Thursday , July 18 2019
Lajmi i fundit

Shqipëri: VAZHDON NUMËRIMI I VOTAVE

Vazhdon numërimi i votova neper qendrat e votimit ne vend, ne disa zona me ritëm te ngadalte. Nëse i referohemi kutive te përfunduara koalicioni i djathte është ne përparësi ne Kukës, Shkodër e Durrës. Ndërkohë që e majta kryeson në zona të tjera, si në Tiranë, Fier, Elbasan, Vlorë, Berat, Dibër, Gjirokastër. Këto janë rezultatet zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror ... Read More »

Rama – Meta: FITORE PËR TË MAJTËN; Bregu: PD KA FITUAR

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta e cilësoi plebishitare fitoren e Aleancës për Shqipërinë Evropiane. Ai tha se nga të dhënat e brendshme, koalicioni i majtë “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” ka në kuti rreth 80 mandate, ndërsa për LSI-në janë 15 deri në 20 mandate. “Jam i bindur edhe nga të dhënat tona, edhe nga të gjitha vlerësimet ... Read More »

KOS: NË RUMI MBI 400 BESIMTAR

Kisha ne Rumi, Crkva na Rumiji

Nga Mitropolija malazeze-bregdetare të Kishës ortodokse serbe kanë deklaruar që të dielën në maje të Rumisë janë mbledhur disa qindra njerëz. Sipas fjalëve të priftit Jovan Plamenac, më shumë se 400 besimtar kanë marrë pjesë në liturgji në maje të malit. Ai tha që për këtë ka ndikuar koha e bukur, por edhe ajo çfarë ndodh në media në lidhje ... Read More »

Përgjaken zgjedhjet: NJI I VRARË DHE TRE TË PLAGOSUR NË LAÇ

Zgjedhjet, Izbori, Kutija e votimit, Glasacka kutija

Zgjedhjet çelen me vrasje në qytetin e Laçit. Një komisioner i LSI është vrarë para qendrës së votimit, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur, midis të cilëve dyshohet edhe Mhill Fufi, kandidati i PD-së, njëkohësisht nënkryetari i qarkut të Lezhës. Mësohet se ai është në gjendje të rëndë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur para ambienteve të ... Read More »

Gjykata themelore: U PËRMIRËSUA TRANSPARENCA E PUNËS

Gjykata themelore, Osnovni Sud

Kohët e fundit Gjykata themelore në Ulqin ka bërë shumë hapa në fushën e transparencës dhe prezencës më të madhe të publikut, është deklaruar nga ky institucion. Siç tha kryetarja e gjykatës Lirije Buzuku, në lobi janë vendosur dy ekrane LCD në të cilët paraqiten orari javor i seancave gjyqësore, si dhe informacionet tjera me rëndësi për punën e këtij ... Read More »

Baroviq: QIRAMARRËSIT DUHET TË LIROJNË GJYSMËN E PLAZHIT

Plazhi i madh, Velika plaza, Panorama

Qiramarrësit e plazheve duhet të respektojnë vendimin që gjysma e plazhit të jetë e liruar nga shkrirëset dhe çadrat, deklaroj drejtori i Ndërmarrjes publike për menaxhimin e të mirave detare Rajko Baroviq. “Kemi nënshkruar marrëveshjet, e në to është qartë e definuar cilat janë të drejtat dhe detyrimet e çdo njeriu apo firme e cila ka marrë me qira një ... Read More »

Të enjten në Tivar: NATA E SEVDAH-ut

NVO Gajret nga Tivari, me ndihmën e Fondit për pakica të Qeverisë së Malit të Zi dhe ndihmen e Qendrës kulturore të Tivarit, të enjten organizon Natën e sevdah-ut të Safet Drlanit me miq, lajmëron Bar info. Edhe këtë vit profesori i harmonikës Safet Drlan ka mbledhur në Netët e sevdah-ut shumë emra muzikor, të zhanreve të ndryshme, si: Renata Peraziq, Ema Çivoviq, Tea Shufta, Aleksandra Vojvodiq Jovoviq, Gjulie Pelingu, Merita Subashiq Shabanoviq, Dina Kukalj, Tanja Selhanoviq, Shukrija Zhuti Serhatliq dhe mysafiri ... Read More »

Komuna e Ulqinit: DUKE PRITUR HOTELIN E RI

Riviera e Ulqinit, Ulcinjska rivijera

Pas prezantimit të vitit të kaluar në Panairin e Patundshmërive dhe investimeve “Frei 2012”, në Milloçer dhe përfundimit të të gjitha përgatitjeve lidhur me projektin, i cili është punuar sipas rekomandimeve të zinxhirit të madh të hoteleve dhe resorteve Iberostar Group nga Spanja, për ndërtimin e hotelit në Plazhin e madh në Ulqin, i cili edhe do të afarizojë në ... Read More »

Kumtesë për opinion: TAKIM PËR KALIMIN KUFITAR NË SUKOBINË

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu është takuar të enjten me përfaqësuesit e policisë kufitare Sllavko Vujinoviq dhe Svetisllav Filipoviq si dhe me përfaqësuesin e Drejtorisë së doganave Dragan Vuçiq dhe ka biseduar lidhur me masat e nevojshme me qëllim të shpejtimit të kalimit gjatë sezonit në kalimin kufitar të Sukobinës. Kryetari Cungu ka theksuar që ky kalim i ... Read More »

Nuk qetësohet situate rreth ndërprerjes së Panairit të prodhimeve artistike në Ranë: SKANDALI U VËRTETUA

Ramiz Hajdari

Drejtoria për punë inspektuese ka konstatuar, me vendimin e 17 qershorit, që organizatori i Panairit të parë ndërkombëtar të artizanëve dhe prodhimeve artistike, NVO “Globus art”, mbasi që një ditë më herët është ndërprerë ky manifestim, “krejtësisht i ka hequr parregullsitë”. Prandaj Drejtoria ka pru vendim në të cilin thuhet: “Ndërpritet procedura për këtë gjë për arsye se subjekti i ... Read More »

Scroll To Top