Tuesday , May 21 2019
Lajmi i fundit

Politikë

Feed Subscription

Dilema: KOALICIONI I GJËRË APO ZGJEDHJET

Komuna e Ulqinit, Opstina Ulcinj

“Asnjë marrëveshje konkrete nuk është arritur. Vazhdojmë me negociata”, mëson Portali UL-info nga pjesëmarrësi i takimit i cili të mërkurën në mbrëmje u mbajt në ndërtesën e komunës së Ulqinit. Në këtë takim, qëllimi i të cilit ishte përpjekja për të gjetur zgjidhje për tejkalimin e krizës shumë mujore në funksionimin e qeverisjes së Ulqinit dhe zhbllokimi i Parlamentit lokal, ... Read More »

Cungu: FORCA NË VEND TË PARË KA QYTETARËT

“Menjëherë mbas problemeve me funksionimin e Parlamentit komunal kam thënë që është më korrekte ndaj qytetarëve që të shkohet në zgjedhje të parakohshme”, ka deklaruar kryetari i Ulqinit dhe i Forcës së re demokratike Nazif Cungu. Ai në intervistë për TV Teuta ka thënë që mbas kësaj i ka mbledhur të gjithë shefat e klubeve në Kuvend dhe ju ka ... Read More »

Përshpejtim: MUSTAFA NJËRËN, GJEKA TJETRËN

Kuvendi, Parlamenti, Skupstina, Parlament

Kryetari i kuvendit të komunës së Ulqinit Milazim Mustafa ka deklaruar për “Pobjeda” që zgjedhjet parlamentare në Ulqin nuk do të shpallen deri në fillim të vitit tjetër. Mustafa është funksionar i Partisë demokratike, lideri i së cilës Fatmir Gjeka javën e kaluar ka deklaruar që zgjedhjet janë të pashmangshme. “Edhe ashtu jemi në vitin zgjedhor, kështu që nuk shoh ... Read More »

Elezaga në TV Teuta: FORCA TENTON TA MBAJ PUSHTETIN ME ÇDO KUSHT

Skender Elezaga, Skender Elezagic

1. ZGJEDHJE Zgjedhjet e parakohshme në Komunën e Ulqinit i pari i ka përmend Kryetari i komunës Nazif Cungu. E bëri këtë vetëm disa ditë pasi që në Kuvendin lokal, për të parën herë, pas gati dy vitesh, parashtroi Raportin e punës. Në këtë Raport puna e pushtetit lokal vlerësohet pozitivisht dhe nuk ka kurrfarë paralajmërimit për çfarëdo krize në ... Read More »

“Dnevne novine”: NË DUKJE ZGJEDHJET E PARAKOHSHME NË ULQIN

Komuna e Ulqinit, Opstina Ulcinj

Zgjedhjet e parakohshme lokale janë në dukje në Ulqin, shkruajnë “Dnevne novine”. Sipas informatave të kësaj gazete ditore, së shpejti pritet shpërbërja e parlamentit lokal dhe  organizimi i zgjedhjeve në mënyrë që të zgjidhet kriza disa mujore në këtë qytet. Nga Partia demokratike socialiste për DN kanë thënë që vendimin për zgjedhje do ta sjell këshilli komunal i kësaj partie. ... Read More »

Zenka: FORCA TANI NA BIND QË PA PDS NUK MUND TË MARRIM FRYMË

Mehmed Zenka

Kryetari i Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka ka akuzuar liderin e Forcës Nazif Cungun që tallet me qytetarët e Ulqinit. “Që kjo tallje nuk ka fund tregon edhe gatishmëria e tij për rikomponim të ri të pushtetit, por tani me Partinë demokratike të socialistëve”, thotë lideri i UDSH-së duke theksuar që për arsye të bashkëpunimit me PDS-në Cungu dhe ... Read More »

Nimanbegu: KËRKESA PËR REGJION NDËRKUFITAR SANXHAK ËSHTË E ARSYESHME

Genci Nimanbegu

Deputeti i Forcës së re demokratike Genci Nimanbegu ka thënë që është legjitime iniciativa për vendosjen e regjionit ndërkufitar Sanxhak. “Kjo është kërkesë tërësisht legjitime, pse jo”, tha ai për “Dnevne novine”. Sipas propozimit, regjioni ndërkufitar Sanxhak do të ishte i ngjashëm me disa regjione evropiane, si dhe hallkë në mes të komunave që gjenden në Mal të Zi dhe ... Read More »

Gjeka: ZGJEDHJET JANË TË PASHMANGSHME

Fatmir Gjeka, Fatmir Djeka

“Më mirë dhe më korrekte ndaj qytetarëve është që të shkojmë në zgjedhje. Është kohë e shkurt deri në zgjedhje të rregullta që të ketë ndonjë lloj rikomponimi. Për këtë arsye zgjedhjet janë të pashmangshme“, ka deklaruar lideri i Partisë demokratike Fatmir Gjeka. Ai për TV Teuta tha që ditët e ardhshme partia e tij do të marr qëndrim të ... Read More »

“Vijesti”: CUNGU KUNDËR ZGJEDHJEVE TË JASHTZAKONSHME, GJEKA PRO

Opstina-Ulcinj_Komuna-e-Ulqinit_

“Nuk mundemi dhe nuk duam të humbim kohë. Ulqini ndodhet para sfidave të mëdha investuese”, ka deklaruar lideri i Forcës së re demokratike dhe kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu. Ai për “Vijesti” tha që në Ulqin nuk do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme. “Forca ka përkrahjen e Partisë demokratike të socialistëve për miratimin e vendimeve të rëndësishme”, tha ... Read More »

FORCA: NUK MENDOJMË PËR ZGJEDHJE

Kuvendi komunal, Skupstina Opstine, Parlament

Lideri i Forcës së re demokratike dhe kryetari i Ulqinit Nazif Cungu deklaroi për “Dnevne Novine” që në partinë e tij nuk mendojnë për zgjedhje. Kjo gazetë e Malit të Zi thekson që FORCA dhe Partia Demokratike e Socialistëve janë në negociata dhe është “shumë e mundshme që ato do të udhëheqin qytetin deri në zgjedhjet e rregullta në pranverë”. ... Read More »

Scroll To Top