Friday , October 2 2020
Lajmi i fundit

Në Tivar: ARRESTOHET ARMIN-MUSHA OSMANAGIQ

Armin Musha Osmanagiq dhe bashkëshortja e tij Lilana janë arrestuar të mërkurën në Tivar. Aksionin e arrestimit e kanë kryer, siç transmeton Portalanalitika, QS Tivar dhe Dega për shuarjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Osmanagiq dhe bashkëshortja e tij dyshohen se kanë kryer vepër penale pastrim parash. Informacionin për arrestim e ka konfirmuar dhe ministri i punëve të brendshme ... Read More »

Komuna e Ulqinit: KATËR INVESTIME ME VLERË 38,5 MIJË EURO

Sekretariati për çështje komunale dhe mbrojtje të ambientit jetësor Avdulla Dervishi njoftoj opinionin ne lidhje me disa aktivitete në fushën e investimeve të cilat kanë filluar në Komunën tonë. Rekonstruktimi i shkalleve nga Përmendorja në Pinjesh deri te parku buzë restorantit  “Holegro” në Ranë. Punët i zhvillon kompania Sh.P.K. “Finidom” nga Podgorica. Vlera e këtij investimi është 12.253,29 euro. Ndërtimi ... Read More »

Në Gjyqin për kundërvajtje: VËREJTJE PËR MOGUL PËR ARSYE TË PERFORMANCËS NË ADË

Mbas tre seancave dëgjimore Gjyqi për kundërvajtje në Ulqin në bazë të padisë së Drejtorisë së policisë ka vendosur ti jap vërejtje OJQ “Mogul” për shkak se kujdestarët e tij në performancën e mbajtur para portës së vendosur ilegalisht në Adë kah mesi i qershorit nuk kanë mbajtur mbishkrimin në mëngë. Vendimi për shefin e sigurisë të MOGUL-it në këtë ... Read More »

CZIP: MBI NJË MIJË FLAMINGO NË KRIPORE

Kriporja, Solana

Qendra për mbrojtjen dhe hulumtimin e shpendëve (CZIP) nga Podgorica ka deklaruar që këtë fundjavë në hapësirën e Kripores është shënuar numër rekord i flamingove, 1054. Siç besojnë në këtë OJQ të njohur, ky është rezultat i zvogëlimit të gjuetisë së paligjshme në këtë hapësirë me rreth 15 milion metër katrorë. Flamingot janë lloj i shpendit me rëndësi të veçantë ... Read More »

Shqyrtimi publik në Ulqin: PËR SIMBOLET KOMBËTARE PARA SALLËS BOSH

Shqyrtimi publik simbolet, Javna rasprava simboli

Vetëm katër persona kanë marrë pjesë të premten në Sallën e madhe të komunës së Ulqinit në shqyrtimin publik për tekstin e Projekt ligjit për zgjedhjen, përdorimin dhe ekspozimin publik të simboleve kombëtare të cilin e organizoi Ministria për të drejtat e njeriut dhe popujve pakicë në Qeverinë e Malit të Zi. Shqyrtimi publik për këtë Projektligj do të zgjas ... Read More »

Tenderi për dy shkolla: RIKONSTRUKTIMI FILLON VITIN E ARDHSHËM

Vllezerim Bashkim, Bratstvo jedinstvo, Shkolla, Skola

Në vijim është tenderi për para kualifikim për zgjedhjen e ofertuesit për rikonstruktimin dhe adoptimin e dy instituteve arsimore në Ulqin: një shkolle fillore dhe Shkollës së mesme “Vëllazërim bashkim”. Fillimi i punimeve pritet vitin e ardhshëm është thënë nga Qeveria malazeze. Mjetet për rikonstruktim janë siguruar në bazë të kontratës për kredi dhe kontribut financiar të cilin Qeveria e ... Read More »

Të premten dhe të shtunën: PANAIRI I ULLIRIT NË PODGORICË

Panairi i ullirit dhe i prodhimeve nga ulliri do të mbahet në qendrën tregtare Bazar në Podgoricë të premten dhe të shtunën nga ora 8 deri në 22. Vizituesit do të kenë mundësi të degustojnë prodhimet e ullirit, si dhe ushqimet nga ulliri, të cilat do të shërbehen në restorantin “Buzz” me çmimi promovuese.“Qendra tregtare “Bazar” do të jetë vend ... Read More »

Hapi i gjelbër: TË ORGANIZOHET FORUMI EKOLOGJIK NË ULQIN

port-milena-od-simbola-problema-slika-1237761

Deri në fund të këtij ose në fillim të vitit të ardhshëm në Ulqin duhet të mbahet konferenca për problemet ekologjike të kësaj komune në të cilën do të merrnin pjesë të gjithë vendimmarrësit, institucionet kompetente dhe sektori civil, kanë deklaruar nga OJQ „Hapi i gjelbër“. Në këtë shoqatë ekologjike mendojnë që në forum duhet të miratohen përfundimet dhe propozimet ... Read More »

Seminar: PËRGATITJE PËR DIPLOMË NË GJUHËN GJERMANE

Në dy ditët që kaluan në hotelin “Dolcino” u mbajt seminari për nxënësit e shkollave të mesme të cilët së shpejti do të japin provimin për diplomë në gjuhën gjermane dhe e cila iu mundëson studimin në këtë vend pa dhënie të provimeve shtesë. Seminari është mbajtur në organizimin e Zyrës qendrore për shkollat jashtë shtetit, ndërsa e ka udhëhequr ... Read More »

Manifestimi në Katërkollë: DITA E SHEGËS, PËR TË DYTËN HERË

Rreth tridhjetë prodhues të shegës dhe agrumeve tjera kanë marrë pjesë të enjten në manifestimin “Dita e shegës” i cili u mbajt në Katërkollë. Vizituesit kishin mundësi të blejnë shega, fiq, mandarina, ullinj, gështenja, si dhe të pinë lëngë shege. “Qëllimi parësorë i shoqatës sonë është që ky manifestim të bëhet tradicional dhe vendtakimi i prodhuesve dhe ekspertëve të bujqësisë ... Read More »

Scroll To Top