Tuesday , March 19 2019
Lajmi i fundit

Centralet me erë në Mozhur: TURBINAT E LARTA 100 METËR

Konsorciumi Spanjoll-malazez „Fersa&Celebiq“ duhet të filloi së shpejti projektin e ndërtimit të centralet me erë në Mozhur në sipërfaqe prej 503 mijë metër katrorë, e cila gjendet në territorin e komunave kadastrale Ulqin dhe Tivar.

Investimet e planifikuar janë rreth 65 milion euro, ndërsa forca e instaluar e këtij objekti energjetik duhet 46 megavat. Kjo rrymë është e mjaftueshme për plotësimin e nevojave të 15 mijë amvisëri.

Në kontratën e nënshkruar në korrik të vitit 2010 në mes të qeverisë së Malit të Zi dhe këtij konsorciumi thuhet që toka jepet me qira në periudhë prej 20 viteve, me mundësi të shtyrjes për dhjetë vjet tjera.

Turbinat në Mozhur duhet të jenë të larta nga 90 deri në 100 metër.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top