Sunday , September 24 2017
Lajmi i fundit

“Çështja Fjalori”: ABAZOVIQ BISEDOI ME DREJTUESIT E AKADEMISË

Dritan AbazovicNënkryetari i Lëvizjes qytetare URA dhe deputeti në Kuvendin e Malit të Zi Dritan Abazoviq ka biseduar sot në Podgoricë me kryetarin e Akademisë malazeze të shkencave dhe arteve Momir Gjuroviqin.

Abazoviq në bisedë shprehu protestën e vet për shkak të shpjegimit të pavërtetë dhe joadekuat të fjalëve Shqiptar, shqiptarizim dhe të shqiptarizosh të cilët bëjnë pjesë në vëllimin e parë të Fjalorit të gjuhës malazeze, të cilin e botoi ky institucion.

Ai kërkoi nga Gjuroviqi që të korrigjohet Fjalori ose që ai të tërhiqet nga përdorimi, si dhe që Shqiptarëve ti kërkohet falje.

Gjuroviq tha se nuk ekzistonte qëllimi i autorëve të Fjalorit që të ofendohet komuniteti nacional shqiptarë dhe se Akademia së shpejti do të marrë hapat konkrete në këtë drejtim.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top