Tuesday , April 24 2018
Lajmi i fundit

CDT: KOMUNA E ULQINIT SHKEL LIGJIN

Milica KovacevicDisa institucione dhe vetëqeverisje lokale në afatin e caktuar nuk i paraqesin të dhënat e detyrueshme për shpenzimin e mjeteve publike në periudhën parazgjedhore, duke shkelur në këtë mënyrë Ligjin për financimin e subjekteve politike dhe fushatave zgjedhore, njoftohet nga Qendra për tranzicion demokratik (CDT).

Afati për publikimin shtatëditor të shpenzimeve për udhëtime dhe kartelave analitike ka kaluar të hënën.

Siç tha kryetarja e CDT-së Millica Kovaçeviq, kartelat analitike në afatin e caktuar nuk i publikoi as Komuna e Ulqinit.

“Institucionet dhe komunat kanë detyrim ligjor që deri në ditën e shpalljes së zgjedhjeve çdo shtatë ditë në ueb faqe të publikojnë shpenzimet për udhëtime dhe kartelat analitike”, theksoi ajo.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top