Thursday , July 16 2020
Lajmi i fundit

Uncategorized

Feed Subscription

(PA)MORALI I QYTETIT

Mustafa Canka

Qytetarët e Ulqinit vërtetuan që nuk dinë me demokraci, dhe akoma më keq nuk dinë çfarë të bëjnë me liri. Për këtë arsye ne kemi pësuar humbje kolektive për vetëm 20 vite të tranzicionit, më saktë e thënë, kemi pësuar debakël, por ende të papërgatitur dhe të paaftë të kuptojmë arsyet dhe shkaqet pse na ndodh kjo gjë. Për këtë ... Read More »

Leshteriku i detit

Leshteriku i detit, Morska svilina

Në Valdanos rritet bima me emër Zostera marina apo “Leshteriku i detit”, e njohur në popull si barishte e detit. Bëhet fjalë për specie endemike mesdhetare, që do të thotë që kjo specie jeton vetëm në detin Mesdhe dhe në asnjë vend tjetër! Livadhet e Leshterikut  janë zona me diverzitet të madh biologjik,  provë e pastërtisë së detit dhe pasurisë ... Read More »

Pse dëshiroj të jem qytetar i BE-së?

Në vitin 2013 shënohet 20 vjetori i shtetësisë evropiane në Bashkimin Evropian. Shtetësia e BE-së nuk e zëvendëson shtetësinë nacionale, por ka karakter suplementar. Çka kanë bërë partitë dhe elitat tona politike në 20 vitet e fundit, derisa BE-ja ka punuar në krijimin e shtetësisë?! I kemi rrënuar dhe thyer të gjithë ato vlera që karakterizojnë BE-në, bashkëjetesën , solidaritetin, ... Read More »

Ulqini në kohën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë

QËNDRESA ME DINJITET NË KAMPIN USHTARAK Shpalljen e pavarësisë së shtetit shqiptar Ulqini e priti si një kamp i madhë ushtarak. Ulqinakëve në atë kohë u mbeti që të jetojnë dhe të mbijetojnë me kujtimin për lavdinë e dikurshme, me frikën e përhershme, por me shpresën se e ardhmja më e mirë patjetër do të vijë. Pas anektimit Malit të ... Read More »

Imazhi në trungun e ullirit

Artisti nga Shkodra Muhamet Trepçi është i lindur në Shkodër para 63 vitesh. Është i njohur si njeri i fascinuar me trungun e shenjtë të ullirit në të cilin zbulon imazhe mahnitëse. “Dhe Ismail Kadare flet për aftësinë e kësaj peme jetëgjate të fotografoj jetën, objektet rreth vetit”, pohon Trepçi. Duke i parë këto fotografi, duket që shkrimtari i madh ... Read More »

Brengosja për qytetin

Mustafa Canka

Në Ulqin shpesh thuhet që resurset natyrore janë thesari më i çmueshëm i tij. Dhe janë! Ai është një ndër qytetet më të bukura dhe më të vjetër të Mesdheut, qytet i cili, siç thoshte në mënyrë të mrekullueshme njohësi më i mirë i mesjetës në këto hapësira, Milan Shufflay, luhatet lehtësisht nga veriu në jug: Ky është qyteti i ... Read More »

LUMI BUNA – MREKULLI E NATYRËS I

Lumi Buna ( i gjatë 44km ) është mrekulli e natyrës në Ulqin dhe është i vetmi lum në botë i cili herë pas here ka rrjedhën e sipërme!? Përkundër prurjes së madhe të lumit, uji i detit depërton thellë në shtratin e tij. Pra, në shtratin e lumit ka ujë të kripur të detit dhe ujë të ëmbël të ... Read More »

Tregtia me robër në Ulqin

Ulqini rreth vitit 1650 u bë treg i rëndësishëm i robërve të krishterë. Këtu kryesisht ishte vendi i blerjes, sepse në Ulqin silleshin robër të cilët i kishin rrëmbyer kusarët e Ulqinit, por, për hir të shitblerjes më të lehtë, ata vinin edhe nga vendete tjera të Perandorisë Osmane.  Zënia rob e njerëzve ishte punë e cila paguhej mirë dhe ... Read More »

Scroll To Top