Tuesday , May 21 2019
Lajmi i fundit

Në Mostar: BECI DHE BESHLIQ NËNSHKRUAN MARRËVESHJEN PËR BASHKËPUNIM

Mostar

Panairi ndërkombëtar i ekonomisë, bujqësisë, ushqimit dhe turizmit “Ditët e qershisë 2014” është hapur sot në Mostar, e do të mbahet deri më 30 maj. Ditët e sivjetmë të qershisë, të 12 me radhë, kanë mbledhur mbi 280 ekspozues nga Serbia, Kroacia, Hungaria, Mali i Zi, Shqipëria dhe BdheH. Panairin e shpalli të hapur ministri federal i zhvillimit dhe sipërmarrjes ... Read More »

NË Shkollën e mesme: MBI NJË MIJË NXËNËS

shkolla e mesme Vellazerim Bashkim, srednja skola Bratstvo jedinstvo

Në Shkollën e mesme “Vëllazërim bashkim” mësimin e ndjekin 1039 nxënës në 40 paralele. Nga këto, 28 janë në gjuhen shqipe me 740 nxënës, ndërsa 12 në gjuhën malazeze me 290 nxënës. Udhëheqësia e shkollës ka kërkuar nga administrata lokale që prej vitit 2009 të ndërtohet edhe një ndërtesë, sepse kjo shkollë e mesme punon në kushte të vështira. “Por, ... Read More »

AQ: PËRFAQËSIMI SHQETËSUES NË ORGANET EKZEKUTIVE

Aleanca Qytetare

Hulumtimet e zhvilluara nga Aleanca Qytetare, kanë treguar rezultate alarmante lidhur me përfaqësimin e pakicave në pozita udhëheqëse në pushtetin ekzekutiv. Ndër 110 postet drejtuese në Qeverinë e Malit të Zi (Kryetari, Nënkryetari, ministrat, drejtorët e drejtorive, shefa kabineti dhe këshilltarë të Kryeministrit, Sekretari i Përgjithshëm dhe zëvendësit e tij, asistentë dhe këshilltarë) në asnjërën prej tyre nuk ka pjesëtarë ... Read More »

Kuvendi: LIGJËRATË MBI NATO-në

Komuna e Ulqinit, Opstina Ulcinj

Në Sallën e madhe të Kuvendit komunal të Ulqinit sot është organizuar seminari me temë “Integrimi i Malit të Zi në NATO”. Ligjërues në këtë temë ishin admirali i ushtrisë sllovene Renato Petriq dhe koloneli dr Mehmedin Tahiroviq, si dhe ambasadori i Republikës së Turqisë në Mal të Zi Mehemet Nijazi Tanilir. Në këtë tubim kanë marrë pjesë politikanët, këshilltarët, ... Read More »

Ekspozita: “MARUBI” NË PODGORICË

Hapja solemne e ekspozitës të fotografive “Reflektojmë traditën tonë, reflektojmë veten – Marubi” do të mbahet nesër, të martën, më 27 maj, në 19h në BE Info Qendrën në Podgoricë. Ekspozita përbëhet nga 30 fotografi të zgjedhura të veshjeve kombëtare të Malit të Zi dhe Shqipërisë nga koleksioni Marubi.Komuna e Ulqinit momentalisht implementon “Marubi: a cooperative model for tourist promotion ... Read More »

Gjuajtja e piatelave: FITUES ALI MEHMEDI

Gjuatja

Dje në kuadër të manifestimit “Pranvera në Anë të Malit” është organizuar gara në gjuajtjen e piatelave.Morën pjesë rreth 50 gjuetarë, ku tre më të mirët u shpërblyen me diploma, medalje dhe kupa. Vendin e parë e zuri Ali Mehmedi, vendin e dytë Xhemal Haxhicani, kurse vendin e tretë Sabri Bulla. Read More »

Komuna e Ulqinit: NË PANAIRIN E MOSTARIT ZYRTARËT, FERMERËT DHE FOLKLORI

Mostar

Në panairin e madh ndërkombëtar “Ditët e qershisë”(Dani tresnje), i cili për të 12 herë mbahet në qendër të Hercegovinës, në Mostar, nga 28 deri më 30 maj, komuna e Ulqinit do të përfaqësohet në nivel të lartë. Në këtë manifestim të ekonomisë, bujqësisë, ushqimit dhe turizmit do të marrin pjesë mbi 300 ekspozues, ndërsa komuna e Ulqinit është partner ... Read More »

Drejtoria për komunikacion: JAVËN E ARDHSHME SANIMI I RRUGËS NË KRRUÇ

Nga Drejtoria për komunikacion dhe Sekretariati për punë komunale në komunë të Ulqinit është njoftuar që javën e ardhshme ka mundësi të fillojë sanimi i një pjese të rrugës magjistrale Ulqin-Tivar, në Krruç. Rruga është shumë e dëmtuar në gjatësi prej rreth 15 metrash për shkak të erozionit të tokës. Uji i cili derdhet nga kodra e bënë tokën në ... Read More »

Më 30 maj në Tivar: HAPJA E QENDRËS ISLAMIKE

Qendra islamike Tivar, Islamski centar Bar

Në Tivar më 30 maj do të hapet Qendra islamike kulturore, gjegjësisht xhamia “Selimia”.Në nga objektet më të bukura në regjion dhe qendra islamike fetare më e madhe në Mal të Zi e quajtur sipas sulltan Selimit të II, i cili e pushtoi Tivarin në vitin 1571. Turqia dha më së shumti mjete që ky objekt të ndërtohet, ndërsa e ... Read More »

Në gryk të Bunës: KAPET BRESHKA ME ANTENË

Breshka, Kornjaca

Peshkatari nga Ulqini Adem Kraja me rrjetin e tij në gryk të Bunës ka kapur të mërkurën në mëngjes një gjë të pazakontë – breshkën e detit me peshë afër 30 kilogram, me antenë në mburojë, shkruan “Vijesti”. Ai tha që breshka kishte në këmbë kodet dhe numrat e telefonit, ndërsa në mburojë numrat e telefonit dhe antenën. Mbas dy orëve, ... Read More »

Scroll To Top