Tuesday , November 20 2018
Lajmi i fundit

CGO: KONKURS PËR TEKSTIN MË TË MIRË HULUMTUES NË FUSHËN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

CGOMe qëllim forcimin e rolit të medieve në promovimin e të drejtave të njeriut, reformave demokratike dhe zhvillimit të kulturës antidiskriminuese, përmes hulumtimit aktiv dhe raportimit të medieve për rastet e shkeljes së të drejtave të njeriut dhe diskriminimit të qytetarëve dhe qytetareve, si dhe të zbatimit të politikave në këtë fushë me theks në plotësimin e obligimeve nga kapitulli 23 i negociatave me BE, Qendra për Arsimim Qytetarë (CGO) shpall Konkursin për tekstin më të mirë gazetaresk hulumtues në fushën e të drejtave të njeriut.

Konkursi është i hapur për gazetarët e të gjithë medieve të shkruara, agjencive dhe ueb portaleve të regjistruar në Mal të Zi.

Punimet e mbërritura në konkurs duhet të jenë të publikuara gjatë viteve 2017 dhe 2018.

Autorët mund të konkurrojnë me më së shumti tre tekste, pavarësisht a lajmërohen vet ose janë të propozuar nga redaksia amë, shoqatat e gazetarëve apo juria.

Afati për dërgimin e teksteve për konkurs është 31 tetori i vitit 2018, deri në ora 17.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top