Friday , September 20 2019
Lajmi i fundit

Centrali me erë në Mozhur: KËTË JAVË FILLON PUNA TESTUESE

vjetroelektrana-mozura-mozhur-centralet-me-ereFillimi i punës prove në centralin me erë në Mozhur u planifikua për fund të marsit, ndërsa rezultatet e provës funksionale të deritashme të 23 gjeneratorëve me erë janë pozitive, thanë për “Dnevne novine” nga Ministria e Ekonomisë.

Në këtë resor presin vërtetimin dhe rezultatet e inspektorit energjetik në mënyrë që ky objekt energjetik të fillojë prodhimin testues.

“Kontrolli po vazhdon. Puna provë nuk filloi, ndërsa gjatë saj do të bëhet kontrolli i harmonizimit me rrjetin”, thanë nga Ministria dhe shtuan se fillimi i prodhimit komercial të energjisë elektrike pritet nga gjysma e vitit, saktësisht nga fundi i qershorit.

Pas punës provë, Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit do të jap lejen e përdorimit për centralin me erë në Mozhur, ku investitor është kompania nga Malta “Enemalta plc”, ndërsa kontraktuesi kryesor i punimeve kompania nga Kina “Shangai Electric Power Engineering”.

Deri tani në këtë projekt u investuan 86 milion euro.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top