Ceremonia në Serik: NËNSHKRUHET PROTOKOLLI PËR BINJAKËZIM

Protokolli (1)Në ceremoninë e madhe në Serik, sot është nënshkruar protokolli i binjakëzimit të komunës turke dhe Ulqinit. Dokumentin e kanë nënshkruar kryetarët e komunave Fatmir Gjeka dhe prof. dr. Ramazan Çelik.

Ato thanë që presin se në periudhën e ardhshme këto dy komuna do të kenë bashkëpunim të afërt, sidomos në fushën e ekonomisë dhe kulturës.

Dje delegacioni i komunës së Ulqinit është pranuar tek guvernatori i regjionit Antalia, ndërsa ishte edhe n[ë bisedime me guvernatorin e distriktit Serik.

Me programin e vizitës është parashikuar që Gjeka dhe bashkëpunëtorët e tij të pranohen edhe tek shefi i diplomacisë turke Mevlut Çaushogllu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…