Saturday , October 20 2018
Lajmi i fundit

Sabri Salaj: Privilegjet e Mirditës – Lidhja e Prizrenit (2)

Sabri Salaj

Traktati i paqes, i imponuar nga Perandoria Ruse, e cila doli fituese në luftë me Perandorinë Osmane, bëri që trojet shqiptare të Gadishullit Ballkanik që ishin nën sovranitetin territorial të Perandorisë të bëhen pjesë e pazareve diplomatike të Rusisë dhe fuqive të mëdha. Diplomacia ruse kërkonte që tokat shqiptare t’i ndante ndërmjet Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi, ku pastaj ... Read More »

Canka: MENJËHERË “GROPA E KORRIKUT”

Mustafa Canka

Edhe në kohët më të mira punëtorët turistik frikësoheshin nga “gropa e korrikut”, kur vinte deri tek rënia e numrit të mysafirëve, e rrjedhimisht më i vogël ishte edhe konsumi. Ky fenomen, sipas rregullit, ka zgjatur prej më 18 deri më 29 korrik,  gjegjësisht është zhvilluar në “zemër të sezonit”. Por, as turizmi nuk është çfarë ishte dikur, kështu që ... Read More »

Gjeka: MIRËSEVINI BUKUROSHET SHQIPTARE

Fatmir Gjeka, Fatmir Djeka

Ndihem thellësisht i gëzuar që ky eveniment shumë i rëndesishëm kulturor, kete vit mbahet ne qytetin e lashte te Ulqinit.Vleresoj se aktiviteti ka dhe simboliken e vet, si shprehje e ndjenjes se nje komunikimi dhe bashkepunimi vellazerore. Kultura dhe arti i bashkojne popujt dhe ky eshte dhe mesazhi qe do te percoje  ky eveniment kulturore. Ulqini eshte nje qytet me vlera te jashtezakonshme  jo vetem turistike, por edhe historike, arkeologjike dhe njerezore, te cilat ... Read More »

Sabri Salaj: Fillet institucionale te kombit shqiptar – Lidhja e Prizrenit

Sabri Salaj

Periudha e zgjimit kombëtar të shqiptarëve që fillon dhe merr trajta politike shumë të qarta për formatimin e kombit shqiptar si një institucion, organizëm politik, ushtarak, ideologjik, gjithëpërfshirës dhe qeverisës ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Aty fillon shfaqja institucionale, politike në të gjitha dimensionet e kombit shqiptar. Harmonizimi i aksionit politik, diplomatik dhe ushtarak ishte një nga dukuritë më të ... Read More »

Gladiola BUSULLA: ULQIN NË KËNGË

Arkiv, Arhiva

Duke shfletuar librin ” Malli për Ulqinin në këngë” të profesor Zyhni Beqiraj, më erdhën në mendje vargjet e Baladës së Ago Ymerit…… – Ah, Ulqin, Ulqin tërë jetën të kam pasur në zemër! Nëntë vjet të kam parë natë përnatë në ëndërr. Nëntë vjet kam dashur që të puth dheun.  Valët thyhen njëra pas tjetrës në breg. Era fryn ... Read More »

Canka: NDËRTIMI I EGËR NË EKSPANSION

Mustafa Canka

Një nga problemet më të mëdha në Ulqin është ndërtimi i egër. Kohën e fundit ai ka përshkallëzuar. Edhe pse ka filluar sezoni turistik, në mënyrë të paligjshme po ndërtohen rreth pesëdhjetë objekte në tërë territorin e komunës – nga Krruçi në Adë. Po ndërtohen shtëpi të mëdha, nuk paguhen detyrimet, kaosi urbanistik mbizotëron në komunë edhe pse tashmë ka ... Read More »

Prim.dr G. Karamanaga: PLAZHAT E ULQINIT ME RËRË (RANË)

Gani Karamanaga

Të gjitha plazhat në bregdetin e Malit të Zi përbëjnë 32,7 km. Prej tyre 50% gjinden në bregdetin e Ulqinit. Plazhi i madh – gjatësia 12,5 km, kurse gjërësi mesatare 100m. Ka qenë e quajtur edhe ”Bostan” sipas bostanit i cili prodhohet në afërsi (fusha e Shtojit), ose »Kopakabana e Ulqinit«. Peshkatarët e vjetër kanë thaën: ”pa shkom me gjujt ... Read More »

Canka: MAJI – MUAJI I KULTURËS NË ULQIN

Mustafa Canka

Ekziston thënia e vjetër: gjithçka është më bukur me kulturë. Është vërtetuar kjo këtë muaj në Ulqin: qyteti vërtet ishte qendër kulturore e përmasave më të gjëra se territori i tij administrativ. Çdo gjë ka filluar gjatë festave të 1 majit, fillimisht në plazhin “Kopakabana”, me koncertin e grupit “Colonia”, e pastaj, një ditë më vonë, është vazhduar me organizimin ... Read More »

I.Karamanaga për “Servantesin dhe Dulcineen”: RISI PËR ULQIN

Ismet Karmanaga

Lehtë është të kritikosh. Pas kësaj shfaqjeje më siguri ka vend edhe për kritika, pasi që ne të cilët e kemi përcjellë nga ana tjetër, e kemi më lehtë. Thuhet se “pas beteje të gjithë gjeneralët janë të urtë”. Posaçërisht skena e martesës e “Servetit ” me “Dulçinejën”, një vajzë nga Kalaja, një begesh, më një sklav, “rob”. Natyrisht, dashuria nuk ... Read More »

M.Canka: 40 DITË KRITIKE

Mustafa Canka

Për të gjithë ato që jetojnë nga turizmi tani vjen gjendja e jashtëzakonshme. Hotelet e mëdhenj në rivierën e Ulqinit janë hapur, plazhet po ashtu, rregullohen tarracat dhe objektet afariste, njerëzit shpresojnë që sezoni do të jetë më i gjatë se vitet e kaluara. Në 40 ditët e ardhshme vetëqeverisja e re lokale dhe organet shtetërore duhet të punojnë natë ... Read More »

Scroll To Top