Thursday , November 23 2017
Lajmi i fundit

Policia: ARRESTOHET GRABITËSI QË BËRI KËRDI NËPËR ULQIN

Prangat, Lisice, Policia, Policija

Inspektorët e Policisë kriminalistike në Ulqin të shtunën ia dorëzuan me padi penale prokurorit themelor shtetëror shtetasin e Republikës së Shqipërisë M.S., mëson Portali Ul-info. Ky person tash një periudhë të gjatë kohore në zonën e Ulqinit, në dëm të vendasve dhe mysafirëve, ka kryer një sërë plaçkitjeve të rëndë. Bëhet fjalë për para, arë, telefona celular, teknik të bardh… ... Read More »

Hulumtimi i shkencëtarëve nga Turqia: 46 DELFINË NË DETIN TONË

Delfin

Në Ulqin më gjatë se një vit është e stacionuar skuadra në krye të së cilës është biologja e detit dr. Aylin Akkaya nga Turqia, e cila hulumton delfinët. Siç deklaroi ajo për “Vijesti”, deri tani është vërtetuar prania e gjithsej 46 delfinëve, të dy llojeve, në ujërat e Malit të Zi. “Nëse në detin tuaj keni delfinë, atëherë gjendja ... Read More »

Në Krruç: MERR FLAKË VETURA

Policija

Tek tuneli në Krruç të premten u vetëndez vetura në pronësi të M.M. nga Ulqini, mëson Portali Ul-info. Ndërsa mbrëmë policia arrestoi H.B. nga Ulqini, i cili akuzohet për veprën penale mashtrim. Në padi thuhet se mashtrimi është bërë në dëm të shtetases ruse P.S. Read More »

Të mirat detare dhe inspekcioni: NË FUND TË SEZONIT DO TË KONTROLLOJNË AKOMODIMIN NË BUNË

Bojana, Buna

Me qëllim sanimin e rezultateve të deritashme të përcjelljes së sezonit veror turistik të enjten në Budvë është organizuar vizita e terrenit dhe takimi i përfaqësuesve të Ndërmarrjes publike të mirat detare të Malit të Zi me Drejtorinë për punë inspektuese të Malit të Zi, njoftohet nga këto institucione. Siç thuhet, një nga temat kyçe nga ky takim kishte të ... Read More »

Thatësira të gjata, rrezikohet prodhimi i ullinjve: KËTË NUK DO TA DURONIN AS KAKTUSET

Stanislav Stambuk

Deri në fund të këtij muaji nuk do të ketë shi në Adriatikun jugor, njoftojnë meteorologët. Ky patjetër është lajmë i mirë për punëtorët turistik, por shumë i keq për bujqit. Thatësira të gjata në territorin e kësaj komunë e kanë stërlodhur natyrën dhe sipërfaqet bujqësore. “Këto thatësira nuk do ti duronin as kaktuset”, tha eksperti i njohur i ullishtarisë ... Read More »

Drejtoria për ujëra: BUNA E RRJEDHSHME, RADHËN E KA ZGJIDHJA SISTEMATIKE

Gryka, Usce

Nga Drejtoria për ujëra është njoftuar se sot do të përfundojnë punimet intervenuese në grykderdhjen e djathtë të Bunës. „Është siguruar rrjedhshmëria e mirë e ujit. Problemi në këtë mënyrë është zgjidhur për më së shumti një vit, ndoshta edhe ndonjë muaj më shumë“, tha për „Pobjeda“ drejtori i këtij institucioni Damir Gutiq. Sipas fjalëve të tija, tani duhet në ... Read More »

Të mirat detare dhe “Komunalja”: DO TË DORËZOJNË FATURAT QIRAMARRËSVE

kom

Nga Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare dhe NP “Veprimtari komunale” është njoftuar që të enjten u mbajt takimi në të cilin u rakordua që prej nesër përfaqësuesit e ndërmarrjes komunale të Ulqinit me ndihmën e policisë lokale komunale dhe kontrollorit të “Të mirave detare” të dorëzohen faturat dhe vërejtjet para paditjes në adresat e të gjithë qiramarrësve ... Read More »

Buna: “KOMUNALJA” FILLOI TË GRUMBULLOJË MBETURINAT

Komunalno

“Në marrëveshje me kryetarin e Komunës Nazif Cungun dhe drejtorin e NP “Të mirat detare” Predrag Jellushiq, u arrit marrëveshja rreth transportit të mbeturinave nga Buna”, u njoftua nga Ndërmarrja publike “Veprimtaritë komunale” në Ulqin. Siç thuhet, u rakordua po ashtu që të iniciohet që pronarët e shtëpizave të nënshkruajnë kontrata për transportin e mbeturinave me këtë ndërmarrje dhe në ... Read More »

NP „Ujësjellës dhe kanalizimi“: ANA E MALIT PA UJË

Uji, Voda

Për shkak të rregullimit të tubit kryesor të ujësjellësit, zona e Anës së Malit momentalisht është pa ujë, mëson Portali Ul-info. Punëtorët e NP „Ujësjellës dhe kanalizimi“ janë në terren dhe po punojnë për rregullimin e prishjes. Pritet që furnizimi me ujë në këtë pjesë të komunës së Ulqinit të normalizohet të mërkurën, rreth mesditës. Read More »

Scroll To Top