Thursday , March 23 2017
Lajmi i fundit

Njoftim: NË  MOZHUR AZIL PËR KAFSHËT E LËSHUARA?

Pas, Qeni

Komuna e Tivarit ka njoftuar se në  afërsi të  deponisë  së  përbashkët sanitare „Mozhur“ me komunë  të  Ulqinit do të  ndërtojë  azil për qentë  e lëshuar. Mirëpo, këtë  ide e kundërshtuan banorët e Goranës dhe Mrrkotit të  cilët thanë  se kjo gjë  po planifikohet pa konsultimin e bashkësisë  lokale. Ato në  letrën dërguar këshilltarëve të  Kuvendit komunal të  Tivarit kanë ... Read More »

Shqipëri: ULQINI – DESTINACIONI I PREFERUAR PËR TURISTËT

Ulcinj, Ulqin, Kalaja, Stari grad, Mala plaza, Plazi i vogel, Rana, Pristan

-Ku do t’i kaloj pushimet? Kjo është pyetja që i “mundon” të gjithë sapo afron sezoni veror. Nga ana tjetër, agjencitë turistike ofrojnë alternativat e tyre për të tërhequr sa më shumë klientë. “Hit parada” e preferencave udhëhiqet nga Turqia, e ndjekur më pas nga Greqia dhe qytetet e tjera fqinje si, Ulqini, Budva e Dubrovniku. Megjithatë edhe bregdeti i ... Read More »

Express: SINAN VLLASALIU RREZIKON BURGUN

Sinan Vllasaliu

Një numër i madh këngëtarësh nga Kosova pritet të arrestohen, pasi akuzohen për shmangie të tatimeve. “Express” shkruan se tashmë janë marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarve këngëtarët Sinan Vllasaliu, Naim Abazi dhe Mihrije Braha, Ramadan Krasniqi, Nysret dhe Afrim Muçiqi. Pjesa më e madhe e këngëtarëve ka javë që janë marrë në pyetje nga policia, nën dyshimin ... Read More »

Në Siri: VRITET TIVARASI I CILI KËRCËNOI ABAZOVIQIN

Damir Sllakoviq

Damir Sllakoviq (27) nga Tivari u vra në luftë në Siri ku luftoi në krahun e organizatës terroriste Shteti islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL), mësoi “Pobjeda” nga burimet policore. Emri i tij ishte në vëmendje të opinionit në fund të prillit kur nga profili i tij i Facebook-ut kërcënoi deputetët në Kuvendin e Malit të Zi Dritan Abazoviq, Azra ... Read More »

Zgjedhjet lokale në Shqipëri: NË SHUMICËN E KOMUNAVE FITUAN SOCIALISTËT

Zgjedhjet, Izbori, Kutija e votimit, Glasacka kutija

Kandidatët e koalicionit të majtë i cili udhëhiqet nga Partia socialiste e kryeministrit Edi Rama kanë marrë fitoren në shumicën e qyteteve në Shqipëri në zgjedhjet e djeshme lokale, njoftojnë mediet shqiptare. Sipas rezultateve akoma jozyrtare, socialistët do të kenë kryetarin e bashkisë në qytetet më të mëdha, Tiranë, Durrës dhe Vlorë, ndërsa Partia demokratike e Lulzim Bashës ka arritur ... Read More »

Marrëveshja e kryeministrave: NGA ULQINI NË BEOGRAD MË SHPEJT NËPËR TIRANË DHE PRISHTINË

Edi Rama, Aleksandar Vucic

Kryeministrat e Shqipërisë dhe Serbisë, Edi Rama dhe Aleksander Vuçiq, në 15 ditët e ardhshme do të nënshkruajnë protokollin në mes dy shteteve, ndërsa i tërë projekti I ndërtimit të autostradës Nish-Merdare-Prishtinë-Tiranë-Durrës ka vlerë prej një miliard eurosh, tha nënkryetarja e Qeverisë së Serbisë Zorana Mihajlloviq. Ajo për RTS tha se autostrada Nish-Merdare-Prishtinë-Tiranë-Durrës është shumë e rëndësishme sepse lidh tërë ... Read More »

Alarm: ULLISHTAT NË RREZIK NGA BAKTERI I RREZIKSHME

Bakteri ne ullinj

Nëse Xylella fastidiosa, bakteri fitopogen nga Italia kalon përtej Adriatikut, Kroacia do të mbes pa ullishta dhe vaj ullirit, shkruan “Slobodna Dalmacia”. Në Istria është vërejtur tharja e degëve në ullinj, por akoma nuk është vërtetuar a bëhet fjalë për bakterin e rrezikshëm nga i cili frikësohen ullishtarët nga e gjithë BE-ja, apo kemi të bëjmë me diç tjetër. Xyllella ... Read More »

Turqi: GJUHA SHQIPE DO TË MËSOHET NË ANKARA

Ankara

Përpjekjet për të mbajtur gjithmonë të bashkuar shqiptarët që kanë lindur në Turqi, nuk kanë ndalur asnjëherë, shkruan TRT. Ambasada e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, në bashkëpunim me shoqata dhe unione të ndryshme punojnë vazhdimisht për të mbajtur gjithmonë të lidhur me njëri-tjetrin popullin shqiptar që jeton në Turqi. Pas kurseve të gjuhës shqipe në Stamboll dhe Izmir, një ... Read More »

DN: DY DJEM NGA TIVARI LUFTOJNË NË SIRI

Sirija

Dy djem nga Tivari, Adem Mustafiq dhe Damir Sllakoviq, familjet e të cilëve jetojnë në Tivar të moçëm, gjenden në fushëbetejë në Siri, shkruajnë “Dnevne novine”. Edhe pse ekzistonin spekulimet se Mustafiq dhe Sllakoviq ishin në Siri dhe janë kthyer të plagosur, DN mësoi dje se këto dy ende janë në luftë. Për dallim nga këto dy, Habib Kastrati, për ... Read More »

Scroll To Top