Sunday , September 24 2017
Lajmi i fundit

Çdo gjë gati për sfilatën: EDHE ULQINI NË HARTËN E QYTETEVE TË MODËS

Sfilata, RevijaEdhe pak ditë kanë mbetur deri në fillimin e sfilatës së modës e cila do të mbahet në Ulqin me 22 dhe 23 shtator.

Këtë eveniment do ta organizojë shoqata “Montenegro Events”, themelues të së cilës janë pronari i kompanisë L&G Design Leo Jankoviq, dizajnuesja e modës Edita Nimanbegu, arkitekti dhe modeli Muho Uruçi, gazetarja Bojana Jeliq dhe organizatori Millan Baroviq.

Qëllimi i tyre është që kjo ngjarje të bëhet tradicionale dhe Ulqini të jetë në hartën e qyteteve europiane të modës.

Pritet që modelet e veta ti prezantojnë nëntë dizajnues të njohur nga vendet e rajonit dhe Italia.

Që kjo ngjarje me të vërtetë do të jetë spektakl tregojnë edhe skicat e skenës në Molin e madh, me bedenet e ndriçuara të Kalasë, ku do të mbahet sfilata.

Mbetet vetëm që edhe moti të jetë i mirë…

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top