Friday , October 18 2019
Lajmi i fundit

Lamoviq: PADI PENALE PËR SHKAK TË OTRANTIT

Hotel Otrant

“Mbasi që e shikuam kontratën për qiramarrje në mes të NLB Interfinanz AG prej Cyrihut dhe kompanisë nga Ulqini ‘Argos’ jemi drejtuar, si sindikatë i hotelit ‘Otrant’, prokurorit special për krim të organizuar Gjurgjina Ivanoviq dhe kemi  dorëzuar padi penale”, ka deklaruar kryetari i Sindikatit komunal të Lidhjes së sindikatave të pavarura të Malit të Zi në Ulqin Shefki-Keko Lamoviq. ... Read More »

Berisha: SHQIPËRIA VENDOSI

Kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë mbi humbjen në zgjedhjet e 23 qershorit, qysh prej mbylljes së proçesit elektoral pasditën e së dielës. Z.Berisha ka dalë nga selia e Partisë Demokratike, duke iu drejtuar qytetarëve në cilësin e kryetarit të forcës politike që deri tani udhëhiqte koalicionin qeverisës. Berisha deklaroi se ka vendosur në mënyrë të parevokueshme ... Read More »

Peshkatarët: NUK ËSHTË SIÇ POHON MINISTRIA

Nga Ministria e bujqësisë në fillim të kësaj jave kanë lajmëruar që Inspekcioni për peshkim detar, në bashkëpunim me Policinë lundruese kufitare, ka kryer të dielën me 23 qershor aksion gjithëpërfshirës të kontrollit të aktiviteteve në det, në territorin e Komunës së Tivarit dhe Komunës së Ulqinit. Në këtë aksion, siç pohohet, janë gjetur dhe sekuestruar shumë mjete dhe pajisje, ... Read More »

Gjykata vendosi në favor të punëtorëve të Otrantit: PRONARËT TË PAGUAJNË 18 RROGA

Greva, Strajk, Hotel Otrant

Gjykata themelore e Ulqinit ka sjell vendimin në bazë të cilit pronarët e hotelit “Otrant” janë obliguar që për 57 punëtor të këtij objekt të paguajnë 18 rroga të mbetura. Punëtorët paditën firmën e vet për pagat e papaguara në periudhën prej 1 shtatorit të 2011 deri më 1 mars të 2013. Në bazë të vlerësimit të ekspertit financiar, kryetarja ... Read More »

Rama: UNË JAM KRYEMINISTRI I RI I SHQIPËRISË

“Sot ju populli i Shqipërisë vendosët të ma ngarkoni mua dhe skuadrës tonë kombëtare të Rilindjes, së bashku dhe në mënyrë të pandarë me partnerët tanë, të LSI dhe me aleatët e tjerë këtë përgjegjësi kaq të madhe.”- tha të martën mes shumë simpatizantëve  të grumbulluar para selisë së PS-së, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Ai shtoi se do ... Read More »

Në grykë të Bunës: SHPËTON PESHKATARI ZHELKO KNEZEVIQ

Ada e Bunes, Ada Bojana

Dallgët dhe rrymat detare për pak të martën ishin fatale për peshkatarin Zhelko Knezeviq. Varkën e tij, siç shkruan Dan, në rreth 300 metra nga gryka e Bunës e përmbysen dallgët e mëdha, e Knezheviqi me shumë mund ka mbërrit deri në breg. Me ndihmën e familjes, shokëve dhe kolegëve të peshkatarit mbas kësaj u organizua në mënyrë të suksesshme ... Read More »

Qeveria e Malit të Zi: E MËRKURA – DITË ZIE

Qeveria e Malit të Zi ka deklaruar që e mërkura, me 26 qershor, do të jetë Ditë zie në vend. Siç thuhet, ky vendim është marrë për arsye të vdekjes së 18 qytetarëve Rumun në aksidentin e komunikacionit që ndodhi në kanjonin Pllatije si dhe vdekjes tragjike të katër djemve të ri të cilët të hënën gjetën vdekjen në Dobre ... Read More »

Zgjedhjet në Shqipëri: VERDIKT I QARTË PËR NDRYSHIM

Pjesëmarrja në zgjedhjet e së dielës ishte nga më të lartat ndonjëherë në vendin tonë në këto vite të tranzicionit. Zgjedhjet në përgjithësi ishin dëshmi e pjekurisë politike të shqiptarëve, e kulturës së lartë demokratike dhe e vetëdijes së tyre se ata mund ta ndryshojnë politikën me anë të votës kur ajo duhet ndryshuar. Një vrasje në Laç ditën e ... Read More »

SHB “Rumia”: NISJA PËR NË TARABOSH

Pas ngjitjes së para pak kohëve në majën e Rumisë, anëtarët e Shoqatës së bjeshkatarëve “Rumia” do të ngjiten në Tarabosh. Siç është thënë portalit UL-info nga kjo organizatë, të dielen, me 7 korrik, bjeshkatarët nga Shtegvashi, në Krajë, do të nisen në pushtimin e këtij mali mbi Shkodër, me lartësi mbidetare prej 593 metër. “Meqë bëhet fjalë për kalimin ... Read More »

Tivar: KATËR NJERËZ GJETËN VDEKJEN DUKE PASTRUAR PUSIN

Katër njerëz kanë humbur jetën gjatë pastrimit të pusit në lagjen Dobre vode në Tivar, lajmëruan Vijesti online, duke u bazuar në burime jozyrtare të policisë. Kanë humbur jetën Demir Oleviq (29), dhjetë vite më i ri Vlladimir Jekniq nga Podgorica, Ejup Hoxhiq nga Zenica si dhe një djalë i ri, identiteti i të cilit nuk njihet ende. Pusi është ... Read More »

Scroll To Top