Monday , May 20 2019
Lajmi i fundit

CEDIS: NUK DO TË KETË NDËRPRERJE TË RRYMËS GJATË FESTAVE

cedisGjatë festave, për Pashkë ortodokse dhe Ditën e Punës, të dielën dhe të hënën me 28 dhe 29 prill dhe të mërkurën dhe të enjten me 1 dhe 2 maj, në të gjithë pjesët e CEDIS-it janë siguruar kushtet e nevojshme për funksionim stabil të sistemit elektroenergjetik.

Në ditët e festave nuk janë paraparë ndërprerjet e planifikuara të energjisë elektrike, ndërsa në rastin e rrethanave të jashtëzakonshme do të angazhohen skuadrat shtesë.

Ndërprerjet eventuale të furnizimit dhe prishjet në rrjetin shpërndarës, gjatë festave, qytetarët e Ulqinit mund ti lajmërojnë në telefonin kujdestar 030 – 412 – 112, gjatë 24 orëve.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top