Wednesday , January 16 2019
Lajmi i fundit

ALARM: BLLOKOHET XHIRO LLOGARIA E KOMUNËS SË ULQINIT!

Komuna e Ulqinit, Opstina Ulcinj

Organet e Administratës tatimore bllokuan dje xhiro llogarinë e komunës së Ulqinit, mëson portali UL-info. Edhe  pse akoma nuk ka informacione zyrtare, është e qartë që kjo ndodhi për shkak të mospagesës së kontributeve në të ardhurat e punëtorëve, shuma e të cilëve është rreth 1.5 milion euro. Komuna  Ulqinit bëri më herët Kontratën e riplanifikimit të këtyre borxheve, mirëpo ... Read More »

Kosova – Mali i Zi: THAÇI I KËNAQUR, KURTI I PAKËNAQUR

“Presim përfundimin e procedurës parlamentare dhe ndryshimin e Kushtetutës, në mënyrë që të sigurohet vendi në Kushtetutën e Kosovës për pakicën malazeze si dhe vendi i garantuat në Parlamentin e Kosovës”, deklaroi kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i cili sot në Prishtinë priti delegacionin e Malit të Zi e cila merr pjesë në Forumin e miqësisë Kosovë – Mali i ... Read More »

BASHKËSIA ISLAME: Gurthemeli për medrese

Xhamia e Pashes, Pasina Dzamija

Të dielën, me 9 qershor, do të vendoset gurthemeli për ndërtimin e Medresesë për femra (shkolla e mesme) në fushën e Ulqinit. Në kuadër të këtij kompleks, siç planifikohet, do të gjendet dhe xhamia e cila do të mund të pranoj mbi 500 veta, si dhe gasulhana. Të njëjtën ditë do të shënohet njëvjetori rindërtimit të Xhamisë së detarëve në ... Read More »

SUKUBINË-MURIQAN: Kalimi i kufirit bëhet më i lehtë

Delegacioni i ministrisë së punëve të brendshme të Malit të Zi dhe Shqipërisë do të flasin të martën dhe të mërkurën për lehtësimin e kalimit të kufirit shtetëror në vendkalimin Sukubinë-Muriqan, sidomos për qytetarët e këtyre dy shteteve . Pritet arritja e marrëveshjes konkrete, e cila do të vlente gjatë këtij sezoni. Kjo pikë kufitarë është, përndryshe, kalimi i parë ... Read More »

AKADEMIA POLICORE: Dëshirojnë më shumë shqiptarë

“Eksperiencat e deritashme me rastin e lajmërimit të kandidatëve, si dhe statistika, analiza krahasuese si dhe zhvillimi i plotë i procesit të regrutimit dhe përzgjedhjes tregon që duke shikuar proporcionalisht në krahasim me numrin e përgjithshëm të kandidatëve, lajmërohen numër i pamjaftueshëm i përfaqësuesve të popujve pakicë në Mal të Zi”, thuhet në letrën të cilën Akademia policore e Danillovgradit ... Read More »

TË GJITHË JEMI NJË SKUADËR: Të mërkurën në Ulqin

“Të mërkurën në ora 13 do të dorëzohet një donacion – fushë e re sportive që përdor Shkolla e mesme “Vëllazërim Bashkim” në Ulqin. Ky donacion është pjesë e aksionit të madh Të gjithë jemi një skuadër të cilin e bënë Tv Vijesti me partner”, tha për portalin UL-info ndihmësja e drejtorit të kësaj shtëpie mediatike Marijana Bojaniq. Ajo tha ... Read More »

KARAMANAGA: Objekti në pjesën e poshtme të Qytetit të vjetër pikë e zezë

Shoqata e miqve dhe admiruesve të Qytetit të vjetër “Kalaja” ftoi organet kompetente që më në fund të gjejnë pronarin e objektit në pjesën e poshtme të hapësirës unike arkitektonike. “Ky objekt ka prishur plotësisht pamjen dhe ambientin e Qytetit të vjetër, kështu që organet kompetente të komunës së Ulqinit duhet të vendosin për fatin e tij”, theksohet në deklaratën ... Read More »

U shpëtua peshkarexha shqiptare

Tre peshkatar shqiptar dhe peshkarexha e tyre “Luar” janë shpëtuar të shtunën nga fundosja me aksion efikas të Shërbimit të Malit të Zi, përgjegjës për siguri në det, shkruajnë ”Vijesti”. Peshkatarët i lajmëruan rojës bregdetare që jo larg nga Kruçi, katër kilometër nga bregu, uji i depërton në anije e tyre, të gjatë 28 metër dhe të rëndë 70 ton. ... Read More »

PRISHTINË: Forumi i Miqësisë Kosovë-Mali i Zi

  Sot dhe nesër në Prishtinë, do të zhvillohet Forumi i Miqësisë Kosovë-Mali i Zi, “Radovan Zogoviç”. Ky forum, i organizuar me nismë të Shoqatës së malazezëve të Kosovës, me mbështetjen e Ministrive të Punëve të Jashtme dhe Ministrive të Kulturës të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi do të trajtojë një gamë të gjerë të marrëdhënieve duke përfshirë ... Read More »

KOMUNA E ULQINIT: Marrëveshje për rregullimin e qendrës së Katërkollës

Gjatë këtyre ditëve është duke përfunduar pjesa e dytë e segmentit rrugor Sukubinë-Ulqin nga udhëkryqi  i Katërkollës e deri në Krythë. Në kuadër të realizimit të këtij projekti, Komuna e Ulqinit ka propozuar një projekt shtesë për standardizimin e kësaj rruge në pjesën e qendrës së Katërkollës. Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu të shtunën ka nënshkruar marrëveshje ... Read More »

Scroll To Top