Sunday , July 5 2020
Lajmi i fundit

Revizioni: TË EVIDENTOHET PRONA SHTETËRORE NË KOMUNË TË ULQINIT

Komuna e Ulqinit, Opstina Ulcinj

Komuna e Ulqinit ka obligim të ketë evidencë të posaçme të pronës së lëvizshme dhe të palëvizshme në kontabilitetin e vet, thuhet në Raportin e revizionit të Propozimit të buxhetit përfundimtar të komunës së Ulqinit për vitin e kaluar, i cili së shpejti do të gjendet para këshilltarëve. Në këtë dokument theksohet që sekretariati përgjegjës në administratën komunale nuk ka ... Read More »

Në Tivar: SONTE FILLON FESTIVALI VEROR

17_Dvorac_Kralja_Nikole

Në Tivar fillon festivali i 27 tradicional veror. Ky manifestim i cili do të zgjas deri më 23 gusht, do të ketë mbi 55 përmbajtje të ndryshme në programin zyrtar, me mbi 65 ndodhi. Organizatorë të festivalit janë Komuna e Tivarit, Ministria e kulturës dhe NP “Qendra për kulturë”. Për këtë manifestim janë ndarë 75 mijë euro. Read More »

CZIP: OFERTA E RE NË KRIPORE

Solana

Edhe pse këtë vit nuk ka prodhim të kripës, mbas plot 80 vitesh, në Kripore megjithatë është gjallë. Siç është lajmëruar nga Qendra për mbrojtjen dhe hulumtimin e shpendëve (CZIP), këtë vit turistët do të mund të kënaqen në këtë hapësirë të mrekullueshme. Siç theksohet, oferta është pasuruar kështu që vizitorët e Kripores do të kenë mundësi të kalojnë rrugicave ... Read More »

Qeveria: RIKONSTRUKTIMI I SHKOLLËS SË MESME NË ULQIN

Vllezerim Bashkim, Bratstvo jedinstvo, Shkolla, Skola

Shkolla e mesme “Vëllazërim-bashkim” në Ulqin vitin e ardhshëm duhet të jetë e rikonstruktuar dhe me kushte më të mira për punë, njoftohet nga Qeveria e Malit të Zi. Siç thuhet në kumtesë të Ministrisë së ekonomisë, në fund të këtij muaji në këtë institucion arsimor në Ulqin do të fillojnë punimet në zbatimin e masave të efikasitetit energjik. Afati ... Read More »

Rotari klub: ZAMI MAVRIQ KRYETAR I RI

Carshia Ulqin, Carsija Ulcinj, Kaldrma, Kalldrami

Sipërmarrësi Zami Mavriq pak kohë më parë është zgjedhur për drejtues të Rotari klubit Ulqin. Ai në këtë funksion do të jetë në një vit të ardhshëm. Mavriq në vendine  kryetarit e zëvendësoi profesorin e muzikës dhe sipërmarrësin Jusuf  Lika. Në Mal të Zi ka gjashtë rotari klube. Ky i Ulqinit është themeluar në vitin 2006, mbas Budvës dhe Podgoricës. Read More »

Njohja për ullishtarët: CAKULI DHE SADIKU ANËTARË TË OIC

Në tubimin e mbajtur pak kohë më parë të Këshillit ndërkombëtarë për ullinj (OIC) në Split si përfaqësues të Malit të Zi në këtë organizatë me renome u zgjodhën dhe Ulqinakët Xhaudet Cakuli dhe Fatmir Sadiku. Siç thuhet në lajmërim nga ky tubim, ato do të jenë anëtarë të ri të Këshillit, me mandat deri në fund të vitit 2015. ... Read More »

Sezoni në Durrës: PUNOJNË ME 20 % TË KAPACITETEVE

Muaji i Ramazanit “boshatis” plazhin e Durrësit. Operatorët turistikë deklaruan se hotelet dhe lokalet punojnë me 20 për qind të kapacitetit të tyre. Gjatë 10 ditëshit të parë të korrikut ka një ulje drastike të frekuentuesve të plazhit më të madh në vend, i cili prej vitesh është bërë destinacioni edhe i pushuesve nga Kosova e shqiptarët e Maqedonisë. Në ... Read More »

MD: PLAZHET MË LEHTË NË DISPOZICION TË INVALIDËVE

Panorama Jadran. Mala plaza

Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare ka deklaruar që do të lehtësojë qasjen plazheve për personat me nevoja të veçanta. Kështu, për shembull, është parashikuar që në Plazh të vogël të vendosen konstruksionet montuese-demontuese prej drurit për këto persona. Është paralajmëruar që vendosja edhe e konstruksioneve tjera të nevojshme do të kryhet deri në fund të javës tjetër. ... Read More »

KK: KU ËSHTË RAPORTI I PUNËS SË DEPONISË SANITARE NË MOZHUR?

Deponia Mozhur, Deponija Mozura

Nga Parlamenti lokal është paralajmëruar që javën e ardhshme do të mbahet mbledhja në të cilën, përveç të tjerash, do të shqyrtohet dhe raporti i ndërmarrjeve publike themelues i të cilëve është Kuvendi. Ndër to nuk është dhe raporti mbi punën e deponisë sanitare në Mozhur, themelues i të cilës janë komunat e Ulqinit dhe Tivarit. Rikujtojmë që në shkurt ... Read More »

Ulqin – Shkoder: EKSPOZITË ME FOTOT E MARUBIT‏

Shkodra - kartolina - Marubi

Prej ditës së sotshme, deri në 7 gusht, qyteti i Shkodrës do të kthehet në ekspozitë të hapur. Fotografi gjigante të Marubëve, Picit, Idromenos etj., do të mbushin çdo kënd të qytetit. Bëhet fjalë për ekspozitën “Marubi Route”, pjesë e një aktiviteti më gjithëpërfshirës, një iniciativë historiko-kulturore e organizuar për herë të parë në qytetin e Shkodrës në kuadër të ... Read More »

Scroll To Top