Friday , January 24 2020
Lajmi i fundit

Kontrolli i brendshëm i MPB-së: INSPEKTORËT POLICORË NË ULQIN NËN KONTROLLË

Policia Ulqin, Policija Ulcinj

Inspektorët e kontrollit të brendshëm të Ministrisë së punëve të brendshme të Malit të Zi po kontrollojnë a i kanë kthyer punonjësit e policisë së Ulqinit në mënyrë të paligjshme targat e sekuestruara të shoferëve, shkruajnë “Vijesti”. Kjo gazetë pohon që padia është dorëzuar kundër njërit nga udhëheqësit e policisë së Ulqinit, por emri i tij nuk theksohet. Padia e ... Read More »

Për vrasje të vjehrrit: ALEKSANDRA GASHI DËNOHET ME 10 VJET BURG

Aleksandra Gashi, Aleksandra Gasi

Këshilli penal i gjykatëses Vesna Moshtrokol sot në Gjykatën e lartë të Podgoricës, në procesin e përsëritur gjyqësor, ka dënuar me dhjetë vjet burg Aleksandra V. Gashi (50) nga Ulqini, për shkak të vrasjes së vjehrrit Luzë Gashi (78), tha avokati i saj Tomislav Dediq, ndërsa transmeton Portali UL-info. Gjykata e dënoi atë me dhjetë vjet e një muaj burg, ... Read More »

Pobjeda: MBYLLET DERA E KOMUNËS SË ULQINIT

Dera e komunës së Ulqinit të hënën në mëngjes në ora tetë ishin të mbyllura si për palët ashtu dhe për punëtorët e këtij institucion. Kush arriti deri në ora 8 në ndërtesë, kishte mundësi të hynte, pas orës 8 jo. Derën e komunës e “puthën” edhe disa punonjës të administratës shtetërore. Në pyetjen pse komuna është e mbyllur në ... Read More »

Në gjysmën e dytë të vitit të kaluar: TETË PADI PËR KORRUPSION NË ULQIN

Ulqin, Ulcinj, Panorama

Në periudhën nga korriku deri në dhjetor të vitit 2013 në Ulqin janë regjistruar tetë padi të qytetarëve për korrupsion, thuhet në Raportin të cilin e miratoi Qeveria malazeze në mbledhjen e fundit. Shumica e padive është dorëzuar Prokurorisë së lartë shtetërore, ndërsa disa Drejtorisë për iniciativa anti-korrupsion. Është interesante po ashtu që shumica e atyre të cilët kanë dorëzuar ... Read More »

Të rinjtë e PSP-së: PARTI DHURATË NË “STUDIO 55”

Asociacioni i të rinjve i Partisë socialiste popullore në Ulqin, ka ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë në “Parti dhuratë” në diskotekën “STUDIO 55”. Siç theksohet në ftesë, në këtë parti për herë të parë në Ulqin do të marrin pjesë ylli regjional Ana Bebiq (personazhi i njohur nga “Operacioni Trijumf”), si dhe DJ-ët nga Ulqini Millok & Kadrok. ... Read More »

Shefi i diplomacisë shqiptare në Podgoricë: MARRËDHËNIE TË MIRA NË MES DY VENDEVE

Marrëdhëniet e mira në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera, ndërsa bashkëpunimi i mire duhet të përcillet në fushën e ekonomisë, vlerësuan mbas takimit ministrat e punëve të jashtme të dy shteteve Igor Llukshiq dhe Ditmir Bushati, transmeton portal RTCG. “Marrëdhëniet e shteteve tona janë të shkëlqyera dhe ekziston një sërë projektesh në pjesën bilaterale rreth të ... Read More »

Komuna e Ulqinit: TAKIM ME PUNTORËT E KRIPORES

Kryetari i komunës së Ulqinit z.Nazif Cungu vizitoi sot puntorët e kripores së Ulqinit të cilët ditë më parë kanë ndërprerë punen dhe gjenden në grevë. Kryetari i Sindikatës së kripores Marko Miranoviq e njoftoi kryetarin Cungu lidhur kërkesat e punëtorëve për shlyerjen e pagave, kontributeve si dhe obligimeve tjera që kjo ndërmarrje iu obligohet atyre. Kryetari Cungu shprehu keqardhje ... Read More »

Për arsye të „Famës”: NËN HETIM NAIL DRAGA DHE ENVER DEMIROVIQ

Kino bahcja, Kino basta, Fama

Drejtori i Qendrës për kulturë Nail Draga dhe kryetari i Këshillit drejtues të këtij institucion Enver Demiroviq prej kohësh janë pjesë e hetimit të policisë së Ulqinit për arsye të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, shkruan “Vijesti”. Kësaj gazete nga shumë burime është vërtetuar që është në vijim hetimi në bazë të dy padive. Thuhet që ato kanë keqpërdorur pozitën zyrtare ... Read More »

BI: FESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT MUHAMED A.S.

Me rastin e ditelindjes se te Derguarit te Zotit Muhammedit a.s., Bashkesia islame ne Ulqin ka organizuar program me ligjerate dhe ilahi per te shenuar kete date te madhe te historise islame dhe asaj boterore. Programi u mbajt me date 17.01.2014 ne Qendren per kulture ne Ulqin ne prani te me shume se 600 besimtareve te cilet e tejmbushen Qendren ... Read More »

Sindikata e RTV Ulqin: GREVA E PARALAJMËRUAR SHTYHET PA AFAT

Ulqin, Ulcinj, Panorama

Organizata sindikale e Radio-televizionit Ulqin ka lajmëruar që greva, e cila është dashur të filloj të martën, është shtyrë në kohë të pacaktuar. „Këtë hap e ndërmorën sepse pjesërisht janë plotësuar kërkesat tona. Në kontakt me kryetarin e komunës na është premtuar që edhe pjesa tjetër e kërkesave tona së shpejti do të realizohen“, është deklaruar nga kjo organizatë e ... Read More »

Scroll To Top