Saturday , January 18 2020
Lajmi i fundit

Shkodër: PAJTOHEN DY FAMILJE PAS 15 VJETËSH NË HASMËRI

Dy  familje në fshatin Nënshat të komunës Hajmel në Shkodër, të cilat ishin në hasmëri prej 15 vitesh, i kanë shtrirë dorën e pajtimit njëra-tjetrës. Ka qenë mesha e mbajtur në kishën e Nënshatit me rastin e festës fetare të Shën Gjon Pagëzorit vendi  i zgjedhur nga familjet Shtjefni e Doçi për t’i dhënë fund hasmërisë. Në prani edhe të ... Read More »

Gjyqi i Ulqinit mbeti pa një gjykatës: VDIQ ILIJAZ KROMA

Ilijaz Kroma

Nga Gjykata themelore e Ulqinit lajmëruan opinionin publik që pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë vdiq gjykatësi në këtë institucion Ilijaz Kroma. Kroma ka punuar gjatë në Ndërmarrjen ndërtimore “Primorje”, ndërsa për gjykatës të Gjyqit themelor në Ulqin u zgjodh në fillim të vitit 1993. “Me ngrohtësinë e vet njerëzore do të mbahet mend nga kolegët, ndërsa me ... Read More »

Gazetari amerikan Kris Deliso: IZRAELITËT MONITOROJNË ISLAMISTËT RADIKAL NË MAL TË ZI

“Ekzistojnë informata shumë interesante për aktivitetin izraelit në Mal të Zi në aspektin  e monitorimit të veprimit të islamistët radikal”, deklaroi gazetari investigativ  amerikan Kris Deliso (Christofer Deliso). Autori i librit “Ardhja e kalifatit ballkanik” shkruan për portalin Balkananalysis.com që aktivitetet e shërbimit informativ “Mosad” në Mal të Zi “megjithatë, akoma nuk mund të konfirmohen”. Mosad ka në aeroportin e ... Read More »

Në Shkodër: MUZEU I KUJTESËS

Në qytetin e Shkodrës është drejt përfundimit ndërtimi i muzeut të kujtesës, një muze ky i veçantë në Shqipëri dhe që synon të sjellë dëshmi nga historia e dhimbshme e persekucionit komunist. Muzeu i krimeve të diktaturës që po ndërtohet në Shkodër, atje ku në vitin 1945 u ngrit një nga burgjet më të egra të regjimit komunist, ish dega ... Read More »

Në Plazhin e madh:SHPËTONIN TURISTËT NGA DETI

Dallgët dhe rrymat detare ju kanë shkaktuar shumë punë shpëtimtarëve në Plazhin e madh. Edhe pse në të gjitha plazhet ishin të nxjerrë në pah flamujt e kuq, disa mysafirë nuk donin të humbasin dhe ditën e sotme në plazh, mbasi që të martën ishin të detyruar ta bënin një gjë të tillë. Për këtë arsye “rojtarët e plazheve” kanë ... Read More »

Drejtoria e policisë: U ARRESTUA TRESHJA GRABITËSE NË ULQIN

Punonjësit e drejtorisë së policisë kanë identifikuar dhe arrestuar  A.P. (22) nga Ulqini, A.N. (19) nga Shkodra dhe B.S. (20) nga Drenica (Kosova), për shkak të dyshimit që kanë kryer tre vepra penale – dy grabitje dhe një vjedhje, është lajmëruar nga ky institucion. Ato, siç dyshohet, të martën në mëngjes kanë kryer veprën penale grabitje, në mënyrë që kanë ... Read More »

Gjykata themelore: RA ÇDO I DYTI VENDIM

Në Gjykatën themelore të Ulqinit në lëndët gjyqësore gjatë vitit të kaluar janë shfuqizuar 52.9 për qind të vendimeve, që do të thotë që çdo i dyti gjykim ka rënë në Gjykatën e lartë. Kryetarja e Gjykatës supreme të Malit të Zi Vesna Medenica më herët ka thënë që „atje ku do të shfuqizohen më shumë se 30 për qind ... Read More »

Ada: U RRAH BRUTALISHT ROJTARI I BARIT NË PLAZH

Lumi Buna, Rijeka Bojana

Tre grabitës të martën në mëngjes brutalisht e rrahën rojtarin e natës të barit në plazh “SFRJ”, Drazhen Gjakonoviq (31) nga Ulqini. Siç shkruan “Pobjeda”, grabitësit i kaluan Gjakonoviqit pas shpine dhe e goditën me shufër, e pastaj u futën në atë objekt në grykë të Bunës dhe morën dy CD plejer, një kompjuter, një çantë me gjëra dhe para. ... Read More »

Shkodër: POLICIA ASGJESON 2220 RRENJË HASHASH

Policia e Shkodrës ka nisur të marten një aksion kundër bimëve narkotike. Mësohet se në fshatin Toplanë janë zbuluar dhe asgjësuar me zjarr 6 parcela me kanabis, ose 712 rrënjë. Aksioni u shtri edhe në fshatin Kir, ku edhe aty u asgjesuan 6 parcela ose 1509 rrënjë kanabis. Policia e Shkodrës ndërkaq po punon për identifikimin e kultivuesve të kanabisit. ... Read More »

Në Velipojë: MBYTEN DY TURISTË, SHPËTOHËN TRE TË TJERË

Një ngjarje e rëndë është shënuar të marten në plazhin e Velipojës. Dy pushues, njëri nga Ferizaji dhe tjetri nga Shkodra kanë humbur jetën.Viktimat janë identifikuar si Adnan Halimi, 50 vjeç nga Ferizaj dhe Myfit Paçrami, 56 vjeç banues në Shkodër. Tre pushues të tjerë rrezikuan gjithashtu jetën. Sipas policisë, bilanci mund të kishte qenë dhe më tragjik, pasi vetëm pas ... Read More »

Scroll To Top