Friday , February 22 2019
Lajmi i fundit

Organizata e të verbërve të Tivarit dhe Ulqinit: FITUAN BIBLIOTEKËN ME ZË

Me rastin e shënimit të 65 vjetorit të themelimit të Organizatës së të verbërve të Tivarit dhe Ulqinit në Tivar është futur në punë biblioteka me zë, e dedikuar për persona me shikim të dëmtuar. Biblioteka me zë  funksionon në kuadër të bibliotekës së qytetit dhe sallës së leximit “Ivo Vuçkoviq”, shkruan Barinfo. Kryetari i Organizatës së të verbërve të ... Read More »

Ulqin: PA PLAN STRATEGJIK MBI 500 DITË!

Vetëqeverisja lokale në Ulqin nuk ka plotësuar detyrimin e vet ligjor që deri në fund të vitit 2012 të miratoj Planin strategjik të komunës. Për këtë arsye ajo u gjend nën shënjestrën e kritikave të Qeverisë së Malit të Zi, gjegjësisht ministrit për zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm Branimir Gvozdenoviq. Ulqini është ndoshta e vetmja komunë në vend e cila ... Read More »

Qeveria: NATO I GATSHËM TË NDIHMOJ REVITALIZIMIN E ULLISHTËS NË VALDANOS

Valdanos, Panorama

NATO është i gatshëm të ndihmoj financiarisht procesin e revitalizimit të ullishtës njëqind vjeçare në Valdanos, mëson portali UL-info. Sipas fjalëve të funksionarit të lart të Qeverisë malazeze, Aleanca ka vendos të bëjë këtë veprim për arsye së ullishta ishte pjesë e pronës së dikurshme ushtarake dhe që vazhdimisht ekziston rreziku nga zjarri. “Tani na mbetet që ne të gjejmë ... Read More »

DIASPORA: Kërkojnë nënshtetësi të dyfisht

Të zhvendosurit nga Mali i Zi kanë kërkuar nga autoritetet shtetërore që, atyre që jetojnë në shtetin tjetër më shumë se dhjetë vite, të ju mundësohet nënshtetësia e dyfishtë, kanë deklaruar përfaqësuesit e disa shoqatave nga diaspora në takim me anëtarët e Këshillit për marrëdhënie ndërkombëtare. “Ne nuk lusim, as nuk propozojmë, por ne kërkojmë që, përmes Ligjit për diasporë ... Read More »

BASHKËSIA ISLAME: Gur-themeli për Medrese të mërkurën

Xhamia e detareve, Dzamija pomoraca

Bashkësia islame e Ulqinit lajmëron qytetarët që manifestimi i vendosjes së gur-themelit për ndërtimin e Medresesë së vajzave (shkollës së mesme) në fushën e Ulqinit do të mbahet të mërkurën, më 12 qershor, me fillim në ora 17.45. Në manifestim do të marrin pjesë zyrtarët më të lart të këtij institucion si dhe të donatorëve nga Turqia. Në kuadër të ... Read More »

UJËSJELLËSI: Humbje të pabesueshme në rrjet

Kroni, Uji, Cesma, Voda

Ekspertët gjerman të cilët punuan studimin për furnizimin me ujë dhe trajtimin e ujërave të zeza në territorin e komunës së Ulqinit, erdhën deri tek të dhënat fascinante: humbjet në rrjetin e ujësjellësit janë në nivelin e pabesueshëm prej 625 përqind!? Domethënë, sipas llogarisë së tyre, nga burimet përreth në sistemin e ujësjellësit të komunës hyjnë në vit 8.1, ndërsa ... Read More »

ARSIMI: Javën e ardhshme fillon pushimi

Sipas njoftimit të Ministrisë së arsimit dhe sportit, viti shkollor 2012/2013 për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme përfundon të enjten më 13 qershor. Siç theksohet në kalendarin e këtij reparti qeveritar, pushimi veror fillon ditën e ardhshme, të premten, më 15 qershor, ndërsa përfundon me 1 shtator. Viti mësimor për nxënësit e vitit të fundit në shkollat fillore ... Read More »

PRANVERA NE ANE TE MALIT: Te shtunën dita qendrore

Shoqata Ora

Manifestimi “Pranvera në Anë të Malit” do të vazhdojë të shtunën me ditën e tij qendrore, e cila mbahet në stadiumin e Shasit, në kuadër të së cilës do të shfaqet programi kulturo-zbavitës i përbërë nga muzika popullore, lojërat popullore tradicionale, prezantimi i etnografisë së Anës së Malit, panairi i ushqimit tradicional etj. Para programit kulturor-artistik, i cili fillon në ... Read More »

TË MIRAT DETARE: Ndarja e flamurit të kaltër

Plazhi i madh, Velika plaza

Katër plazhet me famë të Ulqinit do të mbajnë edhe këtë verë Flamurin e kaltër, ndërsa në vijim është procedura që edhe dy plazhe tjera të marrin këtë vlerësim prestigjioz, u komunikua nga ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare. Kështu, flamuri i kaltër do të vazhdoj të valëvis në plazhet “Miami”, “Copacabana”, “Evropa beach” dhe “Paradiso”, deri sa ... Read More »

Scroll To Top