Nga Sistemi Malazez i Elektroshpërndarjes (CEDIS) njoftuan Portalin Ul-info se të martën, me 12 nëntor, në periudhën prej orës 08:30 deri në 16:30, pa energji elektrike do të jenë vendbanimet: Gjerana, Plazhi i Madh, hotelet (Otrant dhe Holliday Villages Montenegro), qendra e Shtojit, Shtoji Epërm dhe Ada e Bunës.