Wednesday , November 21 2018
Lajmi i fundit

Politikë

Feed Subscription

Komuna: DELEGACIONI NGA ULQINI NË PANAIRIN NË DEÇAN

Komuna e Ulqinit, Opstina Ulcinj

Nga e premtja delegacioni i Komunës së Ulqinit, i udhëhequr nga kryetari i Komunës Loro Nrekiq, do të shkojë në vizitë zyrtare në Komunën e Deçanit në Kosovë. Në delegacion do të jenë edhe nënkryetarja e Komunës Hadixha Gjoni dhe drejtori i Organizatës Turistike Fatmir Gjeka. Ato në Deçan do të shkojnë me ftesë të kryetarit të Komunës Bashkim Ramosaj, ... Read More »

Markoviq: POLICIA MBROJTI SHASIN SI TË MIRË KULTURORE

Dusko Markovic

  Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq tha se Drejtoria e Policisë veproi në pajtim me ligjin kur nuk lejoi mbajtjen e liturgjisë në kishën e Shën Gjon Pagëzuesit në Shas. “Njoftimi ishte i parregullt dhe jo në kohë, gjersa themelet e kishës në Shas janë e mirë kulturore. Njoftimi edhe sikur të ishte në kohë, nuk do të ... Read More »

Nrekiq: ULQINI SË SHPEJTI DO TË JETË KOMUNA MË E PASUR NË MAL TË ZI

Ljoro Nrekic, Loro Nrekiq

Njeriu i parë i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq beson se ky qytet do të bëhet komuna më e pasur malazeze edhe pse gjendja është shumë e vështirë për shkak të borxhit i cili tejkalon 42 milion euro, duke mos numëruar këtu rreth 11 milion euro borxh për paga dhe kontribute të ndërmarrjeve ku themelues është Komuna. Parashikimet e vetëqeverisjes ... Read More »

Bajraktari: NË KUVEND TË DISKUTOHET PËR PROBLEMET THELBËSORE

Omer Bajraktari 1

Deri në fund të këtij muaji, gjersa zgjat periudha e seancave të rregullta, do të mbahet edhe një mbledhje e Kuvendit të Komunës së Ulqinit. Kryetari i Këshillit Komunal të Lëvizjes Qytetare URA dhe këshilltari në parlamentin lokal Omer Bajraktari tha se me këtë rast në rend të ditës duhet të jenë një sërë çështjesh të rëndësishme. “Këtu, para së ... Read More »

Kuvendi i Komunës: GJONI DHE HOXHA NËNKRYETARË

pjimage

Funksionarët e lartë të Unionit Demokratik të Shqiptarëve dhe Partisë Demokratike Hadixha Gjoni dhe Astrit Hoxha, do të jenë nënkryetar të Komunës së Ulqinit. Pëlqimin për këtë vendim të kryetarit të Komunës Loro Nrekiq e dha të mërkurën këshilltarët e parlamentit lokal. Po ashtu, ato vendosën që sekretari i Kuvendit të Komunës të jetë Ardit Ceka, anëtari i Forcës së ... Read More »

Zëvendëskryeministri në Ulqin: VIZITOI KOMUNËN, SHASIN, BUNËN DHE MALIN E BRISË

Simovic Nrekic

Nënkryetari i Qeverisë dhe ministri i bujqësisë dhe i zhvillimit rural Mr. Millutin Simoviq ka vizituar të martën komunën e Ulqinit. Ai fillimisht u takua me udhëheqësinë e vetëqeverisjes vendore në krye me kryetarin e Komunës Loro Nrekiqin. Nënkryetari Simoviq vizitoi kompleksin e tokës bujqësore në Shas të cilin në dhjetor e morri me qira kompania “Voli Trade”, si dhe ... Read More »

Komuna: ZËVENDËSKRYEMINISTRI SIMOVIQ TË MARTEN NË ULQIN

Simovic

Nënkryetari i Qeverisë dhe ministri i bujqësisë dhe i zhvillimit rural Millutin Simoviq do të vijë të marten në vizitë zyrtare në Komunë të Ulqinit, mëson Portali Ul-info. Zëvendëskryeministrin fillimisht në kabinetin e tij do ta pranojë kryetari i Komunës Loro Nrekiq me bashkëpunëtorë. Ato do të vizitojnë punimet në rikonstruktimin e rrugës magjistrale Ulqin – Krythë, si dhe investimet ... Read More »

Kuvendi i Komunës: VEPRIMTARI JOLIGJORE NË SHAS, ORGANËT TË NDËRMARRIN MASA

Ilir Capuni

Komunikatë për shtyp e Kuvendit të Komunës së Ulqinit Më 6 korrik të 2018, Bashkësia Lokale e Katërkollës dhe Qendra për Kulturë-Muzetë e Ulqinit i janë drejtuar Kuvendit të Komunës së Ulqinit me shkresa në të cilat Komuna vihen në dijeni për veprimtari të jashtëligjshme në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Duke vepruar sipas këtyre kërkesa, Policia Komunale e Ulqinit ka ... Read More »

LD në MZ: NDAL! – EKSPEDITËS SË AMFILLOHIJES NË SHAS!

lidhja-demokratike-ne-mal-te-zi

Lajmi në mjetet e komunikimit publik elektronik se Kisha pravosllave Serbe, të dielën në orën 9:00, në mënyrë të organizuar do të zbarkojë në një “ekspeditë kishtare…” (!?) në Shasin e lashtë, ku mitropoliti Amfillohije do të ketë fjalën kryesore, shqetësoi shumë edhe anëtarët e LD në MZ-së, e posaçërisht banorët e kësaj treve të qetë, paqëdashëse e mikëpritëse, të ... Read More »

Scroll To Top