Thursday , September 20 2018
Lajmi i fundit

Basketboll: HUMBJA NGA LLOVQENI

Basketboll, Kosarka

Basketbollistët e Ulqinit kanë humbur sot nga Llovqeni në Cetinë 71:66 (16:12, 15:28, 21:11, 19:15) dhe praktikisht i kanë humbur të gjitha shanset për Super-ligë. Ulqinakët e kanë luajtur shkëlqyeshëm pjesën e dytë të ndeshjes, kanë arritur epërsinë prej nëntë pikëve, por nuk kanë arritur ta mbajnë deri në fund. Skuadra e Ulqinit mbas 16 xhirosh janë në vendin e ... Read More »

Hendboll: HUMBJE NË NIKSHIQ

Hendbollistët e Ulqinit kanë humbur të shtunën nga skuadra e Sutjeskes në Nikshiq me rezultatin 30:23 (13:12). Kjo është humbja e tretë e skuadrës sonë në garën e sivjetme të Ligës së parë të Malit të Zi për hendbollistë. Ndërsa hendbollistët e Ulqinit sot takohen në Cetinë me Llovqenin, në një përpjekje për të siguruar vendin e pestë në tabelë ... Read More »

Basketboll: FITORJA E PESTË ME RADHË

Basketbollistët e Ulqinit kanë fituar në ndeshjen e parë të xhiros së 15 të Ligës së parë Erste në basketboll skuadrën “Primorje” me rezultatin 83:70 (23:19, 19:14, 21:18, 20:19) dhe kështu mbajtën të gjallë shpresën për kualifikim në Superligë. Ulqinakët deri në fund të pjesës së parë arritën epërsinë prej 8 pikësh, ndërsa në pjesën e dytë këtë epërsi e rritën ... Read More »

Basketboll: FITORE E MADHE E ULQINIT NË BIJELLO POLE

Basketbollistët e Ulqinit kanë arritur në Bijello Pole kundër skuadrës “Jedinstvo” fitoren e katërt me radhë dhe kështu paralajmëruan luftën e madhe me Mornarin për plasman në Superligë. Skuadra e Momir Millatoviqit fitoi 69:71 (13:16, 21:22, 21:16, 14-17). Lojë e barabartë është parë gjatë gjithë ndeshjes, në terren është zhvilluar betejë e vërtet, ndërsa Ulqinakët në fundin dramatik kishin më ... Read More »

Futboll: FEDERALLI VAZHDON ME FITORE

Edhe pjesën pranverore të kampionatit të Regjionit jugor të futbollit “Federali” i Ulqinit e ka filluar me fitore, por jo aq bindshëm si në pjesën e parë të garës. Në dy xhirot e para futbollistët e këtij klubi kanë fituar në Radoviq, afër Tivtit, skuadrën vendase “Sloga” me rezultatin 2:1, ndërsa fundjavën e kaluar para publikut të vet (1:0) kanë ... Read More »

KF Prishtina: 12 DITË NË ULQIN

Stadiumi, Stadion, Futboll, Fudbal

Pas më shumë se një muaji të fazës përgatitore në Prishtinës, skuadra e  klubit të futbollit “Prishitna” dje arriti në Ulqin ku do të qëndroj për dymbëdhjetë ditë në kuadër të fazës së dytë përgatitëse. Gjatë kësaj kohe skuadra pritet t’i zhvilloj disa ndeshje miqësore-përgatitore. Lista përbëhet nga 24 futbollist dhe shtabi teknik, ndërsa do të mungoj vetëm mesfushori Qëndrim ... Read More »

Futboll: REXHOVIQ NË GJERMANI

Futbollisti nga Ulqini Argzim Rexhoviq karrierën e vet do ta vazhdoj në Gjermani. Ai nga Kapfenbergu i Austrisë u transferua në skuadrën Malçover (Malchover SV) nga Gjermania. “Në marrëveshje me drejtuesit e Kapfenberg-ut kam shkëputur kontratën me atë skuadër, ndërsa kam pranuar ofertën e klubit të ri. Këtu jam shumë i kënaqur. Malçov është ekip i mirë dhe i organizuar. ... Read More »

Celis Taflaj: SHEMBUJ QË NDJEK KAM DRAZHEN PETROVIQ DHE MAJKL XHORDAN

15 vjeçari nga Ulqini Celis Taflaj, basketbollist i gjatë 199 cm, i cili luan për skuadrën e Pistojes, qytet ky në regjionin italian Toskana, ka folur për Portalin Kosarka.me.   “Stërvitjet e basketbollit i kam filluar në moshën 9 vjeçare, ndërsa para basketbollit jam marrë me futboll. Babai më regjistroi në KB Ulqin ku edhe u dashurova me këtë sport. ... Read More »

Atletikë: JEVTIQ NË PËRGATITJE NË ULQIN

Ndër qindra sportistë që këto ditë përgatiten në Ulqin, gjenden dhe 33 atletë nga Serbia. Ndër to emri më i njohur është Olivera Jevtiq, atletja më e njohur nga ky vend. Ulqini, përndryshe, tash dy dekada është vendi i preferuar për përgatitjen e kësaj atlete. Përveç stërvitjes në terrenet e Plazhit të madh dhe vrapimit pranë detit, ajo shpesh ushtron ... Read More »

Scroll To Top