Friday , May 25 2018
Lajmi i fundit

Politikë

Feed Subscription

LDSH: VOTUESI DËGJOI MESAZHIN TONË

Nikolle Camaj

Kumtesë për opinion i Lidhjes Demokratike Shqiptare. Rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk na gëzoi, por dëshmoi se votuesi ynë besnik dëgjoi mesazhin dhe respektoi qendrimin tonë parimor. Ne jemi krenarë që nuk u bëmë pjesë e këtij cirku politik, ku përsëri fitoi njëmëndësia! Bojkoti ynë dëshmoi se shqiptarët në Mal të Zi nuk janë të kënaqur me këtë zgjidhje! Prandaj ... Read More »

Zgjedhjet: GJUKANOVIQ PRESIDENT I RI I MALIT TË ZI

Milo Djukanovic

Lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) dhe kandidati për president i kësaj parti Millo Gjukanoviq është president i ri i Malit të Zi. Ai fitoi rreth 54 për qind të votave, gjegjësisht fitoi që në raundin e parë. Sipas të dhënave jozyrtare, kandidati i PDS-së në Ulqin fitoi 7.359 vota ose rreth ¾ e atyre që votuan. Mirëpo, ky ... Read More »

KKZ: VOTIMI VIJON  NË MËNYRËN MË TË MIRË

zgjedhjet-izbori-kuti-kutija

Sekretarja e Komisionit komunal zgjedhor (KKZ) Vesna Gaçeviq – Rogova deklaroi se votimi në Ulqin po vijon në mënyrën më të mirë. “Të gjithë vendvotimet janë hapur në kohë dhe nuk ka parregullësi”, tha ajo për Portalin Ul-info. Siç shtoi, deri në orën 15 votuan rreth 24 për qind, ose rreth 4.800 nga gjithsej gati 20.000 votues të regjistruar. Read More »

S.Resulbegoviq: TË GJITHË QËLLIMET STRATEGJIKE I KEMI REALIZUAR ME GJUKANOVIQIN

Selim Resulbegovic

Anëtari i Kryesisë së Socialdemokratëve Selim Resulbegoviq ftoi qytetarët që të dielën të përkrahin fuqishëm kandidatin e Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) Millo Gjukanoviqin në zgjedhjet për president të Malit të Zi. Ai tha se partia e tij të gjithë qëllimet e veta strategjike programore i ka realizuar pikërisht në koalicion me liderin e PDS-së. Resulbegoviq theksoi se vetëm në ... Read More »

Ismet Kallaba: PARTITË SHQIPTARE BËJNË AUTOGOL POLITIK

Ismet Kallaba

Zgjedhjet presidenciale që do të mbahen të dielën, më 15 prill, në Mal të Zi, janë edhe një sprovë për politikën e partive shqiptare dhe (jo)konsistencën e qëndrimeve të tyre, në raport me votuesit e vet dhe pushtetin në Mal të Zi. Në këto zgjedhje do të garojnë shtatë kandidatë, prej të cilëve asnjë shqiptar. Kjo edhe nuk është për ... Read More »

Komuna: KRYETARI NË LARGIM E SJELL VET BUXHETIN

Komuna e Ulqinit, Opstina Ulcinj

  Kryetari në largim i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu dje nënshkroi aktinin për sjelljen e buxhetit për këtë vit i cili u projektua me vlerë totale prej pak mbi 15 milion euro. Ky vendim hynë në fuqi ditën e 8 nga dita e publikimit në Fletën zyrtare të Malit të Zi. Shumica e këshilltarëve e koalicionit qeverisës refuzoi të ... Read More »

Në Krythë: TUBIM PËRKRAHËS PËR KANDIDATIN E PDS-SË

IMG-44c9a0c7e06798682b6a07fe1cd38358-V

Për shkak të stabilitetit politik dhe të përgjithshëm, vazhdimit të integrimeve euroatlantike dhe zhvillimit të demokracisë multietnike në interes të qytetarëve të Malit të Zi dhe Shqiptarëve është që në zgjedhjet e të dielës për president të Malit të Zi të fitojë kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve Millo Gjukanoviq, u tha në tubimin i cili u mbajt të mërkurën ... Read More »

LDSH: ABSTENOJMË NË KËTO ZGJEDHJE PRESIDENCIALE

Nikolle Camaj

Kumtesë për opinion i Lidhjes demokratike shqiptare. Vetëm disa ditë na ndajnë nga zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi. Pritjet e elektoratit shqiptar, në prag të këtyre zgjedhjeve, ishin që kësaj radhe faktori politik shqiptar të unifikohej rreth përkrahjes, apo mospërkrahjes, me konsensus, të ndonjërit nga kandidatet për president! Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi. Përkundrazi disa parti politike shqiptare vrapuan, kush ... Read More »

Numri i votuesve: TË DREJTË VOTE KANË GATI 20.000 NJERËZ

zgjedhjet-izbori-kuti-kutija

Komisioni Shtetëror Zgjedhor njoftoj se është mbyllur regjistri zgjedhor për zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, të cilët do të mbahen me 15 Prill të vitit 2018. Sipas këtij dokumenti, në Ulqin të dielën të drejtë vote kanë gjithsej 19.962 persona. Kjo është për 44 më shumë se me 4 Shkurt të këtij viti, kur në këtë komunë u mbajten ... Read More »

Me rastin e Ditës së Komunës: MARKOVIQ URON QYTETARËT, POR JO PUSHTETIN NË LARGIM

Dusko Markovic

Kryetari i Qeverisë së Malit të Zi Dushko Markoviq uroi qytetaret dhe qytetarët e Ulqinit në emër të Qeverisë dhe në emrin e tij personal Ditën e Komunës. “Perspektiva zhvillimore e qytetit tuaj inkurajon, por edhe na obligon për qasje të përgjegjshme me qëllim të valorizimit më të shpejt dhe më të qendrueshëm të potencialeve të qytetit tuaj, dhe marrëdhënies ... Read More »

Scroll To Top