Friday , April 19 2019
Lajmi i fundit

CEDIS: NË ELEKTRORRJETIN E ULQINIT U INVESTUA DY MILION EURO

cedisPërfaqësuesit e subjekteve energjetike njoftuan ministren e ekonomisë Dragica Sekuliq që në këtë moment nuk ka probleme me furnizim me energji elektrike dhe se rregullisht shërbehen të gjithë nevojat e konsumatorëve të energjisë elektrike, të cilët, për shkak të sezonit rekord turistik, janë të rritura në masë të konsiderueshme.

Ato thanë se skuadrat operative janë 24 orë në terren në mënyrë që të ruajnë stabilitetin e rrjetit, për shkak të ngarkesës rekord të saj, si për shkak të konsumit, ashtu edhe për shkak të temperaturave të larta, si dhe që në afat më të shkurtër të largojnë të gjithë prishjet që si pasojë e rrethanave të përmendura mund të ndodhin.

Thuhet po ashtu se investimet në sistemin elektro-energjetik realizohen në vazhdimësi dhe se para fillimit të sezonit turistik janë investuar mjete të konsiderueshme në përmirësimin e rrjetit elektro-energjetik në Bregdetin e Malit të Zi.

Kështu, për shembull, vetëm CEDIS, në nivel të rrjetit shpërndarës në Ulqin, kishte investim prej dy milion eurosh.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top