Saturday , July 20 2019
Lajmi i fundit

Kontrata: KINO BAHÇJA 2005-TEN U DHA ME QIRA PËR GJASHTË MIJË EURO

Kontrata Kino Bahcja Fama, Ugovor Kino Basta Fama

Ndërmarrja publike Qendra për kulturë më 31 mars të vitit 2005 nënshkroi kontratën për qiradhënie njëvjeçare të Kino bahçes në Ulqin për gjashtë mijë euro. “Lëndë e kësaj kontrate është qiradhënia e objektit afarist – Kino bahçes në Plazhin e vogël me të gjithë objektet përcjellëse dhe pajisjet ekzistuese, pronësi e Qendrës për kulturë për kryerjen e veprimtarisë estradike-koncertale dhe ... Read More »

Marrëveshja: PERSONAT LGBT MBROHEN EDHE NË ULQIN

LGBT

Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave dr Suad Numanoviq dhe kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka kanë nënshkruar sot “Memorandumin për mirëkuptim dhe masat në luftën kundër diskriminimit në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor, si dhe promovimit të tolerancës ndaj LGBT personave”. Numanoviq tha se Ulqini është qytet i hapur, ndërsa marrëveshja do të ndihmojë ... Read More »

Manifestimi: RIKONSTRUKTIMI I HAPËSIRAVE TË BI DHE TYRBES

Bashkesia islame Ulqin, Islamska zajednica Ulcinj

Koordinatori i Agjencisë turke për zhvillim – TIKA Mustafa Jaçizi dhe kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka sot me prerjen e shirit kanë shënuar përfundimin e punimeve për rikonstruktimin e disa hapësirave në selinë e institucionit të Bashkësisë islame në Ulqin. Siç tha kryeimami i Ulqini Ali ef. Bardhi, hapësirat u pajisen në mënyrë moderne, ndërsa do të shërbejnë ... Read More »

Numanoviq: TË DHËNAT PËR PËRFAQËSIMIN E PAKICAVE TË ENJTEN

Numanovic

Ministri i të drejtave të njeriut dhe pakicave dr Suad Numanoviq ka thënë se të enjten në mbledhjen e Qeverisë së Malit të Zi do të prezantohet informata për përfaqësimin e përfaqësuesve të popujve pakicë në organet shtetërore. “Në mënyrë preliminare mund të them se ka përmirësimi, por ne akoma nuk jemi të kënaqur me këtë”, tha ai në konferencë ... Read More »

Alarm: DETI NË ULQIN NUK ËSHTË I PASTËR!

Port Milena

Nëse dikush kishte iluzione për pastërtinë e detit në Ulqin, ato përfundimisht janë thyer. Nga harta e cila mund të shihet në Ministrinë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, është e qartë se përveç në Valdanos dhe Krruç, pjesa më e madhe e nëndetit të Ulqinit ka ndotje mesatare. Nivel i lartë i ndotjes është në Plazhin e vogël dhe ... Read More »

Anijet e fundosura: EKSPONATE PËR TË CILËT ASKUSH NUK KUJDESET

Zbulime-të-reja-të-anijeve-antike-në-gjirin-e-Durrësit

Në nëndetin e Ulqinit gjenden rreth dhjetë anije të fundosura. Shumica prej tyre janë të groposura thellë, ndërsa pak më shumë dihet për anijet të cilët janë fundosur gjatë luftës së Parë dhe të Dytë botërore. Në librin “Nëndeti i Malit të Zi”(Podmorje Crne Gore) Dragan Gaçeviq në mënyrë të shkëlqyer i shpjegojë katër anije të fundosura, e të cilat ... Read More »

BL Katërkollë: SHASI NUK ËSHTË DEVASTUAR

Kalaja e Shasit, Stari grad Sas

Bashkësia Lokale Katërkollë në lidhje më lajmin e publikuar në portale elektronike për devastimin e zonës arkeologjike të Qytetit të Vjetër të Shasit, ku u lajmërua marrja e gurëve nga muret rrethues të qytetit,njofton se është lajmëruar menjëherë Policia Komunale. “Më datë 14.01.2015, Kryeshefi i Policisë Komunale së bashku më dy inspektorë si dhe përfaqësuesit e B.L.Katërkollë kanë konstatuar se ... Read More »

Sukubinë: NDALOHET HYRJA E DY PERSONAME ME DOKUMENTE TË FALSIFIKUAR

Sukubine-Muriqan, Sukobin-Murican, Kufiri, Granica

Në pikën kufitare Sukubinë – Muriqan janë ndaluar dy shtetas të Republikës së Shqipërisë të hyjnë me pasaporta të falsifikuara, njoftojnë nga policia. Thuhet se bëhet fjalë për Imer Zekën (32) dhe për bashkudhëtaren e tij Suzana Abdullahi (37). Ato, siç shtohet, të mërkurën kanë tentuar të hyjnë në Mal të Zi, por nuk ju është lejuar. “Dnevne novine” shkruajnë ... Read More »

Të hënën: SOLEMNITET NË BASHKËSINË ISLAME

Xhamia e Pazarit, Dzamija

Nga Bashkësia islame për Portalin Ul-info është njoftuar se të hënën do të organizohet solemniteti me rastin e rikonstruktimit të disa hapësirave në selinë e këtij institucioni. Siç thuhet, këto punime janë kryer me përkrahjen financiare të Agjencisë turke për zhvillim – TIKA. Të njëjtën ditë do të shënohet dhe përfundimi i punimeve në rikonstruktimin e tyrbes Pulti, tek ish ... Read More »

Kriporja: EUROPA KËRKON MBROJTJE LIGJORE

Solana Ulcinj

Komisioni evropian ka ftuar pushtetin malazez që me ligj ta mbrojë Kriporen për shkak të rëndësisë së saj të madhe për shpendët dhe si kënetë me rëndësi ndërkombëtare. Siç thuhet, kjo nuk është bërë në legjislacionin nacional, si dhe as në Draftin e Planit hapësinor-urbanistik të komunës së Ulqinit dhe dokumentet planifikues të Qeverisë në zonën e të mirave detare. ... Read More »

Scroll To Top