Sunday , October 22 2017
Lajmi i fundit

CEMI: THJESHTËSOHET LAJMËRIMI I KORRUPSIONIT NË SHËNDETËSI

CeMIQendra për monitorim dhe hulumtim (CeMI) ftoi qytetarët që të shkarkojnë aplikacionin i cili do të ju mundësojë që në mënyrë anonime të lajmërojnë shkeljen e të drejtave të pacientëve.

Qytetarët mund ta shkarkojnë aplikacionin Zdravo zdravstvo (Shëndetësia e shëndetshme) nëpërmjet Google play store-a ose veb faqes www.zdravozdravstvo.me.

Nga CeMI kanë sqaruar që aplikacioni i parë mobil i këtij lloji në Mal të Zi i mundëson qytetarëve që në mënyrë anonime të lajmërojnë rastet e korrupsionit, me mundësinë e dërgimit të fotografive, audio incizimeve dhe provave të ngjashme të shkeljeve të mundshme të të drejtave të tyre si pacientë.

Aplikacioni është krijuar në kuadër të projektit “Sistemi i mbrojtjes shëndetësore dhe të drejtave të pacientëve në Mal të Zi – Fitimi i besimit të qytetarëve”, të cilin e financon Bashkimi evropian nëpërmjet të Delegacionit të Bashkimit evropian në Mal të Zi, nëpërmjet Instrumentit evropian për demokraci dhe të drejtat e njeriut dhe Programit të përkrahjes për Mal të Zi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top