Thursday , March 23 2017
Lajmi i fundit

Barazhi: OTRANT – OLIMPIK PËRMBYS REZULTATIN DHE FITON

Otrant Olimpik

Futbollistët e Otrant-Olimpikut me sukses kanë filluar ndeshjet e barazhit për hyrjen në Ligën e dytë futbollistike të Malit të Zi. Ato sot në Murinë kanë luajtur me skuadrën e Polimles e cila ishte kampion i Ligës së regjionit verior. Edhe pse në pjesë të parë ishin në disavantazh me rezultatin 2:1,  Ulqinakët me dy gola të shpejt përmbysën rezultatin ... Read More »

Për fundjavë: TURNEU I HENDBOLLISTEVE TË REJA NË ULQIN

Rukomet

Të shtunën dhe të dielën, me 4 dhe 5 qershor, në Ulqin do të mbahet turneu përfundimtar i Ligës amatore në hendboll, mëson Portali Ul-info. Në këtë turne do të marrin pjesë tetë ekipe nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovia, Serbia dhe Mali i Zi. Nikoqiri i manifestimit është Klubi i hendbollit për femra “Ulqin”. Read More »

Të martën: NDESHJA E PARË E BARAZHIT PËR LIGËN E DYTË

Otrant-Olimpik

Mbas fitimit të vendit të pare në Regjionin jugor, futbollistët e “Otrant Olimpikut” fillojnë javën e ardhshme ndeshjet në barazh për hyrje në Ligën e dytë të Malit të Zi. Të martën, ato fillimisht do të jenë mysafirë në Murin, ku do të luajnë me vendasit e KF “Polimle”. Kjo skuadër është fituese e Regjionit verior, deri sa pjesëmarrësi i ... Read More »

Një xhiro para fundit: “OTRANT OLIMPIK” KAMPION I REGJIONIT JUGOR

Otrant Olimpik

Mbasi që në xhiron e 19 të parafundit të Regjionit jugor të futbollit konkurrenti kryesor “Arsenali” nga Tivati, në fushë të vet luajti barazim (2:2) me Sllogën nga Tivari i moçëm, “Otrant Olimpik” formalisht është bërë kampion i Ligës së regjionit jugor në futboll. Në xhiron e fundit, skuadra futbollistike nga Ulqini do të jetë mysafirë i ekipit “Slloga” nga ... Read More »

Në Tirana Open: MEDALJE TË ARTA PËR KANAQIN DHE KRAJEN

18

Të shtunën me datë 07.05.2016 në Tiranë u mbajt turneu ndërkombëtarë në sportin olimpik të Taekwondo-së. Në këtë turne morën pjesë afro 500 garues nga 10 shtete si, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Greqia, Serbia, Kroacia, Italija, Bosna, Bullgaria. Klubi i Taekwondo-së Ulqini u paraqit me tre garues. Medina Kanaqi dhe Edina Kraja fituan vendet e para të cilat u shpërblyen me medalje ... Read More »

“Otrant Olimpik” përgatitet për Ligën e dytë: PO RINOVOHET TRIBUNA

Skendo 1

Udhëheqësia dhe futbollistët e “Otrant Olimpikut” po përgatiten për barazhin e ardhshëm për hyrjen në Ligë të dytë të Malit të Zi, gjegjësisht në nivel më të lart garues. Siç njoftohet nga klubi, me përkrahjen e kompanive “Građa Comerc” dhe “Rexha Company”, filloi rinovimi i tribunës së stadiumit. U apelua edhe tek kompanitë tjera të Ulqinit që, nëse kanë mundësi, ... Read More »

Podgorica open 2016: 4 MEDALJE TË ARTA PËR TK “ULQINI”

Taekwondo klub Ulqin

Të shtunën me datë 30.04.2016 në Podgoricë u mbajt turneu ndërkombëtarë ” Podgorica open 2016″ në sportin olimpik të Taekwondo-së. Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë rreth 300 garues nga 8 shtete si, Mali i Zi, Kroacia, Serbia, Shqipëria, Kosova, Senegal, Bosna etj. Klubi i Taekwondo-së Ulqini u paraqit me 12 garues dhe dy referë. Rezultati për garuesit e Ulqinit ... Read More »

Fitore në Tivat: “OTRANT OLIMPIK” PRANË LIGËS SË DYTË!

Otrant Olimpik

Edhe pse tërë pjesë e dytë kanë luajtur me një lojtar më pak, futbollistët e “Otrant Olimpikut” arritën fitoren në derbin e sezonit. Ato të dielën në Tivat me rezultatin 1:0 fituan ndaj vendasve dhe rivalit kryesor, skuadrës së “Arsenallit”. Mbas kësaj fitore Ulqinakët janë një hap larg kualifikimit në Ligën e dytë të Malit të Zi. Read More »

„Otrant Olimpik“: TË DIELËN DERBI I SEZONIT

Otrant Olimpik

Nga udhëheqësia e Klubit të futbollit „Otrant Olimpik“ është njoftuar se të dielën pritet derbi i vitit me skuadrën e „Arsenalit“ në Tivat. „Për ne çdo rezultat është i mirë përveç humbjes. Presim që të kualifikohemi për në barazh, e pastaj edhe në Ligën e dytë“, thonë në skuadrën e Ulqinit. Për këtë arsye edhe një herë është dërguar apeli ... Read More »

Scroll To Top