Wednesday , December 11 2019
Lajmi i fundit

Centrali me erë “Mozhur”: TË HËNËN ZYRTARISHT FILLOI ME PUNË

49084490528_c8478c0f51_cTë hënën solemnisht filloi punën Centrali me erë “Mozhur”, i dyti për nga madhësia në vend.

Centralin e lëshuan në punë ministrja e ekonomisë Dragica Sekuliq dhe ministri i energjetikës dhe furnizimit me ujë të Maltës, Xho Mici, ndërsa në solemnitet ishin të pranishëm edhe kryeministrat e dy vendeve, Dushko Markoviq dhe Xhozef Muskat.

Centrali me erë Mozhur është objekt prodhues me fuqi 46 MW, i cili përbëhet nga 23 njësi me fuqi prej 2 MW secila.

Investimin e realizuan kompania shtetërore e Maltës “Enemalta” dhe kompania “Malta Montenegro Wind Park”, me seli po ashtu në Maltë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top