Monday , December 18 2017
Lajmi i fundit

Politikë

Feed Subscription

ABAZOVIQ: MENJËHERË TË ZBARDHEN SULMET

Mali i Zi Pozitiv dënon ashpër bombardimin më të ri të redaksisë së “Vijesti” të cilat tregojnë atrofinë e institucioneve publike dhe dëshmojnë që qeverisja po humbet betejën me krimin e organizuar. “Me këto sulme permanente dhe të shpeshta të cilat kohën e fundit janë bërë përditshmëri qytetarëve I dërgohet mesazh i qartë që siguria e tyre është e rrezikuar ... Read More »

KK: KUVENDI REFUZOJ APELIN E CUNGUT

Kuvendi komunal i Ulqinit ka refuzuar sot të miratoi Vendimin për financim të përkohshëm të organeve të vetëqeverisjes lokale në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. Për këtë vendim kanë votuar të gjithë klubet e këshilltarëve, me përjashtim të Forcës së re demokratike. Kuvendi në këtë mënyrë ka refuzuar dhe apelin e kryetarit të komunës Nazif Cungut, i cili ... Read More »

Koalicioni: PD NË ALEANCË ME PERSPEKTIVEN, LD DHE PPD

Partia demokratike e Fatmir Gjekes do të prijë në zgjedhjet e ardhshme lokale koalicionin e gjerë të partive. Ajo ka arritur marrëveshjen për pjesëmarrje të përbashkët me Iniciativën qytetare „Perspektiva“ të Amir Hollajt dhe Partinë e prosperitetit demokratik të Ali Rexhës. Marrëveshje të ngjashme që para zgjedhjeve parlamentare, në tetor të vitit të kaluar, është arritur me Lidhjen demokratike në ... Read More »

KKZ: PSP E PARA DORËZOJ LISTËN

Andrija Cetkovic

Komisionit komunal zgjedhore në Ulqin sot, saktësisht në mesditë, është dorëzuar lista e pare për këshilltarë për zgjedhjet e ardhshme lokale. Listën e dorëzoi Partia socialiste popullore e Malit të Zi – Për Ulqinin më të mirë – edhe fjala edhe vepra. Në të gjenden 33 kandidat për këshilltarë, ndërsa bartësi i listës është kryetari i Këshillit komunal i kësaj ... Read More »

Alarm në komunë: NGA 1 JANARI TË GJITHA NË PIKËPYETJE

Komuna e Ulqinit, Opstina Ulcinj

Mbledhja e Këshillit për financa dhe buxhet të Kuvendit komunal në të cilin duhet të shqyrtohet Vendimi për financim të përkohshëm të organeve të vetëqeverisjes lokale në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, sot nuk është mbajtur, sepse nuk kishte kuorum, mëson Portali UL-info. Në mbledhje nuk ishin të pranishëm përfaqësuesit e partive të koalicionit qeverisës. Mbledhja e KK ... Read More »

Tuz: DISA PARTI SHQIPTARE PARALAJMËRUAN BOJKOTIN E ZGJEDHJEVE

Tuz, Tuzi, Malesia, Malesija

Kryetari i Iniciativës qytetare Vasel Sinishtaj ka thënë se, nëse Tuzi nuk e fiton statusin e komunës së plotë, ky grupim politik do të bojkotoj zgjedhjet lokale në Podgoricë, të cilat duhet të mbahen në prill të vitit të ardhshëm. Përkrahjen, siç shkruajnë “Dnevne novine”, Sinishtaj me siguri do ta fitoi nga Forca e re demokratike. “Ne nuk e kemi ... Read More »

Cungu: VIZITË E SUKSESSHME NË ARABINË SAUDITE

Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu ka deklaruar në konferencën e sotme për media që vizita e javës së kaluar në Arabinë Saudite ishte shumë e suksesshme. Ai tha që ky ishte hapi i parë për vendosjen e bashkëpunimit me investitorët e fuqishëm, siç është Banka islamike për zhvillim, me qendër në Xheda. „Ulqini duhet të bëjë tre apo ... Read More »

Pritjet e partive: TË GJITHË THONË QË DO TË JENË NË PUSHTET

Komuna e Ulqinit, Opstina Ulcinj

Në bisedë për “Pobjeda” liderët e disa partive politike në Ulqin kanë thënë që presin rezultat shumë më të mirë se në tetor të vitit 2010. Kryetari i Këshillit komunal të Partisë demokratike të socialistëve Loro Nrekiq ka thënë që kjo parti shpreson në fitimin e mbi tre mijë votave, që është, siç tha, rreth 10 mandate. Optimistë është dhe ... Read More »

Kuvendi i Malit të Zi: BAROVIQ KOT SHPALL TENDERAT PËR KRIPORE

“Sipas Ligjit për marrëdhëniet pronësore – ligjore të tokës e cila është në proces privatizim, e për të cilën nuk është paguar çmimi i tregut, është pronë shtetërore”, tha në Kuvendin e Malit të Zi deputeti i Partisë socialiste popullore Velizar Kallugjeroviq. Ai duke folur për rastin e Kripores tha që Këshilli për privatizim nuk e dha vendimin që janë ... Read More »

Scroll To Top