Sunday , April 30 2017
Lajmi i fundit

Vandalizëm: GJUHET ME GURË AMBASADA E MZ NË PRISHTINË

Protesta

Mijëra demonstratë kanë protestuar të shtunën në Prishtinë me ftesë të Lëvizjes opozitare “Vetëvendosje!” kundër Qeverisë së Kosovës. Në fund të protestës një grup i huliganëve, siç përcjell portali Telegrafi.com, në qendër të kryeqytetit të Kosovës, në sheshin “Nënë Tereza”, ka gjuajtur me gurë dritaret në Ambasadën e Malit të Zi. Ky vandalizëm ndodh vetëm tetë ditë pasi në Podgoricë ... Read More »

Shkodër: PËRÇAHEN DEMOKRATËT

Kryesia e degës së Partisë Demokratike në Shkodër ka zgjedhur drejtuesit e departamenteve mes polemikave dhe kundërshtimeve. Burime nga kryesia e degës së PD-së në Shkodër, bënë të ditur dje se kryetari lokal i PDsë, Ramiz Çobaj i ka paraqitur një listë me 17 emra për drejtues të departamenteve në PD-në e Shkodrës. Kjo është bërë me argumentin se ata ... Read More »

Malazezët e Kosovës: PËRSHËNDESIM VIZITËN E THAÇIT NË MZ

Shoqata e Malazezëve të Kosovës thotë se mirëpret vizitën zyrtare në Mal të Zi, më 15 dhe 16 janar të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi. Mali i Zi është pa asnjë dyshim një faktor paqeje dhe prosperiteti në rajon, dhe kjo vizitë është vazhdim i kësaj logjike, thuhet në komunikatën e kësaj shoqate malazeze. “Në anën ... Read More »

Në Kollashin: MË SË SHUMTI MYSAFIRË NGA SHQIPËRIA

kolasin (1)

Sipas deklaratave të punëtorëve turistik, këtë sezon në Kollashin ka 10 për qind më shumë mysafirë se vitin e kaluar. Numri më i madh i turistëve në dy hotelet në Kollashin, në “Bianka” dhe “Lipka”, rreth dy të tretat, vjen nga Shqipëria. Nga Organizata turistike e Budvës është njoftuar se numri i konsiderueshëm i shtetasve të Shqipërisë festat e fundvitit ... Read More »

Atentat në Shkoder: DY TË VDEKUR, NJI I PLAGOSUR

Shkoder

Dy persona kanë mbetur të vdekur gjatë një atentati sot në Shkodër, raporton Portali Shekulli. Mësohet se viktimat janë Edmond Batri dhe Miri Alija, ndërsa plumbat e automatikut nuk kanë kursyer as nipin e Aliajt, Amarildo Biranin. Sipas policisë, një person me motorçikletë të zezë dhe i maskuar me skafandër ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të viktimave. Batri po ecte ... Read More »

Marrëveshja: PËR SHQIPËRI NUK NEVOJITET PATENTA NDËRKOMBËTARE

Lukshiq-Haxhinasto

Shqipëria dhe Mali i zi kanë firmosur dje marrëveshjen për njohjen e ndërsjellët të lejeve të drejtimit. Siç raporton Shekulli, marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Transportit dhe Infrastrukturës të Republikës së Shqipërisë Edmond Haxhinasto dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe për Çështjet Evropiane të Malit të Zi Igor Luksiç. Njohja për herë të pare e lejeve ... Read More »

Nishani dekoroi Mujo Ulqinakun: “DEKORATA E ARTË E SHQIPONJËS”

Majo Ulqinaku

Kreu i shtetit shqiptar, Bujar Nishani zgjodhi ditën e ngritjes së flamurit në Vlorë për të nderuar personalitetet e shquara të pavarësisë, si Isa Boletini, Mujo Ulqinakun, Ymer Dishnicen, Mustafa Gjinishin, Qemal Stafën, kryetarin e Konferencës së Pezës, Abaz Kupin, nacionalistët Lepenica dhe Butka, shkruan Shekulli. Në mesazhin drejtuar gjithë shqiptarëve, Nishani u shpreh se kjo ditë është e shënuar ... Read More »

Qeveria e MZ: GJUKANOVIQ I UROJ RAMËS DITËN E PAVARSISË

Edi Rama, Milo Gjukanoviq

Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq i uroi kolegut të vet shqiptar Edi Ramës Ditën e pavarësisë së Republikës së Shqipërisë. “Më vjen mirë që mund të konstatojë se dy vendet tona fqinje dhe miqësore i karakterizojnë marrëdhëniet e shkëlqyera, të cilën e dëshmon dialogu intensiv politik dhe bashkëpunimi i mirë në të gjitha fushat. Këto janë dëshmi të ... Read More »

Në pikën kufitare me MZ: ARRESTOHET DOGANIERI

Prangat, Lisice, Policia, Policija

Një doganier i pikës kufitare me Malin e Zi në Hanin e Hotit është arrestuar pasditen e sotshme për shpërdorim detyre, shkruan Shekulli. Sipas burimeve nga policia, ai kishte favorizuar dy persona për të kaluar mallra kontrabandë duke mos paguar akcizë. Në pranga kanë rënë Rezar Fresku, 60 vjeç, ndërkohë që janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, Lulzim Rahova, ... Read More »

Rajon: SHQIPËRIA, “L’AMERICA” E RE E ITALIANËVE

Shqiperi

Luca është një nga të shumët, që në vite kanë lënë Italinë dhe janë transferuar jashtë Adriatikut. Kush për aventurë. Kush për dashuri. Kush, mbi të gjitha për nevojë. “Në vendin tonë jetojnë dhe punojnë 19 mijë italianë”, llogarit Erion Veliaj, ministri shqiptar i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në qeverinë socialiste të udhëhequr nga Edi Rama. “E di ... Read More »

Scroll To Top