Saturday , November 28 2020
Lajmi i fundit

CEDEM: BIE KONSIDERUESHËM DISTANCA ETNIKE E SHPREHUR NGA SHQIPTARËT

Nëse bazohemi në rezultatet e hulumtimit të fundit të zhvilluar nga Qendra për Demokraci dhe Të Drejtat e Njeriut (CEDEM), Strategjia e Politikës së Pakicave të Qeverisë së Malit të Zi për periudhën 2019 – 2023, po tregohet si bazë e mirë për përmirësimin e të drejtave të pakicave.

Sepse, në këtë dokument, në mes tjerashONLINE_180209893_AR_0_OFSWYGNPXSVV (1), veçanërisht theksohet synimi i „zvogëlimit të distancës etnike në Mal të Zi“, i cili, të paktën sa i përket Shqiptarëve, po realizohet.

Në hulumtimin e pak kohëve më parë të CEDEM-it është vërtetuar që shkalla e distancimit të cilën pjesëtarët e komunitetit nacional Shqiptarë e tregojnë, në krahasim me hulumtimet e mëparshme, ka rënë në mënyrë të konsiderueshme.

„Kur krahasojmë shkallën e diskriminimit të përfaqësuesve të grupimeve të ndryshme etnike, në këtë vit shkallën më të lartë të distancimit e tregojnë Serbet, vijojnë Boshnjakët dhe Muslimanët, pastaj Shqiptarët, ndërsa shkalla më e ulët e distancimit në krahasim me të tjerët matet tek Malazezët“, tha metodologu Millosh Beshiq.Four people putting jigsaw puzzles together, concept of partnership

Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për përmirësimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve pakicë dhe të komuniteteve të tjera të pakicave nacionale, Leon Gjokaj, tha se hulumtimet e tilla janë të rëndësishme për matjen e arritjeve në proceset e demokratizimit të shoqërisë, si dhe për vet institucionet për krijimin e politikave dhe strategjive që kanë për qëllim përmirësimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve pakicë.

„Dokumentet strategjike të miratuara, siç janë Strategjia e politikës së pakicave 2019 – 2023 dhe Strategjia e përfshirjes sociale të Romëve dhe Egjiptianëve 2016 – 2020 janë garant i fuqishëm i përcaktimit të Qeverisë së Malit të Zi që t’i qaset me vëmendje dhe përgjegjësi të plotë çështjeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe përmirësimin e të drejtave të popujve pakicë dhe të komuniteteve të tjera të pakicave nacionale “, tha Gjokaj.

Por, mbetet shumë punë për të bërë. Hulumtimi i përmendur tregoi që Shqiptarët, së bashku me Serbet, mendojnë që të drejtat e tyre të njeriut dhe të pakicave në Mal të Zi kryesisht nuk janë realizuar. Prandaj në politikat publike duhet nxitur masat të cilat kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve ekzistuese, integrimin shoqëror dhe tolerimin e diferencave.

Publikimi i këtij teksti është pjesë e projektit „Gjuha ime – gjuhë e barabartë“ të cilin e realizon OJQ „Horizonti i Ri“ në partneritet me OJQ „UL info“. Projekti mbështetet nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Minoriteteve e Malit të Zi, në kuadër të Programit për zhvillimin dhe avancimin e të drejtave të popujve pakicë dhe bashkësive tjera etnike. Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi vetëm e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk paraqet qëndrimet e donatorit.

Disclaimer, Projekti Ministria, Projekat Ministarstvo

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top