Nga Sistemi Malazez i Elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të mërkurën dhe të enjten, më 27 dhe 28 janar, pa energji elektrike do të jenë vendbanimet:
Të mërkurën:
– në periudhën prej orës 08 deri në 15: Rashtisha Poshtë dhe Lartë, Curanajt,
– në periudhën prej orës 08 deri në 14:45: Megjureçi, vendbanimi mbas ndërtesës së Policisë, tek Kroni i Ballos, Gjiri i Krruçit, vendbanimi Ranë – mbi tyrbe, rruga e Detarëve të Ulqinit.
Të enjten:
– Në periudhën prej orës 08 deri në 15: Gjiri i Krruçit, Mëhalla e Re, rruga „Ymer Prizreni“.