Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka emëruar sot Edin Ramën si kryeministër dhe e ka mandatar për krijimin e kabinetit të tij qeveritar. Rama ka shkuar në orën 09:56 minuta në godinën e Presidencës ku dhe u takua për pak minuta me kreun e shtetit. Nishani i ka dorëzuar Ramës dokumentin ku e ngarkon për formimin e qeverisë së re. ... Read More »
Sociale
Feed SubscriptionFestivali Marubi: FJALIMI I RASTIT I KRYETARIT TË KOMUNËS SE ULQINIT
Dëshiroj t’u njoftoj që jemi në prag të mbajtjes së një manifestimi të rëndësishëm për qytetin tonë, i cili ka për qëllim pasurimin dhe diversifikimin e ofertës turistike me synimin që të zgjatet sezoni turistik. END SEASON FEST – Marubi do të mbahet nga data 20 deri, më 22 shtator në disa lokacione. Bëhet fjalë për një koncept inovativ të ... Read More »
OceanCare: HULUMTIMET SIZMIKE DO TË RREZIKOJNË JETËN NË ADRIATIK
OceanCare, organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e oqeaneve dhe detit, ka paralajmëruar që hulumtimet sizmike në Adriatik mund të rrezikojnë jetën në nëndetin kroat, shkruan portali kroat Index.hr. OceanCare paralajmëron që në nëndet do të xhirohet me ndihmën e sinjalit të zërit me fuqi prej 240 decibel, që do të krijoj zhurmë të padurueshme, e cila sidomos i pengon delfinëve, por ... Read More »
Ministria për pakica: PËR STUDIM NË SHQIPËRI JANË LAJMËRUAR 78 PERSONA
Universitetet në Shqipëri këtë vit kanë siguruar 174 vende për studentët e Malit të Zi, e deri tani për studim në këtë shtet janë lajmëruar 78 persona, është lajmëruar nga Ministria për të drejtat e njeriut dhe pakicave. Delegacioni i ministrisë, të cilën e ka udhëhequr ndihmës ministri Mersudin Grediq, ka qëndruar më 5 dhe 6 shtator në Tiranë ku ... Read More »
Anketë: SHQIPTARËT MË TË LUMTUR NË RAJON
Ata që po kërkojnë lumturi dhe kënaqësi më të madhe duhet të shkojnë të jetojnë në Evropën veriore. Jo në Egjipt apo në vendet e goditura nga kriza e eurozonës. Të dhënat janë bërë publike nga një raport Universitetit të Tokës në Kolumbia. Shqipëria, bashkë me Angolën dhe Zimbabven janë vendet që kanë pësuar ngjitje më të madhe nga të ... Read More »
Mbas analizës së përsëritur: UJI I SIGURT NË PLAZH TË VOGËL DHE TEK LIDO-ja
Rezultatet e analizave të përsëritura të kualitetit të ujit të detit në dy plazhet e Ulqinit, tregojnë që kualiteti i ujit të detit në Plazh të vogël dhe në pjesën e Plazhit të madh (tek ish hoteli “Lido”) është më i miri, gjegjësisht i klasës K1, është lajmëruar të hënën nga Ndërmarrja publike për të mirat detare. Kjo do të ... Read More »
Ministri i arsimit në Ulqin: VITIN E ARDHSHËM FILLON NDËRTIMI I SHKOLLËS SË RE
„Vitin e ardhsëm duhet të fillojnë aktivitetet rreth ndërtimit të shkollës së re në Ulqin“, ka paralajmëruar të hënën ministri i arsimit dhe sportit Slavoljub Stijepoviq. Ai mbas bisedës me kryetarin e komunës së Ulqinit Nazif Cungun ka thënë që në vitin 2014 do të hapet tenderi për atë projekt, dhe që së shpejti do të nisen punimet në sanimin ... Read More »
Komuna e Ulqinit: MBI PESË MIJË OBJEKTE PA LEJE
Sipas evidencës së Drejtorisë për patundshmëri, duke përfunduar me vitin 2008, në territorin e komunës së Ulqinit janë 5085 objekte pa leje ndërtimi dhe 68 objekte me leje të tejkaluar ndërtimi. Sipas të dhënave nga Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare për vitin 2009 ekzistojnë 577 objekte pa leje të regjistruar si objekte të përkohshme, si dhe 17 ... Read More »
Fenomen: ULQINI PO BËHET VEND I VIKEND SHTËPIZAVE
Me 91 për qind të shtëpive dhe banesave për pushim dhe rekreacion të cilat i përkasin të ashtu quajturve vikend pushuesve, Kruçi është tërësisht vendbanim i vikend shtëpizave, derisa kjo përqindje në Shtoj i kalon 60 për qind. Në Kruç ka rreth 700 shtëpi për pushim dhe vikend shtëpiza, pronarët e të cilëve janë pronar të huaj. Në shtëpitë e ... Read More »
Shkodër: HUMB JETËN 27-VJEÇARI, E ZË KORRENTI
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi e ka zënë korrenti. Sipas policisë së Shkodrës, viktima është Pjetër Mulliri nga fshati Grude e Re, e komunës Rrethina, shkruan Shekulli. Mësohet se 27-vjecari ka tentuar të lidhë energjinë për banesën e tij në momentin që e ka zënë korenti. Policia ndërkaq, ka nisur ... Read More »