Sunday , September 24 2017
Lajmi i fundit

Festivali After beach parties: EDHE NË PLAZHET E ULQINIT

Festivali tradicional “After beach parties” ka filluar të hënën dhe në dy plazhet e Ulqinit “D’Olcinium” dhe “Sand Box” dhe, siç lajmëruan organizatorët, do të zgjasë gjerë në finale, me 14 korrik. Programi i festivalit do të mbahet në orët e pasdites me organizimin e partive, në këto dhe 13 plazhe tjera në Mal të Zi. Organizatorët mendojnë që në ... Read More »

Ambasadorja e SHBA-së organizoi iftarin: PËR TË 9 HERË

“Ne jemi këtu të shprehim respektin tonë ndaj traditës islame. Me tubimet tona ne theksojmë pasurinë dhe rëndësinë e diversitetit”, tha të martën mbrëmje në Tuz ambasadorja e SHBA-së në Mal të Zi Sju Kej Braun. Ajo në restorantin “Troja “ organizoi iftarin në të cilin morrën pjesë përfaqësuesit e Qeverisë, Parlamentit, partive politike, Drejtësisë, medieve dhe organizatave joqeveritare,si dhe ... Read More »

Kuvendi i Mali të Zi: LIBRA FALAS PËR NXËNËSIT E SHKOLLËS FILLORE

Këshilli për arsim, shkencë, kulturë dhe sport ka përkrahur të martën amendamentin e Malit të Zi Pozitiv për Propozimin e ligjit për arsim që t’u sigurohen libra falas për nxënësit e shkollës fillore nga buxheti i shtetit. Amendamenti i partisë Pozitive është miratuar në Këshillë me votat e deputetëve të opozitës – gjashtë anëtarë votuan pro, kundër ishin katër deputetët ... Read More »

Intervenoi Shërbimi i mbrojtjes: U NXOR SHOFERI NË LIMAN 2

Të hënën, në orët e pasdites, Shërbimi i mbrojtjes dhe shpëtimit Ulqin ka marrë thirrjen që automjeti i tipit Opel frontera ka dal jashtë rrugës së ngushtë që çon nga qyteti kah Limani, në plazhin Liman 2, mëson portali UL-info. Menjëherë pas thirrjes, shpëtimtarët u nisën drejt vendngjarjes dhe me intervenim të shpejtë në mënyrë të suksesshme nxorën shoferin nga ... Read More »

Edhe kjo ndodhi: KLIKOVCIT I VODHËN KARROCË INVALIDI

Plazhi i vogel, Mala plaza

Pero Klikovcit (70) para shtëpisë familjare në Ranë njerëzit e panjohur i vodhën karrocën për invalid. Atij, siç shkruan “Vijesti”, për shkak të gangrenës para tetë viteve janë amputuar të dy këmbët deri në ije. “Nuk e di kush dhe pse i vodhi, por kush do që e bëri këtë gjë, e lus të ma kthej karrocën”, tha Klikovac. A ... Read More »

Tjetër viktimë në Plazhin e madh: U MBYT I RIU NGA PRIZRENI

Plazhi i madh, Velika plaza

Adrian Hameli, nëntëmbëdhjetë vjeçar nga Prizreni u mbyt të dielën në orët e pasdites në “Noki beach” në Plazhin e madh, shkruan “Vijesti”. Besohet që i riu gjeti vdekjen në detin e hapur për shkak të rrymave të fuqishme detare. Ekipi dezhur i Urgjencës së Ulqinit e cila në vendngjarje ka mbërritur menjëherë mbas thirrjes ka mundur vetëm të konstatoj ... Read More »

Fati i K-1: PRITET VENDIMI I GJYKATËS EKONOMIKE NË PODGORICË

Plazhi i madh, Velika plaza, Panorama

Gjykata ekonomike në Podgoricë së shpejti do të marrë vendim për padinë të cilën e dorëzoj Agjencia kosovare për privatizim kundër kompanisë “Rekreaturs”, mëson portali UL-info. Qeverisja në Prishtinë konsideron që Mali i Zi duhet të ju dorëzoj tokën të cilën organizatat sindikale nga Kosova e kanë blerë në Plazhin e madh dhe para tërmetit të 1979 kanë ndërtuar vendbanimin ... Read More »

Në Shqipëri, afër Rrëshenit: GRABITEN DY TURISTËT NGA ULQINI

Dy persona nga Ulqini, (babë e bir) ranë të shtunën pre e grabitjes me armë nga persona të maskuar dhe të armatosur. Krimi ka ndodhur në mëngjes teksa dy të dëmtuarit udhëtonin drejt Ulqinit. Policia ka thënë se ka marrë njoftim për ngjarjen rreth orës 3:00 të mëngjesit. Grabitja mësohet se ka ndodhur në rrugën nacionale të Rrëshenit, ku Enver dhe Ardian ... Read More »

Ambasada E SHBA-së: IFTARI TË MARTËN NË TUZ

Ambasadorja e Amerikës në Mal të Zi Sju Braun (Sue K. Braun) do të shtroj të martën, me 16 korrik, në restorantin „Troja“ në Tuz iftarin privat me rastin e festës fetare islamike, muajit të Ramazanit. Më shumë se gjashtëdhjetë përfaqësues fetar, politik, kulturor, të biznesit dhe ato shoqëror të konfesioneve të ndryshme në Mal të Zi do të jenë ... Read More »

Scroll To Top