Tuesday , March 19 2019
Lajmi i fundit

Kuriozitete

Feed Subscription

SKIFTERI GRI – SHPENDI MË I SHPEJT NË BOTË SIPËR SHASIT

Ulqini është një nga vendet më të preferuara për shpend në Evropë. Për këtë gjë të shtunën kishin mundësi të vërtetohen vizitorët e shumtë të cilët, në Ditën evropiane të vëzhgimit të zogjve (EuroBirdwatch), qëndruan në vizitë Shasit dhe Liqenit të Shasit. Ato me këtë rast kanë pare se si sipër këtij qyteti antik qarkullon “delikatesa ornitologjike”, skifterin gri, shpendin ... Read More »

FLAMURI ME NGJYRAT E YLBERIT NË HAPJEN E PARË TË “GALEBIT”!?

Arkiv, Arhiva, 1950

Hoteli “Ko-op” në Ulqin (ish Galebi) është ndërtuar me mjete të organizatës e cila është quajtur Lidhja e kooperativave furnizuese të punonjësve shtetërorë. Solemnisht është hapur më 9 korrik të vitit 1939, me fjalimet përshëndetëse të përfaqësuesit të administratës së Lidhjes, i dërguari i guvernatorit të Zetës, udhëheqësit të rrethit të Tivarit dhe të dërguarit e komunës së Ulqinit, si ... Read More »

DELFINËT E MIRË NË BUNË

Ekspertët e fondacionit të njohur gjerman “Euronatur” i kanë parë delfinët e mirë (Tursiops truncatus) tre herë para dhjetë viteve në grykëderdhjen e Bunës. Grupet më të mëdha janë përbërë prej 5-6 delfinë. Grupi lozonjar i këtyre delfinëve janë parë dhe tek ishulli Paratuk, shtatë kilometra në rrjedhën e sipërme të lumit Buna. Delfinët e mirë të rritur janë të ... Read More »

ÇAKALLI I ARTË NË ADË

Kjo lloj e kafshës jeton zakonisht në pyje dhe këneta që lidhen me lumenj. Kështu në Adë janë shënuar tre kope të çakajve ngjyrë ari (canis aureus), me rreth 40 anëtarë. Ka po ashtu në numër të madh në anë tjetër të Bunës, në zonën e Velipojës. Njerëzit, por jo edhe gjuetarët, shpesh i ndërrojnë për dhelpër. Dhe gjithmonë është ... Read More »

NOBELISTI GJERMAN NË ADË

“Pak pas vdekjes së Titos, në prill të vitit 1981, me propozim të mikut tonë dhe mysafirit të rregullt, ish ministrit të financave të RSFJ Janko Smolle, Aden e vizitoi dhe ish kancelari gjerman Vili Brant”, thotë drejtori shumëvjeçar i Ades Ali Peshku. Ai thekson që e gjithë vizita ishte praktikisht konspirative. “Kam lëvizur me mercedesin e tij nga trajekti ... Read More »

SHËRBIMI POSTAR NË ULQIN

Ulcinj,_Montenegro_-_Sept._2010

Shërbimi postar në këtë qytet është themeluar në vitin 1880. Legjislacioni postar është zhvilluar sipas normave të konventave ndërkombëtare postare, derisa rregulloret postare janë publikuar sipas nevojes. Kështu në vitin 1912 miratohet „Rregullorja për vozitjen e kamionçinës Tivar-Ulqin“. Transferta e postës në mes Tivarit e Ulqinit është kryer deri në vitin 1909 në këmbë, gjegjësisht me kalë, pastaj me kamionçinë, ... Read More »

ISHULLI I ZOGJVE PARATUK NË BUNË

Ishulli Paratuk ndodhet në Bunë, pran kufirit shtetërorë me Shqipërinë, 7 km në rrjedhën e sipërme nga grykëderdhja e këtij lum. Jeta në Paratul lulëzon duke iu falënderuar pozitës së tij, si dhe paarritshmërisë nga bregu, kështu që ky lokalitet është foleja më e rëndësishme e çafkave dhe karabullaku i detit në deltën e lumit Buna. Trungjet e thara ose ... Read More »

ANIJA E FUNDOSUR “KAROLA”, TEK KEPI GJERANAVE

“Karola” është anija më atraktive e fundosur në nëndetin e Ulqinit për të gjitha kategoritë e palombarëve(zhytësve). Ndodhet në akuatoriumin e kepit të Gjeranave, e larguar rreth dy milje nautike nga Ulqini dhe rreth pesë milje nautike nga gryka e lumit Buna, në thellësi prej njëzet metër. Kjo anije austro-hungareze është fundosur në natën e 22 korrikut të vitit 1916, ... Read More »

BRESHKA KOKËMADHE NË ADË

Delta e lumit Buna paraqet habitat ideal edhe për bretkosa: Rana ridibunda ( përdoren komercialisht dhe për ushqim) dhe Rana temporaria. Hulumtimet vërtetojnë që breshkat kokëmëdha të reja akoma mund të gjenden në Adë të Bunës. Në maj të vitit 2002 është parë breshka femër e rritur si futet në ujë, sigurisht pas lëshimit të vezëve. Dihet që lëshojnë vezë ... Read More »

RËRA E ULQINIT

Plazhi i madh, Velika plaza

Rëra në plazhet e Ulqinit është shumë e pastër. Nuk ka as përzierje më të vogël me dhe, llum apo materiale organike. Ka një bukuri të pazakontë dhe është e imët, me diametër 0.1 deri në 5mm. Sipas përbërjes kimike kjo rërë në përbërjen e vet ka rreth 30 minerale të cilët janë shumë aktiv nga ana biologjike. Përbën radioaktivitet ... Read More »

Scroll To Top