Monday , August 10 2020
Lajmi i fundit

Në pikën kufitare Kulla: U SEKUESTRUAN TELEFONËT ME VLERË 10 MIJË EURO

Punonjësit e Drejtorisë së doganave të hënën në pikën kufitare “Kulla”, duke kryer kontrollin e rregullt të kalimit të mallit dhe udhëtarëve, kanë gjetur dhe sekuestruar telefonat celular të pa lajmëruar, vlera totale e të cilëve është 9.547 euro, është lajmëruar nga ky institucion. Thuhet që ky mall është sekuestruar nga autobusi me targa të Kosovës, i cili ka udhëtuar ... Read More »

Edhe në shkollat e Ulqinit: MËSOJNË PËR EMIRATET

Vllezerim Bashkim, Bratstvo jedinstvo, Shkolla, Skola

Ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) në Podgoricë ka lajmëruar që në Ulqin dhe në shtatë komuna tjera të Malit të Zi nxënësit e shkollave fillore do të mësojnë për historinë e këtij vendi. „Nxënësit e shkollës fillore nga data 3 deri më 7 dhjetor do të mund të bëjnë krahasimin në mes të Malit të Zi dhe EBA ... Read More »

Nacionalizimi: SHTOJAKËT DO TA MARRIN TOKËN E VET ME QIRA

Plazh i madh, Velika plaza

Ajo nga çfarë ekzistonte frika – që toka private në zonën e ashtuquajtur të mira detare do të jetë faktikisht e nacionalizuar, është futur në sistemin juridik të vendit. Siç shkruajnë “Vijesti”, gjykata e lartë pak kohë më parë ka pru vendimin që “të drejtën e përdorimit të pronës e cila paraqet të mirat detare i takon pronarëve të mëparshëm ... Read More »

Zgjedhjet në Kosovë: SHPEND AHMETI FITON PRISHTINËN

Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë atë që askush nuk ka mundur në Prishtinë 14 vite pas luftës. Ai e ka mposhtur në garë për Prishtinën, LDK-në, duke u bërë kryetar i ri. Shpend Ahmeti ka fituar 51.05 % të votave përkundër 48.05 të Isa Mustafës. Katër vitet e ardhshme Prishtina do të ketë kryetarë të ri dhe për ... Read More »

Në Tivar të vjetër: U MBAJT FESTA E 12 E ULLIRIT

Me qindra familje nga Tivari, Budva dhe Ulqini jetojnë nga ullishtaria, kështu që duhet punuar më shumë në mbrojtjen e prodhimit vendas dhe në atë që ky vaj të jetë më konkurrent në treg, është vlerësuar të martën në Tivar, kur u mbajt manifestimi qendror i Festës së 12 të ullirit. Këtë manifestim disaditor e kanë organizuar komuna e Tivarit, ... Read More »

Për Këshillin e ri gjyqësor: DY KANDIDAT PREJ ULQINIT

Anëtarët e Këshillit për sistem politik, drejtësi dhe administratën e Kuvendit të Malit të Zi kanë vërtetuar listën për Këshillin gjyqësor. Ndër 14 kandidat gjenden dhe dy juristë nga Ulqini: Loro Markiq dhe Nail Rexha. Markiq është avokat shumëvjeçar dhe anëtarë i Komitetit malazez të Helsinkit për të drejtat e njeriut. Rexha ishte sekretar i Kripores, nënkryetar i komunës së ... Read More »

Qendra për kulturë: NISIN GREVËN PËR SHKAK TË RROGAVE TË PAPAGUARA?

Qendra per kulture, Centar za kulturu

Sindikata e Qendrës për kulturë do të vendos në fillim të javës së ardhshme a do ti thërras punëtorët në grevë. Punëtorëve në këtë Ndërmarrje publike i detyrohen nëntë rroga dhe atë mendojnë që vetëm me ndalimin e punës mund të detyrojnë themeluesin e vet, Komunën e Ulqinit, të ju paguaj rrogat e mbetura. Është bërë gati rregull që punëtorët ... Read More »

Komuna e Ulqinit: REKONSTRUIMI I KAPELËS

Në ditët në vijim fillon rekonstruktimi i Kapelës në Ulqin. Punët do ti zhvilloj kompania Sh.P.K. “GKM” nga Podgorica me të cilën është nënshkruar kontrata. Vlera e këtij investimi është 49.919,07 eur. Punimet duhen te kryhen brenda 35 ditëve. Mbikëqyrjen e punimeve do ta bej Sh.P.K. “Agjencia për ndërtim dhe zhvillim” – Ulqin, kumtohet nga Sekretariati për çështje komunale dhe ... Read More »

Në Qendër për kulturë: U FESTUA DITA E FLAMURIT

Koreodrama Kalendari

Me rastin e ditës së flamurit, 101 vjet nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë dhe 570 vjet nga ngritja e flamurit kombëtar, Këshilli nacional i Shqiptarëve në Mal të Zi të enjten në Ulqin organizoi Akademinë solemne. Për rëndësinë e kësaj feste të madhe për Shqiptarët foli kryetari i këtij institucion Genci Nimanbegu. Me këtë rast është zhvilluar program i ... Read More »

Në Tivar këtë të shtunë: FESTA E ULLIRI

Në Tivarin e vjetër këtë të shtunë do të mbahet festa e ullirit (maslinijada). Këtë manifestim tradicional do ta hap ministri malazez i bujqësisë dhe i zhvillimit rural Petar Ivanoviq. Gjatë programit dyditorë do të prezantohet ekspozita e vajit të ullirit, ullinjve, agrumeve, mjaltit, bimëve mjekësore, suvenirëve, verës dhe ushqimeve tradicionale dhe prodhimeve nga treva e Tivarit. Është paralajmëruar dhe ... Read More »

Scroll To Top