Wednesday , December 11 2019
Lajmi i fundit

Centrali me erë në Mozhur: TË HËNËN FILLON PUNA ZYRTARISHT

Vjetroelektrana, Centrali me ere, Mozhur, MozuraTë hënën solemnisht do të fillojë punë Cetrali me erë “Mozhur”, njoftohet nga Qeveria e Malit të Zi.

Të pranishëm gjatë këtij akti do të jenë kryeministrat e Malit të Zi dhe të Maltës Dushko Markoviq dhe Xhozef Muskat, ministrat në Qeveritë e tyre, si dhe kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq.

Centrali me erë Mozhur është objekt prodhues me fuqi 46 MW, i cili përbëhet nga 23 njësi të veçanta, me fuqi nga 2 MW.

Investimin e realizojnë kompania shtetërore nga Malta “Enemalta” dhe kompania “Malta Montenegro Wind Park”, me seli po ashtu në Maltë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top