJI I ULLIRIT

Sapuni i bërë me anë natyrale, me procedurë të ftohtë, në bazë të vajit të ullirit, është njëri nga prodhimet specifike të disa familjeve ulqinake. Janë shumë të dobishëm për trajtimin e lëkurës. Ky sapun, përndryshe, është i fortë, lehtë shkumohet, mjaft zgjatën dhe ka erë të këndshme. Çmimi i këtij sapun është rreth 1.5 euro. Read More »

KRIPORJA E ULQINIT – NJË NGA DHJETË MË TË MËDHATË NË MESDHE

Sipas sipërfaqes të cilën e përfshinë (14,5 kilometër katrorë) kriporja e Ulqinit bënë pjesë në dhjetë më të mëdhatë në Mesdhe. Por, me prodhim vjetor të kristaleve të kripës ajo bënë njëra nga më të dobëtat. Me prodhim ka filluar në vitin 1935 dhe deri më sot, përveç në tre raste kur nuk kishte prodhim, çdo vit është organizuar grumbullimi ... Read More »

PULË E EGER

Ndër tre llojet e kafshëve me rëndësi globale të cilat jetojnë në Ulqin është dhe Pula e egër (Otis tarda). Shpendi më i rëndë fluturues në botë banon kryesisht në krahinat e stepës të Evropës dhe Azisë. Meshkujt janë të gjatë rreth një metër, kanë diametrin e krahëve deri në 2,5 metër, ndërsa peshën deri në 16 kilogram. Është e ... Read More »

PELIKANI KAÇURREL NË GRYKË TË BUNËS

Në grykën e Bunës ekzistojnë tre lloje shpendësh me rëndësi globale të mbrojtjes. Një nga këto është dhe pelikani kaçurrel (Pelicanus crispus), shpendi më i madh i ujërave të ëmbla në botë. Ai mund të ketë diametrin e krahëve deri në 320 cm! Pelikani kaçurrel zakonisht shihet në Bunë duke përcjell peshqit të cilët gjatë përmbytjeve migrojnë në brendësi. Ekzistojnë ... Read More »

SHËRBIMI I NOTERIT NË ULQIN TASH 750 VJET

Qyteti i Ulqinit i kishte noterët e parë në vitin 1261, gjegjësisht 750 vite para se në Mal të Zi është hapur Oda e noterëve. Evidentuesit publik (noterët) ishin qytetarë të vlerësuar, sepse kryen punë me përgjegjësi për komunitetin. Historiani i famshëm Millan Shufllaj shënon që noterët e fundit, para rënies së Ulqinit në duart e osmanëve, ishin qytetarë vendas. ... Read More »

I VETMI QYTET NË BOTË ME PESË EMRA!

Ulqini është ndoshta qyteti i vetëm në këtë planetë i cili ka pesë emërtime. Përveç Ulqin dhe Ulcinj, ky qytet në gjuhët romane quhet Dolcigno, ndërsa në turqisht Ylgyn. Ndjekësit e mesisë së fundit të rremë Shabataj Cvi, i cili vdiq këtu më 17.9.1676, e quajnë Alkum. Read More »

Scroll To Top