Saturday , August 15 2020
Lajmi i fundit

Deri në fund të prillit: NISIN PUNIMET PËR MEDRESEN E VAJZAVE

Medreseja Ulqin, Medresa Ulcinj

Deri në fund të këtij muaji do të nisin punimet në ndërtimin e Medresesë së vajzave në Fushën e Ulqinit, është deklaruar për Portalin UL-info nga Bashkësia islame në Ulqin. Siç na tha kryemimami h. Ali ef. Bardhi, donatorët nga Turqia kanë siguruar rreth një milion euro, sa planifikohet të kushtojë kjo ndërtesë, ndërsa është zgjedhur edhe kompania e cila ... Read More »

Gjykata themelore: PADITË VËLLAI VËLLANË, BABAI DJALIN, NËNA DJALIN…

Për gjendjen në një shoqëri mund të krijohet një fotografi e qartë nga praktika gjyqësore. Përparimi i teknikes dhe transparencës së punës të këtij institucion në Ulqin ka mundësuar që në monitorët e ndërtesës së Gjykatës themelore ose, akoma më thjesht, me hyrje në faqen  http://sudovi.me/osul/raspored-sudjenja/ shihet kush janë ato që kërkojnë drejtësinë. Por, kur pak më me vëmendje shikohen ... Read More »

Miss Shqipëria 2014 në Ulqin: U NËNSHKRUA MARRËVESHJA

Të premten producenti Petri Bozo ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me kryetarin e komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka për zhvillimin e konkursit Miss Shqipëria 2014 në Kalanë e Ulqinit. Kështu nga datat 20-27 qershor bukuroshet shqiptare do të jenë mikeshat speciale të këtij qyteti, ku mbrëmjen e 27 qershorit, në Kalanë e bukur shqiptare do të kurorëzohet më e bukur ... Read More »

Në Goranë të madhe: QYTETARI I ULQINIT VIDHTE PJESË TË AUTOBUSIT

Prangat, Lisice, Policia, Policija

Aleksandar Mihajlloviq (25) nga Ulqini dhe Rexhep Vuçiq nga Tivari janë arrestuar në Tivar për shkak të dyshimet se kanë kryer vjedhje të rëndë, është lajmëruar nga policia. Ato, siç dyshohet, më 16 prill të vitit 2014, në Tivar, kanë kryer veprën penale vjedhje të rëndë, në mënyrë që, pas mbërritjes në fshatin Goranë të madhe – Tivar, kanë thyer ... Read More »

Komuna e Ulqinit: GJEKA UROI MONSINJOR GASHIN

Fatmir Gjeka, Fatmir Djeka

Arqipeshkvia e Tivarit Monsinjor Zef Gashi  I nderuar shkelqësi! Më lejoni që në emer të Komunës së Ulqinit dhe në emrin tim personal, në rradhë të parë Ju shkelqesi dhe përmes jush të gjithë besimtarëve të besimit katolik t’ua  uroj përzemersisht Pashket. Gëzuar Pashkët – Diten e madhe të Ringjalljes së Krishtit. Uroj për ma shumë shëndet e begati. Me ... Read More »

Alarm: BIE NUMRI I NXËNËSVE NË ULQIN

Që në Ulqin është në rënie numri I popullsisë dhe nataliteti tregojnë të dhënat e numrit të nxënësve në shkollat fillore në disa vitet e fundit të cilat i ka publikuar Enti shtetërorë për statistikë – Monstat. Këtë vit në shkollat fillore të Ulqinit ishin 211 nxënës më pak se para pak viteve. Kjo do thotë që në katër shkollat ... Read More »

Në mbledhje të dy qeverive: MARRIN PJESË DHE POLITIKANËT SHQIPTARË NGA MZ

Dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë sot janë mbledhur në Kukës. Këtë vit takimi i përbashkët është në shenjë përkujtimi për 15 vjetorin e eksodit të shqiptarëve gjatë vitit 1999 dhe nderim për të gjithë ata shqiptarë që i pritën të ikurit nga Kosova. Takimi i dy qeverive bëhet në mënyrë ceremoniale për të kujtuar UÇK-në dhe bujarinë ... Read More »

“Rasti Otrant”: VAZHDIMI I GJYKIMIT ME 14 MAJ

Hotel Otrant

Gjykatësi në lëndën të cilën punëtorët e hotelit “Otrant” kanë iniciuar kundër ish pronarëve të këtij objekti, kompanisë “Barkli Montenegro”, Lirija Buzuku, e cila është edhe kryetare e Gjykatës themelore në Ulqin, ka caktuar që ai proces të vazhdojë me 14 maj, në ora 11.30. Meqenëse punëtorët kanë paditur edhe qiramarrësit e tanishëm të “Otrantit”, kompaninë “Argos”, atëherë me siguri ... Read More »

Motoriada e 6: NË FILLIM TË SHTATORIT

Motorriada, Motoriada

“Motoriada Ulqin 2014” do të mbahet fundjavën e parë të shtatorit, gjegjësisht më 6 dhe 7 shtator, kanë deklaruar për Portalin UL-info organizatorët e këtij manifestimi tradicional. Tubimi i sivjetmë i motoristëve do të jetë i gjashti me radhë, ndërsa organizatorët në Moto klubin “Pirates” presin pjesëmarrjen më të masive deri tani nga vendi dhe jashtë. Për pjesëmarrësit e këtij ... Read More »

Scroll To Top