Saturday , January 18 2020
Lajmi i fundit

Ceremonia në Ulqin: U VENDOS GUR – THEMELI PËR MEDRESENË E VAJZAVE

Në praninë e donatorëve nga Turqia, zyrtarëve të lartë të Bashkësisë Islame, përfaqësuesve të kishës katolike dhe ortodokse, zyrtarëve të komunës, pelikanëve dhe punonjësit publik dhe të qindra qytetarëve, të mërkurën u mbajt ceremonia me rastin e vendosjes së gur-themelit për Medresenë hë të e ardhshme në Fushë të Ulqinit.

Punimet me vlerë prej 1.2 milion euro në këtë ndërtesë të madhështore do ti financoj “Shoqata e miqve të kulturës dhe arsimit” nga Stambolli. “Ky do të jetë vendi ku do të arsimohen nënat e ardhshme”, tha udhëheqësi i kësaj shoqate Sahim Bahadir.  Ai shtoi që me medresenë do të ndërtohet dhe xhamia, për të cilën që tani ekziston projekti.

Ambasadori i Turqisë në Mal të Zi Mehmet Nijaz Tanilir tha që medreseja është shenj i miqësisë dhe dhuratë nga populli i Turqisë popullit të Ulqinit.

Sipas fjalëve të Kryeimamit të Ulqinit Ali Bardhi, me ndërtimin e medresesë do të ringjallet tradita në Ulqin dhe njëkohësisht do të përshtatet jeta me nevojat e së ardhmes.

Në tubim folën dhe Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe reisi i Bashkësisë islame në Mal të Zi Rifat ef. Fejziq, fjalimi i të cilit ishte i papërshtatshëm për kësi lloj tubimi.

Pritet që punimet për ndërtimin e medresesë (shkollës së mesme islame) të cilën e projektuan arkitektët nga Ulqini Valon Buzuku dhe Beqir Brashnjani, mund të përfundohen në verën e vitit të kaluar.

Të mërkurën po ashtu u shënua solemnisht dhe njëvjetori i rindërtimit të Xhamisë së marinarëve në Ranë.

One comment

  1. Me siguri fjalimi i reisit ka qen i papershtateshem per kesi lloji i manifestimit por edhe komenti i gazetarit eshte i pa pershtateshem sepse ka jap lajmin e tubimit e jo komentin e tubimit e te cilin ks mundur ta jap ne nje artikull tjeter

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top