Monday , July 15 2019
Lajmi i fundit

Policia Komunale: NË SHITJE LOPA ME VIÇ

Komuna e Ulqinit, Opstina Ulcinj

Nga Policia Komunale e Ulqinit shpallën Thirrjen Publike për shitjen e një lope me viç. Të interesuarit mund të lajmërohen në hapësirat e Policisë Komunale, ndërtesa e Komunës së Ulqinit, nr. 80. Thirrja Publike është e hapur deri të hënën, me 17 qershor. Read More »

Ulqin: EDHE „VEPRIMTARITË KOMUNALE“ BËHEN SH.P.K.

Veprimtari komunale, Komunalne djelatnosti

„Veprimtaritë Komunale“ në Ulqin nuk janë më ndërmarrje publike por u regjistruarn në Regjistrin Qendror të Shoqërive Ekonomike si shoqëri ekonomike përgjegjësi të kufizuar, pohoi për Portalin Ul-info drejtori i kësaj kompani Skender Kaleziqi. Ai tha se në këtë mënyrë u realizua obligimi ligjor, gjegjësisht transformimi i kësaj ndërmarrje. „Së shpejti nis riorganizimi i kompanisë dhe sistematizimi i ri i ... Read More »

Shkolla në Sukubinë: TË HËNËN VAZHDOJNË PUNIMET, PËRFUNDOJNË PËR 45 DITË

Shkolla ne Sukubine

“Vitin e ardhshëm shkollor 2019/20 do të shkojnë nxënësit e parë në shkollën e re në Sukubinë”, njoftoi kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq. Ai për Portalin Ul-info tha se në mbledhjen me ministrin e arsimit Damir Shehoviq, përfaqësuesit e diasporës dhe kryerësit e punimeve u arrit marrëveshja që punimet të vazhdojnë të hënën, ndërsa të përfundojnë për 45 ... Read More »

Moti: DITËT E ARDHSHME TEMPERATURA MBI 30 GRADË

Ulqin, Ulcinj, Panorama

Nga mesi i kësaj jave filloi periudha e motit të nxehtë në Adriatikun Jugor dhe më në fund edhe sezoni i plazhit. Sipas fjalëve të drejtorit të Entit Hidrometeorologjik Luka Mitroviq, ditët e ardhshme na pret mot i nxehtë me temperatura deri në 35 gradë Celsius. Ai në deklaratë për TVCG tha se moti i tillë pritet deri me 15 ... Read More »

Orav: PËR BE-NË KRIPORJA NË VEND TË PARË PËR MBROJTJE

aivo-orav

Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi Aivo Orav tha se Kriporja e Ulqinit, Liqeni i Shasit dhe lumi Tara duhet të mbrohen. “Secili duhet të luaj rolin e tij. Kjo nuk është opsionale, por obligim”, tha Orav në mbledhjen e 13 të Këshillit të Përbashkët Këshillues të Shoqërisë Civile të BE-së dhe Malit të Zi”, transmeton ... Read More »

Qeveria: KOMUNA FITON PËLQIMIN PËR SHITJEN E PATUNDSHMËRISË NË RANË

Rana, Pristan

Qeveria e Malit të Zi në mbledhjen e mbajtur të enjten dha pëlqimin që Komuna e Ulqinit për shitjen e patundshmërisë në Ranë. Siç mëson Portali Ul-info, bëhet fjalë për tokën ku dikur ishte supermarket (pranë Xhamisë së Detarëve), me sipërfaqe totale prej 448 metër katror. Duke marrë parasysh lokacionin e patundshmërisë, pritet që vlera e saj do të jetë ... Read More »

URA Ulqin: TURP ÇFARË BËJNË “TË MIRAT DETARE”

MD (1)

Kumtesë për opinion e Këshillit Komunal të Lëvizjes Qytetare URA Pas premtimeve shumëvjeçare nga Ndërmarrja Publike për Menaxhimin e Të Mirave Detare më në fund e kanë vendosur vinçin e shumëpritur në portin e vogël “Kavema”. Madje vinçin elektrik! Mirëpo, fotografia e cila po qarkullon nëpër rrjetet sociale tregon se ato çdo gjë e bëjnë gabim dhe me qëllim të ... Read More »

KKSH: VIZITË ZYRTARE NË PRISHTINË

Faik Nika

Përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve dhe Ministrisë së Arsimit, në kuadër te vizitës zyrtare në Prishtinë, zhvilluan disa takime në institucionet e Republikës së Kosovës. Delegacioni i shqiptarëve nga Mali i Zi përbëhej nga: Kryetari i Këshillit Kombëtar Faik Nika, sekretari Lindon Gjelaj, drejtori i Drejtorisë për Arsimin e Pakicave në Ministrinë e Arsimit në Mal të Zi Marash ... Read More »

Markoviq: TË MBLEDHIM ÇDO EURO TË PARAVE SHTETËRORE

Dusko Markovic

Për pesë muaj të vitit 2019 u paguan mbi 56 milion euro më shumë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar dhe mbi 21 milion euro më shumë se plani, tha kryetari i Qeverisë së Malit të Zi Dushko Markoviq në mbledhjen me Drejtorinë Tatimore, Drejtorinë e Doganave dhe Drejtorinë për Punë Inspektuese. “Ky është rezultat i shkëlqyer, por ... Read More »

Scroll To Top